Connect with us

Ekskluzive

UBT dhe divizioni i saj CERT organizojnë nesër konferencën e parë kombëtare për CIIP dhe GDPR

UBT dhe divizioni i saj CERT organizojnë nesër konferencën e parë kombëtare për CIIP dhe GDPR

Ditën e nesërme UBT dhe UBT-CERT organizojnë në Prishtinë konferencën e parë kombëtare me temë: “Critical Information Infrastructure Protection.”

UBT dhe CERT divizioni i saj janë të angazhuar vazhdimisht për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së qytetarëve nga kërcënimet e ndryshme që i bëhen në fushën e TIK-ut nëpër gjithë sektorët.

Kjo konferencë e organizuar në kuadër të Javës së Shkencës dhe Teknologjisë pranë UBT, do të ketë në fokus edhe ligjin e ri Evropian të privatësisë GDPR.

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 30 folës, mbi 250 pjesëmarrës të regjistruar nga CERT Rumania, CERT nga Shqipëria AKCESK, Kosovës KOS-CERT, CERT Policisë Kosovës, CERT MFSK-së, Drejtori ASHI-së, ATK, Doganat e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë Forensica e Kosovës, Agjencioni i Ushqimit, Ministritë e linjës, sektori i Financave ish CEO e Bankës Ekonomike zj. Merita Gjyshinca Peja, kompanitë e menaxhimit të Ujit, Emergjencave, Energjisë elektrike, sektori i TIK-ut, ISP-të, kompani private dhe stafi i huaj diplomatik në Kosovë partner të UBT-CERT divizionit, etj.

Axhenda e Konferencës vijon si mëposhtë:

11:00 – 11:15 Pritja e musafirëve, stafi organizativ
11:15 Mirëseardhje, Atdhe Buja
Fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje

11:20 – 11:30 Hapja e konferencës, Rektori UBT-së prof Dr Edmond Hajrizi
11:30 – 11:50 Fjalë përshëndetëse nga musafirët
Punimet e konferencës – GDPR “Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave”

11:50 – 12:05 Prof Dr Edmond Hajrizi Rektori UBT-së
12:05 – 12:10 Valon Kryeziu Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
12:10 – 12:15 Bekim Hoxha Agjencioni i Regjistrit Civil, Ministria e Punëve të Brendshme
12:15 – 12:20 Besim Karaqa Kryesues të Komitetit të Shoqatës së Bankave
12:20 – 12:25 Ismajl Kurteshi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës
12:25 – 12:30 Haxhi Shala Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës
12:35 – 12:40 Albulena Haxhiu Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës
12:40 – 12:45 Prof Blerton Abazi ligjërues në UBT
12:45 – 12:50 Prof Ruzhdi Jashari GDPR &, dhe përurimi i librit ku botimin e saj e bënë
UBT-ja lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prof Pajtim Ribaj
Shkolla Doktorale e UET-së dhe Prof dr Ismet Salihu
13:00 – 13:05 AKCESK Autoriteti Kombëtarë i Certifikimeve Elektronike dhe Siguri
Kibernetike
13:05 – 13:10 Merita Gjyshinca Peja ligjërues në UBT
13:10 – 13:15 Shpend Lutfiu KOS-CERT
13:15 – 13:20 Abdurrahim Gashi CERT-PK-KPS
13:20 – 13:25 Kujtim Gashi Agjencioni i Shoqërisë së Informacionit
13:25 – 13:30 Rifat Hyseni ATK
13:30 – 13:35 Besim Lushta Dogana e Kosovës
13:35 – 13:40 Adonis Bllacaku BPB
13:40 – 13:45 Zenel Hisenaj Departamenti SISH Ministria e Shëndetësisë
13:45 – 13:50 Edi Bushati student Sistemet e Informacionit UBT
13:50 – 13:55 Atdhe Buja & Blent Kurtalani UBT-CERT
13:55 Përmbyllja & falenderime, Rektori UBT-së prof Dr Edmond Hajrizi
14:20 Koktej për pjesëmarrësit & fotografia e përbashkët
Një komponentë tjetër shumë e rëndësishme e sigurisë & privatësisë së të dhënave do të jetë temë diskutimi nga Prof. Ruzhdi Jashari dhe të ekspertë të huaj, GDPR General Data Protection Regulation. Parlamenti Evropian më 14 Prill 2016 ka aprovuar këtë rregullore të re e cila do të hyjë në fuqi po në ditën e mbajtjes së konferencës në UBT 25 Maj 2018.

Kjo rregullore parasheh kushtet shumë rigoroze të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë për të gjitha kompanitë institucionet që kanë të bëjnë me të dhënat e qytetarëve të Evropës.

Çdo vit muaji Maj përkon me organizimin e ngjarjeve të shkencës & teknologjisë nga institucione të ndryshme akademike, publike & private me qëllim të promovimit dhe vetëdijesimit më të madh të shoqërisë për të rejat dhe zhvillimet e sfidat në shkencë & teknologji.

Në këtë kuptim, UBT Science & Technology Week është aktiviteti kryesor i vitit i organizuar nga Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, për të promovuar shkencën dhe teknologjinë në vend.

Konferenca ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

ICTSmedia, publikuese e disa prej mediave kryesore në fushën e teknologjisë, vjen si partner i kësaj konference mjaft të rëndësishme në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.

KONFERENCA NACIONALE “INFRASTRUKTURAT KRITIKE TË INFORMACIONIT DHE MBROJTJA E TYRE – CIIP & GDPR”

25 Maj, ora 11:00, UBT Science & Technology Park (UBT Kampus Magjistralja Prishtine – Ferizaj – Rrethi te QMI)

Facebook event url https://web.facebook.com/events/1920684981289663/

Regjistro tiketën tënde https://www.eventbrite.com.au/e/national-conference-on-ciip-gdpr-tickets-45852290435

Gjeo-lokacioni: https://goo.gl/maps/n3z9R7m1CFn Magjistralja Prishtinë -Ferizaj – Rrethi te QMI

Numrat kontaktues stafi organizativ 049 459 572 & 045 592 424.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në cert@ubt-uni.net dhe menjëherë do të pranoni informacione shtesë për aktivitetin /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending