Connect with us

Ekskluzive

Rrjetet sociale alternative të Facebook

Rrjetet sociale alternative të Facebook

Facebook duket se po kalon një javë të vështirë. Rrjeti social më i madh në botë është nën akuzë për lejimin e përdorimit të të dhënave personale të përdoruesve për reklama politike që mund të kenë ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Pa dyshim, kjo mund të paraqesë një problem për njerëzit që ende duan të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen, por ndjejnë se Facebook nuk është më një vend i sigurt ose i besueshëm për ta bërë këtë. Fatmirësisht, ekzistojnë alternativa. Le të hedhim një vështrim se si mund t’ia dilni pa një llogari në Facebook.

Facebook Messenger

Në të vërtetë, Messenger është krejtësisht i ndryshëm nga Facebook.Dhe nëse është ndër mjetet tuaja të preferuara për të komunikuar me miqtë dhe familjen, ka një lajm të mirë: Dorëheqja nga Facebook nuk do të thotë që ju gjithashtu duhet ta lini Messenger-in. Në të vërtetë, sipas FAQ-ve të Facebook-ut, Messenger do të vazhdojë të punojë edhe nëse e çaktivizoni llogarinë tuaj në Facebook. Kjo do të thotë që mund të vazhdoni të shkruani, të telefononi, të paguani dhe të luani lojëra me të gjitha kontaktet e tuaja.

Twitter

Twitter është njësoj si Facebook, me postime të kufizuara deri në 280 karaktere (kohët e fundit u zgjerua nga 140) dhe me fokus në hashtagging dhe jo në etiketimin e njerëzve.Sidoqoftë, ju mund ta përdorni atë për të shpërndarë përditësime, fotografi, sondazhe dhe më shumë me njerëzit që njihni, dhe është një burim i mirë për lajmet më të fundit – megjithëse Twitter ende nuk ka marrë hapa të vërtetë për të luftuar lajmet e rreme.

Path

Ashtu si Instagram, është një aplikacion, që nuk funksionon në shfletuesit e desktopit. Ndryshe nga Instagram, është projektuar më pak për ndjekjen e një numri të madh njerëzish dhe më shumë për bashkëveprimin me grupet personale.Për këtë qëllim, Path ju fton për të ndarë jo vetëm përditësimet, fotografitë dhe gjëra të të ngjashme, por edhe mendimet, gjetjet e blerjeve dhe mediat më të fundit që po konsumoni. Mund të lejoni edhe rrethin tuaj të dijë kur të shkoni në shtrat dhe kur zgjoheni.

Raftr

Raftr është më tepër për interesat e përbashkëta, sesa për miqësi, secila prej të cilave mund të jetë pika e nisjes së një bisede. Shërbimi është i disponueshëm në shfletues desktop dhe celular, por ka edhe një aplikacion iOS. Raftr mbledh një sasi minimale të informacionit personal kur ju regjistroheni për një llogari. Të gjitha të dhënat personale përdoren vetëm për “qëllime të brendshme të kompanisë”, sipas politikës së privatësisë së Raftr dhe çdo gjë që ndahet me shitësit nuk do të kishte “informacion personalisht të identifikueshëm për përdoruesit”.

Vero

Vero bën para nga abonimet, jo reklamat. Kjo do të thotë që ju do të keni vetëm një rrjet social pa reklama.Sa i përket të dhënave tuaja personale, Vero thotë se do ta ndajë atë vetëm në “rrethana të kufizuara”, siç është kur kërkohet të bëhet një blerje (rrjeti përfshin një platformë blerjeje) ose kur ka një kërkesë ligjore për ta bërë këtë.

Vero fillimisht ishte planifikuar t’i jepte 1 milion përdoruesve të saj të parë një abonim “falas për gjithë jetën”, por për shkak të ndërprerjeve të shërbimit si pasojë e fluksit të madh të regjistrimeve të reja, kompania ka zgjeruar atë ofertë për të gjithë vizitorët – për një kohë të kufizuar. Çmimi për modelin përfundimtar të abonimit ende nuk është shpallur. /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending