Connect with us

Ekskluzive

Skandali me të dhënat e 50 milionë përdoruesve – Çfarë do të ndodhë me Facebook-un?

Skandali me të dhënat e 50 milionë përdoruesve – Çfarë do të ndodhë me Facebook-un?

Vitin e kaluar, ideja se Mark Zuckerberg mund të kandidojë për president në vitin 2020 dhe të kërkojë të udhëheqë vendin më të fuqishëm në botë, po bëhej e besueshme, duke qenë se të shumtë ishin personat që e thoshin një gjë të tillë.

Por gjithçka ndryshoi shpejt, sepse sot, themeluesi i Facebook po lufton për të treguar se është i aftë të udhëheqë kompaninë e tetë më të madhe në botë ose që ndonjë nga 2.1 miliardë përdoruesit e tij duhet të vazhdojë t’i besojë.

Lajmet e fundit se Cambridge Analytica, një firmë e lidhur me fushatën zgjedhore të vitit 2016 të Presidentit Donald Trump, ka marrë të dhëna për 50 milionë përdorues të Facebook-ut në mënyra të dyshimta, ndoshta edhe ilegale, ka shkaktuar një stuhi të frikshme.

Zuckerberg u deklarua pesë ditë pas momentit kur ky lajm u bë publik dhe në atë moment, ai e pranoi se Facebook në të kaluarën nuk i kishte mbështetur ashtu siç duhet përdoruesit e tij, por dukej se edhe ai vetë ishte i befasuar nga fakti që biznesi i tij po përballej me një krizë të përmasave gjigante të humbjes së besimit nga përdoruesit të rrjetit social.

Pas muajsh të tërë bisedimesh se lajme të tilla mund të ishin thjesht të rreme, politikanët në Evropë dhe ata në Amerikë po e shohin Facebook si jashtë kontrollit që ka pasur më përpara. Prandaj, Kongresi dëshiron që ai të dëshmojë dhe madje edhe të dëgjojë një autokritikë të fortë prej tij.

Që nga momenti kur këto lajme u publikuan, investitorët e frikësuar kanë shitur 9 për qind të aksioneve të tyre në Facebook. Një numër i madh i konsumatorëve vetëm tani po ndërgjegjësohen ndaj rrezikut të dorëzimit të të dhënave të tyre te gjigantët e teknologjisë. Sipas qendrës kërkimore ‘Pew’, është shumë i madh numri i amerikanëve që nuk u besojnë më kompanive të rrjeteve sociale. Prandaj Zuckerberg dhe industria e tij duhet të ndryshojnë, por sa më shpejt të jetë e mundur.

Loja e varësisë

Biznesi i Facebook-ut mbështetet në tre elemente: mbajtja e përdoruesve pas ekraneve të tyre, mbledhja e të dhënave për sjelljen e tyre dhe bindja e reklamuesve që të paguajnë miliarda dollarë për t’i marrë ato me anë të reklamave të caktuara. Një ndër objektivat kryesore të firmës është promovimi i materialeve që tërheqin vëmendjen dhe shitja e reklamave për këdo që dëshiron t’i reklamojë në këtë platformë.

Kultura e kësaj kompanie përbëhet nga një ndërthurje ndërmjet dëshirës së zjarrtë për të fituar sa më shumë dhe një besimi prej panglosi dhe narcizi në virtytin e vet, ku në krye qëndron Mark Zuckerberg.

Ky nuk është rasti i parë që Facebook përfshihet në një skandal, sepse një i ngjashëm ka qenë edhe ai i vitit 2013, kur një akademik i njohur britanik krijoi një aplikacion në formën e pyetësorit për përdoruesit e Facebook, të cilit iu përgjigjën 270 mijë njerëz.

Por, ky grup prej 270 mijë përdoruesish kishin edhe 50 milionë miq të tjerë dhe ku fatkeqësisht të gjitha të dhënat e tyre u morën nga Cambridge Analytica. Facebook deklaroi atëherë se kjo nuk do të ndodhte përsëri dhe se si profesori britanik që u mor me krijimin e aplikacionit ashtu edhe Cambridge Analytica shkelën rregullat e vendosura paraprakisht, por secili prej tyre e mohon faktin se kanë bërë diçka të gabuar.

Rregullatorët si në Evropë edhe Amerikë kanë nisur hetimet. Vetë Facebook ishte në dijeni për një problem të tillë që në vitin 2015, por vendosi të mos ua tregojë këtë gjë përdoruesve të tij. Edhe pse askush nuk e di sesa ka qenë fitimi i CA-së pas përmbylljes në mënyrë të suksesshme të fushatës zgjedhore të Trump, reagimi dhe mosbesimi i njerëzve është rritur, sidomos në mesin e përkrahësve të majtë, të cilët janë shprehur se ai nuk i ka fituar këto zgjedhje në mënyrë të drejtë.

Por, kjo nuk i jep Facebook-ut mbrojtje. Skandali i fundit i përshtatet më së miri një modeli që jo vetëm ka cenuar privatësinë e përdoruesve, por edhe që ngurron për të pranuar gabimet e tij. Në fillim të vitit 2017, Zuckerberg e hodhi poshtë idenë në lidhje me bashkëpunimin e Cambridge Analytica gjatë fushatës elektorale të Trump dhe e cilësoi atë si një lajm jo vetëm të rremë, por edhe si një lajm ‘shumë i çmendur’.

Në shtator, Facebook tha se firmat e lidhura me Kremlinin kishin shpenzuar rreth 100 mijë dollarë për të blerë 3 mijë reklama në platformën e tij, por duke u nxituar dhe duke mos pasur aspak kujdes, ai tha se rreth 150 milionë kishin parë fillimisht reklama dhe postime falas nga operatorët rusë. Ai gjithashtu i ka mashtruar reklamuesit në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me statistikat e përdoruesve.

Facebook nuk është se do të mbyllet, por mundësitë e një reagimi rregullator të vërtetë po rriten gjithnjë e më shumë. Në këtë drejtim, Evropa po vepron duke vendosur taksa dixhitale dhe madje duke shkuar deri në rastet anti-trust.

Nga ana tjetër, një numër i madh përdoruesish që e kanë humbur besimin po i mbyllin llogaritë e tij në këtë rrjet social. Në Amerikë, numri i përdoruesve të këtij rrjeti nuk ka shënuar rritje që prej vitit 2017, përcjell Telegrafi.

Pjesa e saj në tregun e reklamave digjitale të Amerikës parashikohet të shënojë ulje për herë të parë gjatë këtij viti. Efekti i rrjetit që e bëri Facebook tërheqës tek anëtarët e rinj duke ndikuar në mënyrë direkte në rritjen e numrit të përdoruesve, mund të funksionojë pikërisht kundër tij, nëse ky numër fillon të ulet ndjeshëm. Vlera e Facebook-ut llogaritet deri në 493 miliardë dollarë, por nga këto, vetëm 14 miliardë dollarë janë asete fizike.

Nëse Zuckerberg dëshiron që të sillet në mënyrë të drejtë si me përdoruesit ashtu edhe me firmën e tij, fillimisht ai duhet që të rifitojë besimin e humbur. Deri më tani, ai ka premtuar se do të pranojnë auditimin ndaj disa aplikacioneve, të kufizojë qasjen e disa zhvilluesve ndaj të dhënave të përdoruesve dhe se do t’i ndihmojë përdoruesit për të kuptuar se cilat janë ato aplikacione që mund t’u marrin atyre të dhënat e tyre.

Por kjo nuk është e mjaftueshme. Përmbajtjes së Facebook-ut, privatësisë që ai përdor në ruajtjen e të dhënave të përdoruesve të tij, si dhe rolit që ai pati në zgjedhjet e vitit 2016 dhe referendumin e BREXIT, i duhet bërë një ekzaminim i plotë dhe i pavarur. Dhe e gjithë kjo duhet të bëhet publike. Çdo vit, Facebook duhet të publikojë një raport mbi sjelljen e tij që përcakton çdo gjë, që nga publikimet e lajmeve të rreme e deri në shkelje të privatësisë.

Jo vetëm Facebook, por edhe firmat e tjera të teknologjisë duhet të tregohen sa më transparente dhe mbi të gjitha, të ofrojnë një shërbim të sigurt. Ata duhet të krijojnë një organ siç është Avokati i Popullit dhe ta quajnë atë Bordi për të Drejtat mbi të Dhënat.

Një pjesë e punës të këtij organi do të ishte vendosja dhe zbatimi i rregullave me të cilat kërkuesit e pavarur të akredituar të kenë mundësi që të shikojnë brenda platformave por pa e kërcënuar privatësinë e përdoruesve. Zhvillimi i softuerit po bëhet duke pasur në mendje parimin e mësipërm. Pëlqimet [Likes] e Facebook-ut ngrenë pikëpyetje të mëdha.

Bordi apo diçka e ngjashme me të do të vepronte si një lloj arbitri për ankesat dhe një mbrojtës vullnetar i ruajtjes dhe mirëfunksionimit të protokollit të të dhënave të privatësisë.

Facebook, për shembull, po planifikon që të veprojë në mbarë botën në përputhje me disa nga masat e një ligji të ri evropian, i njohur me emrin ‘Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave’. Ndër të tjera, kjo do t’u japë përdoruesve më shumë pushtet për ta mbrojtur veten nga gjurmimi në internet dhe për të ndaluar kalimin e të dhënave të tyre personale ndaj palëve të treta. Por, zbatimi i rregullave të tilla duhet të monitorohet më nga afër.

Mospajtimet

Ndër vite, teknologjia ka krijuar përvojë për të vepruar kolektivisht dhe për të zgjidhur problemet. Standardet për harduerin dhe softuerin, si dhe emërtimin e fushave të internetit, ranë dakord për të vepruar bashkërisht sipas së njëjtës linjë. Rivalët e Facebook mund të tregohen të kujdesshëm, por nëse industria nuk jep një zgjidhje të përbashkët, marrja e masave shtrënguese nga qeveria do të jetë e pashmangshme.

Facebook mendon se ai ka nevojë vetëm për një përmirësim. Por në fakt edhe firma të tjera që kontrollojnë të dhënat e konsumatorit, duhet të marrin në konsideratë faktin se i gjithë modeli i tyre i biznesit mund të jetë në rrezik. Teksa përdoruesit informohen gjithnjë e më shumë, alkimia e marrjes së të dhënave kundrejt asnjë pagese dhe mbi të gjitha, manipulimi i tyre për përfitime të ndryshme mund të mos ekzistojë më. Firmat mund t’i kompensojnë përdoruesit për marrjen e të dhënave të tyre.

Nëse Facebook do të funksionojë si një ndërmarrje e rregulluar me kthimet e saj në kapital, të ardhurat mund të bien deri me 80 për qind. Çfarë keni ndër mend të bëni, zotëri Zuckerberg? /The Economist /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending