Connect with us

Ekskluzive

Samsung sot prezantoi një zgjidhje të re të kamerës së dyfishtë me sensorët ISOCELL të imazhit të dyfishtë

Samsung ISOCELL Dual Software Solution Mundëson Karakteristikën e Kamerës së Dyfishtë në një Gamë më të Gjerë Smartphonësh

Samsung Electronics Co., Ltd., një lider botëror në teknologjinë gjysmëpërçuese të avancuar, prezantoi sot një zgjidhje të re të kamerës së dyfishtë me sensorët ISOCELL të imazhit të dyfishtë dhe software të patentuar për dy karakteristika të njohura – rifokusimin (bokeh) dhe shkrepjet në kushtet e ndriçimit të ulët (LLS). Ndërkohë që karakteristika të tilla si kamera e dyfishtë ishin në përgjithësi ekskluzive për smartphone premium, sensorët e dyfishtë ISOCELL dhe libraria e saj e algoritmeve të software të patentuar mundësojnë këto karakteristika edhe në pajisje me çmim më të ulët.

“Kamerat e dyfishta po sjellin eksperienca të reja dhe emocionuese të fotografive në pajisjet mobile,” tha Ben K. Hur, zëvendës president i marketingut të Sistemit LSI pranë Samsung Electronics. “Zgjidhja e përgjithshme e Samsung për ISOCELL Dual do të lehtësojë procesin e zhvillimit të produkteve për klientët tanë, duke u lejuar atyre të sjellin karakteristikat më të optimizuara të kamerave të dyfishta tek një gamë më e gjerë e konsumatorëve.”

Smartphonët me kamera të dyfishtë kanë dy sensorë të imazhit që kapin informacione të ndryshme të dritës, duke mundësuar funksione të reja si rifokusimi dhe LLS. Me këto përfitime, kamerat e dyfishta janë një trend në rritje në pajisjet mobile premium.

Sidoqoftë, integrimi i kamerave të dyfishta mund të jetë një proces i vështirë për prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM), pasi kërkon optimizim në kohë midis OEMs dhe shitësve të ndryshëm që zhvillojnë sensorë dhe algoritma software. Zgjidhja e re e kamerës së dyfishtë së Samsung do ta thjeshtojë këtë proces dhe do të mundësojë që pajisjet mobile të nivelit nivelit të mesëm deri në fillestar të përfitojnë nga karakteristika të caktuara të kamerës, kryesisht të disponueshme në pajisjet premium të pajisura me një procesor shtesë të sinjalit të imazhit.

Për të përshpejtuar zhvillimin dhe zvogëlimin e vështirësive të optimizimit në smartphone me kamera të dyfishtë, Samsung tani ofron zgjidhjen e parë të përgjithshme të industrisë së dyfishtë me dy pajisje ISOCELL Dual sensor dhe software me algoritma për optimizimin e sensorëve. Kjo mundëson edhe pajisjet e nivelit të mesëm deri në fillestar të shfrytëzojnë veçoritë popullore të kamerës së dyfishtë si rifokusimi dhe LLS. Samsung bashkon algoritmin e saj të rifokusimit me një set të sensorëve të imazhit prej 13 Mp dhe 5Mp dhe algoritmin e saj LLS me dy sensorë 8Mp, për të lehtësuar implementimin nga OEM-të.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending