Connect with us

Ekskluzive

Skandali i Facebook-ut dhe Cambridge Analytica

Skandali i Facebook-ut dhe Cambridge Analytica

Kush është fajtori? Politikanët në Britaninë e Madhe duan shpjegime për keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave private në mediat sociale nga firma Cambridge Analytica.

Cambridge Analytica e pushoi nga puna kreun ekzekutiv të firmës, Alexander Nix. Para kamerave të stacionit Channel 4 ai kishte përfolur katastrofën e firmës Cambridge Analytica. Fitoren zgjedhore të Donald Trump ai e kishte përvetësuar si sukses të fushatës së tij në mediat sociale, kishte pranuar se Cambridge Analytica është aktive edhe sferat e errëta me presion dhe shpifje, dhe se ajo ka mundësi në të gjithë botën të përgatisë mesazhe të prera sipas botëkuptimeve të përdoruesve.

Ndërkohë edhe një i punësuar tjetër deklaroi se fushata ‘Crooked Hillary’ e kampit të Trumpit është komanduar nga Cambridge Analytica. “Të dhënat tona kanë çimentuar fushatën e tyre (të Trumpit)”. Bazë e kësaj fushate ishin të dhëna nga mbi 5 milionë përdorues të Facebookut, të cilët u vlerësuan psikologjikisht dhe u motivuan e mobilizuan.

Cambridge Analytica u distancua të mërkurën nga ish-kreu ekzekutiv.

“Deklaratat e tij nuk përputhen me vlerat apo mënyrën e veprimit të firmës”, thuhet dhe se pushimi i tij reflekton shkeljet e rënda të bëra. Po pretendon tani Cambridge Analytica se Alexander Nix e ka furnizuar me të dhëna i vetëm fushatën e Trumpit pa dijeninë dhe bashkëpunimin e menaxherëve të tjerë? CA pretendon po ashtu se të gjitha aktivitetet e saj janë legale. Gishti drejtohet tani kundër Alexander Kogan në fakultetin e psikologjisë së Universitetit të Cambridge.

E qartë është se analisti i të dhënave, Alexander Kogan ia ka ofruar të dhënat e rreth 5 milionë përdoruesve të Facebook-ut firmës Cambridge Analytica. Ai i kishte marrë ato për qëllime shkencore nga Facebook. Përmes vlerësimit të preferencave dhe informacioneve të tjera personale, ekspertët mund të zhvillojnë profile mjaft të sakta të përdoruesve, të cilat përdoren për qëllime publiciteti, ose si në këtë rast për ndikimin politik të votuesve.

Kogan mbrohet. Ai thotë se Cambridge Analytica i ka garantuar atij legalitetin e plotë absolut të aktiviteteve si firmë. Nuk kam qenë në dijeni, se me të dhënat bëhet diçka e jashtëligjshme, thotë eksperti.

Ndërkohë gazeta The Times, ngre akuza të rënda edhe ndaj firmës mëmë të Cambridge Analytica, SCL, Grupit Strategic Communication Laboratories. Kjo firmë punëson ekspertë, hakera, programues që punojnë në të gjithë botën për ndikim në zgjedhje apo manipulim të tensioneve politike. Kjo firmë ka një sfond ushtarak dhe me gjasë duket të ketë qenë aktive në Kenia, Karaibe, Libi, Pakistan dhe Indi. Të dyja firmat, SCL dhe Cambridge Analytica kanë qenë të angazhuara edhe nga qeveria britanike. Madje është ngritur edhe dyshimi, se ato kanë luajtur rol në fushatën për Brexit.

E ngarkuara për mbrojtjen e të dhënave në Britaninë e Madhe, Elisabeth Derham ka pranuar në ditët e fundit, se ka muaj që është në gjurmë të një firme analitike, ku dyshohet për keqpërdorim e shkelje ligjore. Por vetëm përmes një “whistlebloweri” dhe punës sqaruese të mediave, gazetës The Guardian e kanalit Channel 4 u bë publik skandali.

Nga e hëna Denham kërkon lejen për kontrollin e hapësirave të Cambridge Analytica. Por kritikët thonë se Denham nuk ka shumë mundësi ndikimi. Ndërkohë komisioni i parlamentit britanik për Çështjet Digjitale dhe Median ftoi të martën themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg. Ai duhet të prononcohet deri në mesin e kësaj jave dhe të ofrojë një orar bisedimi.

Opinionistët britanikë bëjnë thirrje për rregullim të mediave sociale dhe mbrojtje më të mirë të përdoruesve privatë. Profesor Ian Robertson, specialist në Universitetin e Warwick paralajmëron se është plotësisht e mundur që firmat analitike përmes vlerësimit të të dhënave private, ritualeve të blerjeve, likes etj të formojnë një profil të personalitetit të përdoruesve.

Përveç kësaj të dhënat tregtohen ilegalisht në të ashtuquajturin “darknet”. Robertson shikon çështje etike të pazgjidhura, nëse këto të dhëna përdoren për ndikimin e zgjedhjeve. Keqpërdoren të dhënat personale për të shpërndarë përmbajtje raciste, seksiste apo ilegale? Sidoqoftë skandali i Cambridge Analytica nxjerr në dritë mënyrën e përdorimit të të dhënave të mediave sociale, për të cilën miliona përdorues nuk kishin dijeni. /DW/ Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending