Connect with us

Ekskluzive

Samsung zbuloi serinë e re të Galaxy A me përmirësimet në funksionet bazë të saj

Samsung zbuloi serinë e re të Galaxy A me përmirësimet në funksionet bazë të saj

Galaxy A50 dhe A30 – Të dizenjuara për mënyrën se si komunikojmë sot.

Samsung Electronics Co., zbuloi sot serinë e re të Galaxy A, duke filluar me paraqitjen fillestare të dy smartfonëve të rinj, të dizajnuara për të ofruar risi në industri. Galaxy A50 dhe A30 ofrojnë përmirësime në funksionet bazë të pajisjeve me rëndësi më të madhe, duke përfshirë ofrimin e një përvoje vizuale, performancë që zgjat dhe një kamera që fotografon botën ashtu siç e shihni atë.

Seria e re e Galaxy A është projektuar mbi mënyrën se si njerëzit komunikojnë sot – duke ndarë me njëri-tjetrin, duke kapur momentin dhe konsumuar live. Seria e re ofron pajisje të ndryshme dhe të fuqishme që mund t’ju përgjigjen këtyre ndërveprimeve spontane.

“Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë progres thelbësor për të gjithë, për një eksperiencë më të mirë në celular, dhe kjo risi fillon me serinë e Galaxy A të përmirësuar”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics. “Njerëzit po ndryshojnë mënyrën e komunikimit, dhe smartfonët e tyre duhet të ecin me këtë ritmëm. Seria jonë e re Galaxy A ofron përmirësime në funksionet bazë që do të mbështesin këto ndërveprime të drejtpërdrejta, me opsione të ndryshme për të përmbushur nevojat e tyre gjithnjë në ndryshim. ”

Me Serinë Galaxy A, konsumatorët mund të shijojnë ekosistemin e Galaxy duke përdorur shërbimet kryesore si Samsung Health, Samsung Pay, Bixby dhe më shumë..

Seria e përmirësuar e Galaxy A po prezantohet me zbulimin e dy modeleve fillestare.

Galaxy A50

Duke ofruar veçori premium të kamerës, një bateri afatgjatë, që karikohet shpejt dhe Infinity-U, Galaxy A50 ju mban të lidhur me botën.

Galaxy A50 ju lejon të shkrepni dhe të ndani fotot në një mënyrë revolucionare me kamerën e saj të trefishtë, të projektuar për të replikuar me saktësi shikimin e njeriut.

Kapni botën pa kufizime me Lenten Ultra të Gjerë. I lidhur me funksionin ‘switch inteligjent’, aparati juaj tani mund të identifikojë dhe të rekomandojë momentin kur duhet të përdorni funksionin Wide Shot.

Kamera kryesore 25MP shkrep imazhe të gjalla në dritë dhe sa më të shndritshme. Ndërsa në errësirë, lentet inovative ju mundësojnë shkrepje të qarta duke kapur më shumë dritë dhe duke zvogëluar zhurmën. I kombinuar me lenten e Thellësisë (Depth Lens), kamera ofron një eksperiencë Live Focus, që ju mundëson të zgjidhni saktësisht se ku të fokusoheni.

Kamera IA ju ndihmon të kapni skenën më të mirë, me një veçori të optimizimit të skenës Scene Optimizer për të njohur dhe optimizuar 20 skena, dhe Dedektimin e të Metave për të siguruar që ju të mos humbisni kurrë një pamje të përsosur të portretit. Bixby Vision përdor kamerën dhe IA (Inteligjencën Artificiale) ​​për t’ju ndihmuar të blini në internet, për të përkthyer tekstin dhe për të gjetur informacionin që ju nevojitet.

Përmirësoni portretin tuaj me kamerën selfie duke përdorur Focusin e Selfit për të zbehur detajet në sfond.

E pajisur me zhbllokimin e gjurmëve të gishtave në ekran (on-screen fingerprint unlocking) , A50 siguron zhbllokimin intuitiv. A50 vjen në një dizajn fin, të rehatshëm dhe me forma elegante, të disponueshme në katër ngjyra: E Zezë, E Bardhë, Blu dhe Koral, të frymëzuara nga drita.

Galaxy A30

Galaxy A30 është për ata që janë në lëvizje gjatë gjithë kohës, të pajisur me një bateri të fuqishme 4,000mAh dhe që karikohet shpejt.

Ekrani i avancuar 6.4″ Super AMOLED Infinity-U ofron një eksperiencë të mrekullueshme, ideale për lojëra, shikim të videove, multitasking dhe shfletim – duke ju mundësuar me të vërtetë të jetoni jetën tuaj pa humbur kohë.

Krijuar për një eksperiencë më të mirë të mobile, A30 përfshin veçori të përparuara të kamerës si kamera dyfishtë, një prej lenteve me ultra kënd të gjerë, së bashku me akses të thjeshtë dhe të sigurtë me një funksion të zhbllokimit me Gjurmët Gishtërinjve në pjesën e prapme(Rear Fingerprint), si dhe me zhbllokimin intuitiv të fytyrës (Face Unlock).

Për më shumë informacion rreth Serise Galaxy vizitoni:

www.samsungmobilepress.com or www.samsung.com/galaxy

Disponueshmëria e funskionit të Karikimit të Shpejtë do të variojë nga tregjet

2 DisponueshmëriaSamsung Pay varjonnga tregjet

3Bixby Voice and Bixby Vision nuk suportohen nga nga ky model

*Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të paraqitura në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizajni, çmimi, përbërësit, performanca, disponueshmëria dhe kapacitetet e produktit mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending