Connect with us

Ekskluzive

Rregullat e reja të Facebookut për të ndaluar gjuhën e urrejtjes

Rregullat e reja të Facebookut për të ndaluar gjuhën e urrejtjes

Facebook thotë se është duke u përmirësuar në mënyrë aktive, duke hequr gjuhën e urrejtjes dhe duke ndryshuar stimujt që disa përdorin për sensacione, provokime dhe për të shtuar popullaritetin Facebook thotë se kompania gjithashtu po shton operacionet në mënyrë që kompjuterat të mund të rishikojnë dhe të marrin vendime të shpejta për sasi të mëdha informacioni në mënyrë që mijëra punonjës të kompanisë të mund të marrin vendime më të nuancuara.

Facebook CEO Mark Zuckerberg delivers the keynote address at a Facebook developers conference in San Jose, California, May 1, 2018. Zuckerberg has come under fire from some groups for saying that Holocaust denial should not be banned on the social media p

Në të ardhmen, nëse dikush nuk pajtohet me vendimin e Facebook-ut, ai ose ajo do të jetë në gjendje të apelojë pranë një bordi të pavarur. Nuk i takon Facebook-ut “të marrë vendime kaq të rëndësishme për shprehjen e lirë dhe sigurinë, këto vendime i takojnë përdoruesit,” tha shefi ekzekutiv i Facebookut Mark Zuckerberg në një telefonatë me gazetarët të enjten.

Mark Zuckerberg sqaroi se kompania ka patur disa arritje muajt e fundit për të goditur spamin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme, por pranoi gjithashtu se mbetet shumë për të bërë. “Ka çështje që nuk zgjidhen kurrë”, tha ai. “Do të ketë vazhdimisht probleme përsa i përket përmbajtjes”. Masat e kompanisë Në bisedën telefonike, Mark Zuckerberg iu referua një shkrimi të kohëve të fundit në gazetën New York Times, ku flitej hollësisht se si kompania ka zhvilluar polemika të shumta e të ashpra gjatë dy viteve të fundit, siç ndodhi kur u zbulua se rrjeti Facebook u përdor nga operativët rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Nga shkrimi i NYT dilte se drejtuesit e kompanisë fillimisht nuk i pranuan shqetësimet e hershme për operativët e huaj, dhe më pas u përpoqën të shmangnin vëmendjen e publikut nga Facebook-u sapo doli lajmi. Mark Zuckerberg tha se firma kishte bërë gabime dhe ishte treguar e ngadaltë për të kuptuar problemin.

“Por të thuash se ne nuk deshëm të mësojmë faktet, kjo është thjesht e pavërtetë,” tha ai.

Mark Zuckerberg tha gjithashtu se nuk e dinte që firma kishte punësuar

Definers Public Affairs, një firmë këshilluese në Uashington, D.C., që shpërndau informacione negative rreth konkurrentëve të Facebook-ut, dhe ishte e përfshirë në skandale. Facebook i ndërpreu marrëdhëniet me firmën.

“Kjo mund të jetë normale në Uashington, por nuk duam që Facebook të perceptohet sikur ka lidhje me këtë firmë, prandaj nuk do të kemi lidhje me të”, tha zoti Zuckerberg.

Firma ka postuar një mohim në lidhje me këtë çështje në Nju Jork Tajms.

Heqja e postimeve Facebook tha se është duke u përmirësuar në mënyrë aktive për gjetjen dhe heqjen e postimeve të tilla si spam, mesazhet e dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes. Kompania tha se hoqi ose ndërmori veprime të tjera në 15.4 milionë tekste me përmbajtje të dhunshme midis qershorit dhe shtatorit të këtij viti, rreth dyfishi i asaj që u hoqën gjatë tre muajve të mëparshëm.

Por Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë thanë se Facebook ende ka shumë për të bërë në vende të tilla si Mianmar. Në tremujorin e tretë, firma tha se në mënyrë aktive identifikoi 63 përqind të mesazheve të urrejtjes që u hoqën, nga 13 përqind në tremujorin e fundit të vitit 2017. Së paku 100 ekspertë të gjuhës birmaneze po shqyrtojnë përmbajtjen, tha firma. Një çështje që vazhdon të ekzistojë në Facebook është se disa nga përmbajtjet më të njohura gjithashtu janë më sensacionale dhe provokuese. Facebook tha se tani penalizon atë që e quan “përmbajtje brenda kufijve të lejueshëm” kështu që mesazhi merr më pak shpërndarje dhe angazhim.

“Duke e ndrequr këtë problem në shërbimet tona, ne besojmë se do të krijojmë një cikël të virtytshëm: duke reduktuar senzacionalizmin e të gjitha formave, ne do të krijojmë një dialog më të shëndetshëm, më pak të polarizuar, ku gjithnjë e më shumë njerëz ndjehen të sigurtë për të marrë pjesë “, shkroi Mark Zuckerberg në një mesazh.

Kritikët e kompanisë, megjithatë, thonë se Mark Zuckerberg nuk ka shkuar aq larg sa për të trajtuar problemet e Facebook, që ka 2 miliardë përdorues.

“Ne kemi një hapësirë për komunikim, e krijuar nga njeriu, që është fitimprurëse, e menjëherëshme në komunikim, me hapësirë për treg dhe hapësirë për beteje dhe se është, si rezultat, i dizajnuar që të mos shpërblejë vërtetësi apo moral por përhapje të bujëshme apo viralitet”, tha të enjten Peter W. Singer, strategjist dhe bashkëpunëtor i lartë në New America, një fondacion jopartiak, në Uashington DC.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending