Connect with us

Ekskluzive

Singapori drejt ekonomisë dixhitale

Singapori drejt ekonomisë dixhitale

Singapori premton se do të reduktojë veprimet me cash dhe çeqe, teksa po shkon drejt ekonomisë dixhitale. Qeveria po nxit zhvillimin e konkurrencës në drejtim të ofruesve të shërbimeve. Sipas ministrit Ong, çeqet nuk do të përdoren më në vitin 2025

Singapori po përshpejton kalimin drejt pagesave dixhitale, duke premtuar se do të eliminojë përdorimin e çeqeve deri në vitin 2025 dhe mbi të gjitha, do të zvogëlojë tërheqjet e parave nga bankomatet.

Të dyja metodat e pagesave kanë pësuar rënie, tha në një deklaratë për shtyp javën e kaluar, ministri i Arsimit, Ong Ye Kung, i cili është pjesë e bordit të Autoritetit Monetar të Singaporit. Për të promovuar transfertat elektronike të fondeve, platforma e pagesave e miratuar nga qeveria, e quajtur PayNow, do të përdoret në kompani të ndryshme, duke filluar nga 13 gushti i këtij viti. Singapori po përpiqet që të zhvillojë teknologjinë dixhitale, për të përmirësuar statusin e tij si një qendër financiare rajonale dhe më pas, të konkurrojnë me qytete të tjera të mëdha, si Hong Kongu dhe Londra.

Konkurrenca brenda vendit po rritet, duke qenë se banka më e madhe në vend, DBS Group Holdings, po konkurron me kompaninë teknologjike Grab Inc në drejtim të pagesave dixhitale, ndërkohë që gjigantët kinezë, si Ant Financial, po kërkojnë të zgjerohen në Azinë Juglindore. “Qëllimi ynë nuk është që ne të jemi një shoqëri pa para, por të përpiqemi t’i përdorim sa më pak të jetë e mundur paratë cash/ në dorë dhe të rrisim pagesat dixhitale. Kur niveli i besueshmërisë dhe komoditeti të rriten, atëherë adoptimi nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të ndodhë padyshim brenda një kohe të shkurtër dhe do të vijë gjithnjë e duke u përhapur”, tha më tej ministri Ong.

Zgjerimi i PayNow

Sipas ministrit Ong, sot, janë më shumë se 1,4 milionë persona të regjistruar në shërbimin PayNow dhe thuajse që nga fillimi i përdorimit të tij vitin e kaluar, janë transferuar 662 milionë dollarë amerikanë.

Zgjerimi i këtij shërbimi do t’u mundësojë klientëve të shtatë bankave të transferojnë fonde nëpërmjet PayNow në Singapor. Ata janë DBS, Oversea-Chinese Banking Corp., United Overseas Bank Ltd., Standard Chartered Plc, HSBC Holdings Plc, Malayan Banking Bhd. dhe Citigroup Inc., sipas shoqatës së bankave. Tërheqjet e parave cash/ në dorë në ATM kanë shënuar rënie prej me më shumë se 300 milionë dollarësh në vit, tha z. Ong. Edhe kontrollet e transaksioneve të pagesave elektronike, të njohura si FAST dhe GIRO, kanë shënuar rënie në 28% në vitin 2017, nga 37% që ishin në 2015 dhe sipas z. Ong, këto shifra mund të zbresin deri në 15% në vitin 2020. “Suedia ia ka dalë me sukses në këtë drejtim. Edhe ne mund t’ia dalim gjithashtu, tha ministri Ong, duke iu referuar mbi të gjitha faktit për të qenë një shoqëri pa çeqe.

Z. Ong tha se, ndërkohë që Singapori po nxit konkurrencën midis ofruesve të shërbimeve të pagesave dixhitale për t’u dhënë zgjidhje konsumatorëve, ai gjithashtu po mundohet të sigurojë platformat e ndryshme që mund të veprojnë, duke përdorur një sistem të standardizuar të kodimit të shpejtë, të njohur si SG QR, i cili do të zbatohet më vonë gjatë këtij viti.

“Qëllimi ynë është t’u mundësojmë konsumatorëve zgjedhjet më të mira dhe më komode për ta dhe, mbi të gjitha, duke nxitur inovacionin. “Ky është parimi kryesor në qasjen që ne kemi ndaj pagesave elektronike”, përfundoi ministri Ong. /Monitor

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending