Connect with us

Ekskluzive

Vdekja e papritur e internetit

Vdekja e papritur e internetit

Ju mund të mos më njihni mua apo edhe kompaninë time ‘LivePerson’, por sigurisht keni përdorur shpikjen time. Në vitin 1995, unë zbulova teknologjinë e bashkëbisedimit (chat) që shfaqen në faqet e internetit. Sot, më shumë se 18 mijë kompani në mbarë botën, duke përfshirë edhe markat e njohura si T-Mobile, American Express, Citibank dhe Nike, përdorin softuerin tonë për të komunikuar me klientët e tyre. Ndryshe nga shumica e themeluesve të bizneseve fillestare që panë lindjen e internetit në mesin e viteve ’90-ta, unë ende jam drejtor ekzekutiv i kompanisë sime, shkruan Tech Crunch, përcjell Telegrafi.

Periudha e gjatë e qëndrimit tim në detyrë më jep një perspektive unike të ndryshimeve që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të kaluara dhe unë po e shoh një gjë që po ndodh tani ku do ta transformojë rrënjësisht internetin ashtu siç e njohim.

Kur nisëm të ndërtonim faqe online në mesin e viteve ’90-ta, ne kishim ëndrra të mëdha për tregtinë online. Ne mendonim thellësisht se të gjitha dyqanet e tullave dhe llaçeve do të zhdukeshin dhe se dot-com do të dominonte. Por tregtia online na ka dëshpëruar. Sot, më pak se 15 për qind e tregtisë ndodh përmes një uebfaqeje ose aplikacioni dhe vetëm një numër i markave (Amazon, eBay dhe Netflix) kanë gjetur sukses me tregtinë elektronike në çdo shkallë reale. Ekzistojnë dy çështje strukturore gjigante që i bëjnë faqet e internetit të mos punojnë: HTML dhe Google.

Mendohet se ueb do t’i ofrohej njerëzimit si dhuratën e një përmbajtjeje të stërmadhe, e renditur më parë në bibliotekat tona. Dhe do ta vinte atë në dispozicion përmes përvojës dixhitale, pra uebfaqeve. Në vitet e para, ne flisnin në termat e bibliotekës për ‘shfletim’ dhe ‘indeksim’ dhe në shumë mënyra teknologjia bazë e uebfaqeve, e quajtur HTML (Hypertext Markup Language), u ideua për të shfaqur përmbajtjen statike – njësoj si librat në bibliotekë.

Por dyqanet që shesin nuk janë biblioteka dhe formati i bibliotekës nuk mund të aplikohet në dyqanet online. Klientët kanë nevojë për një mënyrë ku të marrin përgjigje në mënyrë dinamike që u mundëson atyre të bëjnë blerje. Me modelin aktual, ne ishim të detyruar të gjenim dhe të lexonim një seri faqesh statike për të gjetur përgjigjet – kur ne përpiqemi të blejmë më shumë nëse mund të krijojmë besim në fakt përmes një serie pyetje-përgjigjesh.

Problemi i dytë i uebit është Google. Kur nisëm të ndërtonim faqe në vitet e ’90-ta, çdokush përpiqej të realizonte dyqanin e tij virtual në mënyrë të ndryshme. Nga njëra anë kjo i bënte ato interesante dhe unike, nga ana tjetër, mungesa e standardeve si industri i bënte më të vështira për t’u eksploruar – dhe në të vërtet e vështirë për t’u ‘indeksuar’ në një katalog të kartës universale.

Pastaj në vitin 1998 doli në skenë Google. E teksa Google e bëri më të lehtë gjetjen e informacionit botëror, gjithashtu nisi të diktonte rregullat përmes algoritmit të renditjes së faqeve, e njohur si ‘Page Rank’, që detyroi kompanitë t’i projektonin faqet e tyre në një mënyrë të caktuar që të indeksoheshin në krye të rezultateve të kërkimit të Google. Por struktura unike e tij e bën atë të papërshtatshme për tregtinë elektronike.

Tani, thuajse të gjitha faqet duken njësoj – dhe funksionojnë keq. Jashtë rrjetit, emrat e njohur përpiqen që të përmirësojnë përvojën me dyqanet e tyre për të diferencuar veten. Në rrjet, çdo faqe nga ‘Gucci’ te ‘Gap’ – ofrojnë të njëjtën përvojë: koka, përshkrimi, disa imazhe dhe një sasi elementësh që organizohen njëjtë. Rregullat e Google kanë mbytur jetën që buron nga përvojat unike online. Sigurisht, po aq sa tregtia elektronike ka vuajtur, po aq edhe Google është fuqizuar dhe vazhdon të eliminojë ndërmjetësimin mes klientit dhe markave duke imponuar një përvojë të tmerrshme të tregtisë online.

Gjithashtu ka një efekt zinxhiror që vjen nga një dizajn i jo i mirë i uebfaqes. Deri në 90 për qind e thirrjeve telefonike një qendër të thirrjeve burimin e kanë nga uebi i saj. Ja si ndodh kjo: Klientët vizitojnë uebfaqen për të marrë përgjigje, ata ngatërrohen dhe duhet të telefonojnë. Kjo është bërë epidemike, teksa qendrat e thirrjeve marrin 268 miliardë telefonata në vit për një kosto prej 1.6 trilionë dollarësh.

Që ta kuptojmë më mirë këtë sjellim në dukje faktin se marketing botëror shpenzon rreth 500 miliardë dollarë në vit që do të thotë se kujdesi për klientin – pra miliardat për telefonatat – është tre herë më i lartë sesa shpenzimi i një kompanie për marketingun. Ende më e rëndësishme është se ato krijojnë një tjetër përvojë të keqe për konsumatorin. Sa herë jemi vënë në pritje nga kompania kur ajo nuk është në gjendje që t’iu përgjigjet vëllimit të kërkesave dhe pyetjeve që i parashtrohen? Në të vërtet uebfaqet dhe aplikacionet kanë krijuar më shumë thirrje telefonike – me një kosto që rritet gjithë e më shumë – dhe i dhanë fund premtimit dixhital për të lehtësuar jetën tonë.

Ka diçka natyrale në psikologjinë tonë kur marrim përgjigje për pyetjet tona përmes një bisede, e cila rrënjos te ne besimin për të shpenzuar më shumë para. Kjo është arsyeja pse së fundi ka kaq shumë zhurmë për robotët dhe Inteligjencën Artificiale. Ata caktojnë një kuptim të brendshëm rreth mënyrës se si gjërat bëhen në botën reale: nëpërmjet bisedave. Mediet po përqendrohen më shumë te fakti se robotët dhe Inteligjenca Artificiale eliminon vende të punës. Në të vërtetë, ne duhet të shqyrtojmë se si ato do të lehtësojnë jetët tona në prag të deficitit të dukshëm dhe masiv të uebit.

Teksa zbuloja të vërtetën për tregtinë elektronike, në disa mënyra më bëri të ndjej një sens dështimi për ato që ishin shpresat dhe ëndrrat e mia kur nisa të punoj në këtë industri. Tani kam shumë shpresë se ajo që e quaj ‘tregtia e bisedave’ – ndërveprimi mes mesazheve, zërit dhe robotëve – do të përmbushë më në fund premtimin e fuqizimit të tregtisë elektronike në atë shkallë që ne të gjithë e ëndërronim.

Do të bëj një premtim të guximshëm bazuar në punën time me 18 mijë kompani dhe për t’i dhënë jetë tregtisë së bisedave: në vitin 2018 ne do të jemi dëshmitarë të faktit se një nga emrat e mëdhenj do të mbyllë uebfaqen e vet. Kjo markë do të ndryshojë mënyrën sesi lidhet me klientët – me biseda, përmes një kombinimi të robotëve dhe njerëzve, përmes mesazheve finale si SMS apo Facebook. Ne po punojmë tashmë me shumë firma të mëdha që ta bëjmë këtë realitet

Kur faqja e parë të mbyllet, atëherë do të ketë efekt zinxhiror. Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në shumë kompani, në transformimin e mënyrës sesi ato kryejnë tregtinë elektronike dhe si realizojnë kujdesin ndaj klientit. Megjithatë, për Google kjo do të jetë shkatërruese. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending