Connect with us

Ekskluzive

Televizorët Smart 2018 të Samsung Electronics Janë Produkte e Para të Çertifikuara nga Industria për Sigurinë e Shtuar

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot se zgjidhja e saj e sigurisë për TV Smart, duke përfshirë teknologjinë Samsung Knox, është njohur nga institucionet globale të çertifikimit. TV Smart i Samsung është i pari në industri që ka marrë çertifikatën e Common Criteria (CC) për tre vite rresht dhe shërbimi i pagesave të saj Checkout është gjithashtu i çertifikuar nga Payment Card Industry Data Security Standard (PCI DSS).

“Në Samsung, siguria është përparësia jonë kryesore në zhvillimin e teknologjisë së TV Smart,” tha Jonghee Han, President i Visual Display Business pranë Samsung Electronics. “Ne jemi të angazhuar për të ofruar një nga zgjidhjet më të besueshme të sigurisë në treg për përdoruesit tanë të televizorëve Smart.”

Teknologjia Samsung Knox për TV zbaton një root hardware të arkitekturës së besuar të sigurisë, e cila përfshin funksionalitetet e sigurisë në platformën televizive. I integruar në të gjitha formatet e Smart TV nga ky vit, teknologjia Samsung Knox siguron një optimizim të fuqizuar të sigurisë në TV Smart në çdo ambient të përdoruesit. Ky sistem zbulon dhe heq aplikacionet që kanë qëllime dashakeqëse, që mund të vjedhin të dhëna të rëndësishme nga aplikacionet e tjera. Bazuar në këtë siguri të shtuar, Samsung u bë i pari në industri që ka marrë çertifikimin e Common Criteria, një sistem çertifikimi ndërkombëtar i njohur për sigurinë kompjuterike që është përdorur në mbrojtjet e sistemeve qeveritare, për tre vite rresht.

Shërbimi i pagesave Checkout i Samsung mori çertifikimin e PCI DSS nga UL në CES 2018, një tjetër arritje për industrinë televizive. Për T-Commerce, e cila u lejon konsumatorëve të blejnë produkte dhe shërbime direkt nga televizorët e tyre, Samsung ka forcuar më tej sigurinë e shërbimit të pagesave të saj të TV Smart. Checkout është një shërbim i thjeshtë i pagesave T-Commerce që enkripton informacionin e kartës së kreditit. PCI DSS është një standard ndërkombëtar i sigurisë së të dhënave i cili është adaptuar nga American Express, Discover Financial Services, JCB International, MasterCard dhe Visa Inc. për të gjitha organizatat që përpunojnë, ruajnë ose transmetojnë informacionin e kartës së kreditit.

Përveç programit të sigurisë, Samsung dhe McAfee gjithashtu kanë zhvilluar një aplikacion të ri sigurie të përshtatur për televizorët, e quajtur McAfee Security for TV, e cila është integruar që nga Prilli i vitit 2017 dhe përshtatet në të gjithë TV Smart të Samsung. Ky aplikacion për sigurinë e TV ofron një mbrojtje shtesë të dyfishtë për televizorët Smart të Samsung. McAfee është një nga kompanitë më të mëdha botërore të sigurisë kibernetike, që ofron shërbime të sigurisë në 32 gjuhë. Televizorët Smart të Samsung ishin të parët në botë që adaptuan këtë software inovativ të sigurisë, veçanërisht për televizorët.

Për më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Smart të Samsung, teknologjinë Samsung Knox ose Checkout, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

Rreth UL
UL promovon jetesën e sigurtë dhe kushtet e punës për njerëzit kudo që ndodhen nëpërmjet aplikacioneve që zgjidhin sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. UL Mark krijon besimin që mundëson miratimin e sigurtë të produkteve dhe teknologjive të reja inovative. Kushdo në UL ndan një pasion për ta bërë botën një vend më të sigurtë. Ne testojmë, inspektojmë, auditojmë, vërtetojmë, verifikojmë, këshillojmë, trajnojmë dhe i mbështesim këto përpjekje me zgjidhje software për sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Për të mësuar më shumë, vizitoni www.ul.com.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending