Connect with us

Ekskluzive

Si duhet ta pastroni telefonin pa e shkatërruar atë

Si duhet ta pastroni telefonin pa e shkatërruar atë

Duart tona janë ndër pjesët më të ndyra të trupit. Na falni, por është e vërtetë. Dhe kjo i vë telefonat tanë të mençur në një pozitë të pafat. Ju nuk doni që pajisja juaj e teknologjisë së lartë të jetë një makth që bart sëmundje, por gjithashtu nuk mund ta hidhni atë në pjatalarëse për ta pastruar. Për fat të mirë, ka disa këshilla dhe truqe që mund t’i përdorni për ta pastruar telefonin tuaj (vetëm duhet ta keni parasysh garancinë tuaj).

Po, telefoni juaj është i ndyrë. Thjesht, lexoni se çfarë i ndodhi shkrimtares në Buzzfeed kur ajo e testoi telefonin e vet dhe të kolegëve të saj për të parë se çfarë po jetonte në ta. Paralajmërim: tekstualisht çdo telefon ishte në thelb një parajsë e mikrobeve. Por nuk mund ta zhytni vetëm ashtu telefonin tuaj në lavaman dhe ta pastroni. Nëse nuk mund ta përballojë ujin, a nuk do të jenë lëngjet si dezinfektuesit, sapunët e enëve dhe zbardhuesit të dëmshëm po ashtu? Për fat të mirë, jo. Ju mundeni dhe duhet të përdorni pastrues të vërtetë për të sanitizuar telefonin tuaj – vetëm se duhet të dini se si të mos e dëmtoni teknologjinë tuaj, transmeton koha.net.

Së pari, esencialja. Pothuajse çdo prodhues i telefonave e rekomandon njëfarë pastrimi. “Apple” sugjeron fshirjen e iPhone tuaj me një leckë paksa të lagur, pa garzë. “Motorola” sugjeron përdorimin e një pëlhure mikrofibrike – llojin e pëlhurës me të cilën mund t’i pastroni syzet – me pak ujë nëse pajisja është me të vërtetë e ndotur. Sa i përket telefonit “Pixel” të “Google”, kompania e ka dhënë lejen që të përdoret edhe sapuni i enëve nëse është e nevojshme. Këto metoda do të jenë të suksesshme në të pasurit e një telefoni më të pastër, por për fat të keq ato nuk do ta dezinfektojnë atë. Dhe dezinfektimi është i rëndësishëm, veçanërisht nëse punoni në një vend ku mikrobet dhe bakteret më serioze fluturojnë në ajër.

Në vitin 2013, një studim i testoi disa metoda të ndryshme pastrimi në një iPad që ishte ekspozuar ndaj Clostridium Difficile (zakonisht të quajtur C. diff) dhe Staphylococcus aureus rezistues ndaj meticilinës (të njohur edhe si MRSA), dy banorë të zakonshëm dhe potencialisht të rrezikshëm të pajisjeve mjekësore. Ajo që ata e zbuluan ishte se një leckë zbardhimi ishte teknika më efektive. Lecka e lagur ishte e dyta më e efektshmja, ndërsa një shtupë alkooli ishte më së paku e efektshme.

Një studim tjetër në një iPad tjetër të ndotur gjithashtu konfirmoi se leckat zbardhuese funksionojnë më së miri. Për fat të keq, këto lecka të parapaketuara zbardhuese mund të jenë gjithashtu shumë gërryese dhe herët a vonë ato do ta gërryejnë shtresën mbrojtëse që e mbron telefonin tuaj nga shenjat e gishtave me vaj. Edhe më keq, përdorimi i atyre llojeve të metodave mund ta anulojë garancinë tuaj, pasi që kompanitë shpesh rekomandojnë specifikisht të mos përdoren këto lecka, transmeton koha.net.

Megjithatë, janë dy gjëra që duhet mbajtur në mend për këto studime, dhe të dyja janë lajm i mirë. Para së gjithash, nuk do të hasni shpesh në llojet e mikrobeve që po i testonin jashtë spitalit. Së dyti, me siguri do ta keni më mirë të qëndroni me metodat e pastrimit të rekomanduara nga prodhuesi në baza ditore, plus (dhe kjo është e rëndësishme) t’i lani duart rregullisht. Por çfarë ndodh nëse ndodh diçka e tmerrshme? Po sikur t’ju bie telefoni në tualet? Në këtë rast, zbardhuesi është sigurisht zgjidhja juaj më e mirë – por duhet të nënvizojmë se përdorimi i tij mund ta anulojë garancinë. Butësisht mjegullojeni telefonin tuaj me një pastrues shumëqëllimësh që përmban zbardhues, prisni 30 sekonda (dhe jo më shumë, nëse nuk dëshironi ta blini një telefon të ri), pastaj fshijeni atë me një leckë mikrofibrike. Dhe ja! E keni një telefon shumë të pastër. Gjithsesi duhet t’i lani duart.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending