Connect with us

Ekskluzive

Samsung prezanton Galaxy A6 dhe A6+, duke sjellë një kamera të avancuar, dizajn elegant dhe veçori shtesë të jetës së përditshme

Samsung prezanton Galaxy A6 dhe A6+, duke sjellë një kamera të avancuar, dizajn elegant dhe veçori shtesë të jetës së përditshme

Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy A6 dhe A6+, të cilët kombinojnë jetën e përditshme dhe dizajnin elegant me një kamera të avancuar për të shprehur veten në mënyrë më të personalizuar.

Duke shfaqur një kamera të përparme dhe të pasme të fuqishme, një dizajn të shkëlqyer premium dhe karakteristikën e veçantë të Samsung, Ekranin pa kufij (Infinity Display), seria e re Galaxy A është në dispozicion në katër ngjyra elegante; të Zezë, Gold dhe Lejla.

“Në Samsung ne jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë konsumatorëve tanë përvojën më të mirë të smarphonëve, duke përmbushur nevojat e tyre praktike,” tha Junho Park, Nënkryetar i Planifikimit të Produkteve Globale, Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Galaxy A6 dhe A6+ mbështeten në trashëgiminë e smartphonëve Samsung për të kombinuar komoditetin e jetës së përditshme me një kamera mbresëlënëse që i lejon përdoruesit të kapin, personalizojnë dhe ndajnë momentet, duke i lejuar që të shprehin veten në mënyrë unike.”

Me kamerën e përparme dhe të pasme të Galaxy A6 dhe A6+, realizimi i shkrepjeve të bukura dhe selfieve në çdo moment, nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë. Duke shfaqur një flesh LED të adaptueshëm përpara, përdoruesit e Galaxy A6 dhe A6+ mund të bëjnë selfie elegante, si ditën ashtu dhe natën. Dhe me lentet me hapje të ulët të kamerës së pasme, përdoruesit mund të kapin fotografi të mprehta dhe të qarta në kushte me ndriçim të ulët, pa sakrifikuar cilësinë e imazhit në çdo moment të ditës.

Kamera e dyfishtë e Galaxy A6+ mund të përmirësojë më tej fotografitë dhe momentet që kanë rëndësi me funksionin Live Focus, që do të thotë se përdoruesit mund të kontrollojnë thellësinë e fushës dhe efektin bokeh para ose edhe pas shkrepjes. Përdoruesit mund të pasurojnë fotografitë e tyre me funksione unike si “background blur” në një tërësi formash përfshirë zemrat, yjet dhe më shumë.

Përdoruesit mund të përjetojnë një përvojë më të pasur rrethuese të zërit për të shijuar filma, muzikë dhe më shumë me autoparlantet e mbështetur nga audio e optimizuar e Dolby Atmos3. Galaxy A6 dhe A6+ ofrojnë një gamë të plotë të tingujve nga ato më të lartat deri tek më të ultat, me qartësi të jashtëzakonshme dhe detaje reale për të përjetuar një eksperiencë audio më të fuqishme dhe më përfshirëse. Përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë efektin Dolby Atmos për të transformuar audion e tyre me tingull lëvizës që të lë pa frymë dhe që rrjedh rreth tyre.

Galaxy A6 dhe A6+ vazhdojnë të përcaktojnë standardin e mrekullueshëm të të parit me Ekranin Infinity të Samsung që shkon përtej kufijve, duke shfaqur një raport mbresëlënës të ekranit prej 18.5:9.4 Konturet e lëmuara të tij dhe dizajni i metalit janë projektuar për të ofruar qëndrueshmëri të përmirësuar dhe kapje të rehatshme për përdorshmërinë maksimale, pa kompromentuar stilin.

Të dizejnuar duke patur në mendje prakticitetin dhe lehtësinë në jetën e përditshme, Galaxy A6 dhe A6+ integrojnë disa karakteristika popullore nga flagship i Samsung, duke përfshirë sigurinë pa probleme me Face Recognition dhe skanimin e gjurmës të gishtit për një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të hapur pajisjen.

Të dyja pajisjet e bëjnë multitasking të shpejtë dhe të thjeshtë me App Pair, duke shfrytëzuar plotësisht ekranet e mëdha ergonomike të Galaxy A6 dhe A6+ duke i lejuar përdoruesit të përdorin dy aplikacione, duke përgjysmuar kohën dhe dyfishuar kënaqësinë. Me Always on Display5 përdoruesit mund të marrin informacion vetëm me një shikim pa hapur telefonin e tyre, duke kursyer kohë dhe jetëgjatësi të baterisë.

Galaxy A6 dhe A6+ gjithashtu suportojnë Bixby Vision, Home dhe Reminder. Bixby i Samsung mund të ndihmojë përdoruesit në përmbushjen e një sërë detyrash të jetës së përditshme, duke e bërë Galaxy A6 dhe A6+ më të zgjuar dhe më të dobishëm. Me Samsung Pay6 të përfshirë, përdoruesit gjithmonë do të kenë portofolin e tyre në dorë. Duke suportuar Near Field Communication (NFC), Galaxy A6 dhe A6+ mund të përdoren pothuajse kudo që mund të kaloni kartën tuaj të kreditit ose debitit. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë.

Në dispozicion që nga fillimi i Majit duke filluar në tregjet e përzgjedhura europiane, aziatike dhe latino-amerikane, përpara se të dalin në treg globalisht në të gjithë Korenë e Jugut, Afrikën dhe Kinën.

Për më tepër foto klikoni këtu

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending