Connect with us

Android

WhatsApp në Android tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përmbajtjet e fshira

WhatsApp në Android tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përmbajtjet e fshira

WhatsApp në Android tani i lejon përdoruesit të shkarkojnë median e fshirë. Kompania ka shtuar tashmë disa veçori të reja. Në përditësimet e fundit ajo gjithashtu prezanton rregullime të gabimeve.

Kjo veçori e re tani lejon përdoruesit të shkarkojnë skedarët e fshirë të medias. Më herët, përdoruesit nuk ishin në gjendje të shkarkonin skedarët e fshirë specifike të dërguara në WhatsApp. Por tani aplikacioni i mesazheve ju mundëson të shkarkoni edhe skedarë të tillë. WABetaInfo ka raportuar: WhatsApp tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përsëri median e fshirë, të tilla si imazhe, video, GIF, mesazhe zanore dhe dokumente.

Raporti tha se funksioni u prezantua në përditësimet e fundit të WhatsApp-it ndërmjet versionit 2.18.106 dhe 2.18.110. Gadgets 360 ka verifikuar se funksioni i ri është aktualisht në dispozicion në versionin WhatsApp 2.18.113 në Android. Megjithatë, aplikacioni nuk na lejon të shkarkojmë skedarë medialë që janë shumë të vjetër, në vend të kësaj, na kërkon që t’i dërgojmë një kërkesë dërguesit për të ridërguar përsëri mediat.

Më parë, WhatsApp ruante skedarët e pashkarkuar të mediave për një muaj dhe kur një përdorues shkarkoi të dhënat, aplikacioni e fshiu atë nga serveri. Megjithatë, WhatsApp tani nuk do t’i fshijë të dhënat nga serveri dhe do t’i lejojë përdoruesin ta ri-shkarkojë atë nëse është fshirë aksidentalisht.

Ky tipar i ri ka ardhur menjëherë pas kritikave me të cilat ballafaqohet Facebook. Megjithatë, kohët e fundit, WhatsApp kishte konfirmuar se të dhënat e përdoruesve dhe bisedat janë të siguruara me enkriptim end-to-end dhe askush nuk do të jetë në gjendje të lexojë mesazhe dhe të dëgjojë thirrjet, madje as WhatsApp. /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Android

Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode

Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode

Ky është një vendim i pazakontë i kompanisë, pasi që funksioni është tashmë i pranishëm në njërën nga beta buildet për Android 10. Kompania Google më pas e hoqi atë, duke i cekur problemet me interfejsin e përdoruesit.

Gjithashtu, është theksuar se llogaritja e kohës për agim/muzg mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, gjë që mund të çojë në një përvojë jocilësore të përdoruesit, raporton Neowin.

Tani si duket versioni i ardhshëm i Androidit më në fund do të mund ta implementojë mundësinë e aktivizimit/fikjes së Dark mode, shkruan KOHA Ditore. Google e ka rregulluar bugun në këtë pjesë të aplikacionit në Android, ndërsa funksioni është shënuar si “i disponueshëm në lansimet e ardhshme të Androidit”, gjë që me gjasë do të jetë Android 11.

Deri atëherë, përdoruesit do të duhet të mbështeten në aplikacionet eksterne, të cilat e ofrojnë një funksion të ngjashëm për telefona.

Continue Reading

Android

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Plot 15 vite Google vendosi të lançonte klientin e-mail më 1 Prill. Padyshim nuk ishte shaka me rastin e 1 Prillit dhe Gmail u bë një prej produkteve më të suksesshme të Google.

Sot, për të festuar 15 vjetorin, ekipi i Gmail solli disa funksione të reja ku përfshihen Smart Compose dhe funksioni për të dërguar e-maile në një orar të paracaktuar.

Smart Compose është një prej funksioneve më intriguese të shërbimit të e-mailit dhe përpiqet të plotësojë automatikisht tekstin ndërsa ju shkruani.

Funksioni adaptohet me mënyrën sesi ju shkruani apo u përgjigjeni e-maileve. Përshembull nëse pëlqeni Hey në vend të Hi, Smart Compose do ta mësojë atë. Gjithashtu Smart Compose mund tju sugjerojë edhe subjekte e-mailesh në bazë të përmbajtjes së tyre.

Me këtë përditësim, Smart Compose tashmë është i disponueshëm tek të gjitha pajisjet Android. Google tha se më parë ka qenë i disponueshëm vetëm në Pixel. Mbështetja në iOS do të vijë së shpejti.

Smart Compose do të funksionojë me gjuhët Spanjolle, Franceze, Italiane dhe Portugeze. Një tjetër funksion që pritet të fitojë shumë vëmendje është ajo për të vendosur orare të dërgimit të e-maileve. Deri më sot duhej të përdornit një palë të tretë të integruar direkt në Gmail për të dërguar e-maile në orare të paracaktuara. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Android

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi tani është certifikuar me FIDO2, që do të thotë se aplikacionet dhe sajtet që e mbështesin standardin në fjalë mund t’ua mundësojnë shfrytëzuesve që të logohen në to duke i përdorur gjurmët e gishtave ose çelësin fizik të sigurisë.

Që kjo të funksionojë, pajisja duhet ta ekzekutojë versionin e ri të softuerit Android 7.0 Nougat ose ndonjë version më të ri të softuerit, ndërsa aplikacioni duhet të certifikohet me FIDO. Për pajisjet që nuk kanë mundësi të verifikimit përmes gjurmëve të gishtave, mund të përdoret pini i sigurisë për logim, përcjell NDTV.

Edhe nëse përdoret versioni më i ri i Androidit, jo çdo aplikacion dhe sajt do të mundësojnë qasje përmes sensorit të gjurmëve të gishtave. Vetëm aplikacionet dhe sajtet që mbështeten në standardin WebAuth do ta mundësojnë një funksion të pandërprerë identifikimi. Disa aplikacione bankare tashmë e kanë bërë të mundur këtë ndërsa në të ardhmen priten më shumë aplikacione të mbështetura, shkruan KOHA Ditore.

FIDO Alliance njofton se zhvilluesit e uebit dhe krijuesit e aplikacioneve tani mund ta shtojnë verifikimin FIDO në aplikacionet e Android dhe sajtet e tyre nëpërmjet një API të thjeshtë. Theksohet se FIDO2 mbështetet me një siguri të fortë kriptografike, e cila mbron nga phishingu dhe sulmet përmes të dhënave të vjedhura të përdoruesve.

Continue Reading

Trending