Connect with us

Ekskluzive

Samsung dhe Amazon Prime Video Lançojnë të Parët Përmbajtjen HDR10+

Samsung Electronics Co., Ltd. dhe Amazon Prime Video njoftuan sot se e gjithë libraria Prime Video HDR është tashmë e disponueshme në HDR10+, një standard i ri që shfrytëzon metadata dinamike për të prodhuar kontrast dhe ngjyra të përmirësuara në një gamë të gjerë televizorësh. Katalogu i Prime Video HDR10+ përfshin qindra orë përmbajtje të videove të para origjinale të The Grand Tour, The Marvelous Mrs. Maisel, Jean-Claude Van Johnson, The Tick dhe The Man in the High Castle plus qindra tituj të licensuar. Prime Video është ofruesi i parë i shërbimit streaming që i ofron përdoruesve të tij përmbajtje HDR10+. HDR10+ disponohet në të gjithë linjën e Televizorëve Samsung 2017 UHD – duke përfshirë modelet premium të TV QLED.

“Ne jemi të kënaqur që lançojmë përmbajtjen HDR10+ për konsumatorët “, tha Sang Yoon Kim, Zëvendës President i Zhvillimit të Biznesit Smart TV pranë Samsung Electronics America. “Lançimi shënon mundësinë e parë për konsumatorët dhe industrinë që të përjetojnë teknologjinë HDR10+ përmes një shërbimi streaming.”

Teknologjia HDR10+ në Prime Video inkorporon metadata dinamike gjë që i lejon një game të gjerë televizorësh HDR të përshtasin nivelet e ndriçimit për çdo skenë, madje edhe për cdo pamje. Duke aplikuar hartën e tonalitetit të individualizuar në secilën skenë, HDR10+ sjell një eksperiencë të pabesueshme shikimi për ekranet e gjeneratës së ardhshme Samsung. Cilësia e figurës ofron një eksperiencë të përmirësuar vizuale me shprehje më të detajuara, zona më të shndritshme të hijes dhe pasqyrime më të sakta të ngjyrës që mbesin besnike të synimit origjinal të krijuesit. Nëpërmjet përdorimit të udhëzimeve preçize të hartës së tonaliteteve me bazë “Bezier”, Amazon është në gjendje të ofrojë përvojën optimale të shikimit në një sërë modele televizorësh.

“Ne jemi të përkushtuar që tu ofrojmë anëtarët të Prime Video përvojën më të mirë të mundshme të shikimit dhe jemi shumë të entuziazmuar që anëtarët tanë anembanë botës mund eksperimentojnë me përmbajtjen tonë në HDR10+”, tha Greg Hart, Zëvendës President i Prime Video. “Përvoja e shikimit e HDR10+ e kombinuar me përmbajtjen e Prime Video – fituese e disa çmimeve – po çon në një epokë të re të argëtimit për konsumatorët në këto pajisje.”

Lançimi i HDR10+ në Prime Video së bashku me logon HDR10+ dhe partneriteti i çertifikimit i formuar në fillim të këtij viti nga Samsung, 20th Century Fox dhe Panasonic demonstron miratimin dhe progresin e HDR10+, si dhe një angazhim gjithnjë në rritje për të ofruar një përvojë HDR premium.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

Rreth Prime Video
Amazon Video është një shërbim argëtimi premium me kërkesë që u ofron klientëve zgjedhjen më të mirë në atë që duhet të shikojnë dhe si ta shikojnë. Prime Video ofron mijëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë përmbajtjen popullore të licencuar, si dhe të miratuara nga kritika të videove të para origjinale dhe Filma Origjinalë Amazon nga Amazon Studios si The Tick, seritë më të shikuara të Prime Videos në mbarë botën The Grand Tour nga Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May, dhe seritë fituese çmimesh si Man in the High Castle, Mozart in the Jungle dhe shumë të tjera të disponueshem për transmetim të pakufizuar si pjesë e një anëtarësimi në Amazon Prime. Prime Video është gjithashtu e disponueshme për konsumatorët në më shumë se 200 shtete dhe territore rreth globit në www.primevideo.com.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending