Connect with us

Ekskluzive

Raporti:Kriminelët mund të aksesojnë lehtësisht të dhënat tuaja përmes shfletuesit ueb që ju përdorni.

Raporti:Kriminelët mund të aksesojnë lehtësisht të dhënat tuaja përmes shfletuesit ueb që ju përdorni.

Një hulumtim i ri tregon se përdorimi i përditshëm i një shfletuesi Web i ofron kriminelëve me shumë mundësi për të mbledhur të dhënat tuaja personale, Sipas firmës së Inteligjencës kibernetike Exabeam ,çdo gjë , që nga vendndodhja juaj, orët e punës, bankat dhe fjalëkalimet janë të disponueshme për kriminelët.

Hulumtimi parashtron mënyrat e shumta që kriminelët bëjnë për të nxjerrë të dhënat e ruajtura në shfletuesin tuaj. Asnjëherë mos e paramendoni që fjalëkalimi juaj ruhet në mënyrë të sigurt.

Për të përcaktuar se çfarë informacioni ruhet në një shfletues, Exabeam vizitoi faqet më të njohura në internet bazuar në listën Alexa Top 1000. Si rezultat, studiuesit ishin në gjendje të nxjerrin përdoruesit e llogarisë, adresat e emaileve të lidhura, termat e kërkimit, titujt e emaileve dhe dokumenteve të shikuara dhe skedarët e shkarkuar.

“Përveç kësaj … nëse një përdorues kishte zgjedhur që shfletuesi të ruajë fjalëkalimin e tij, ne ishim në gjendje të nxjerrim ato emra dhe fjalëkalime të ruajtura për të gjitha faqet e testuara”, tha Exabeam në një postim blog.

Mjetet e tregtisë të viruseve

Hackerat mund të mbledhin të dhëna të ruajtura në shfletuesin tuaj duke përdorur një shumëllojshmëri virusesh në dispozicion të tyre.Përveç përdoruesve të infostealers dhe ransomëare, ekzistojnë mjete që hedhin fjalëkalimet e ruajtur nga Microsoft Edge, Mozilla Firefox, Google Chrome, Safari dhe Opera, sipas Exabeam, duke përfshirë një të quajtur Nirsoft.

Google nuk iu përgjigj një kërkese për koment, ndërsa një zëdhënës i Mozilla tha se përdoruesit duhet gjithmonë të përditësojnë versionin më të fundit të shfletuesit dhe të instalojnë një program antivirus.”Ndërkohë që janë projektuar për të ndihmuar përdoruesit të rimarrin fjalëkalimet e tyre, [këto programe] mund të keqpërdoren,” tha Exabeam. Disqet USB me softuer të specializuar gjithashtu mund të nxjerrin të dhëna nga një kompjuter i hapur në një hapësirë ​​pune të përbashkët.

Të dhënat e vendndodhjes

Një nga rastet më të fundit të asaj që mund të ndodhë është gjurmuesi i fitnesit Strava, i cili pa dëshirë zbuloi vendet e bazave ushtarake të SHBA dhe personelin në ato baza, duke përfshirë bazat në Afganistan dhe Siri, sipas raporteve.Këto të dhëna mund të ndërlidhen me llogaritë e mediave sociale, duke vënë në rrezik ushtrinë – dhe natyrisht edhe individët.

“Ndërsa informacioni nga aplikacionet si Strava është shumë i fokusuar, informacioni i ruajtur në shfletuesin tuaj të internetit është shumë i gjerë dhe mund të zbulojë të gjitha llojet e gjërave për ju, nga zakonet e blerjeve deri te çështjet mjekësore dhe vendodhjet fizike”, tha Ryan Benson, hulumtues i lartë i kërcënimeve në Exabeam, tha për Fox News. Benson po ashtu vë në dukje pyetjet e kërkimit që ju i drejtoni shfletuesit të cilat mund të zbulojnë informacione si: “çfarë problemesh po luftoni, çfarë jeni të interesuar, ku jetoni … Sulmuesit mund t’ju profilizojnë pastaj – ku shkoni, ku punoni, çfarë ju intereson dhe njerëzit me të cilët ju shoqëroheni – dhe mund të krijojnë një sulm kundër jush. ”

Mënyrat për të mbrojtur veten.

Benson rekomandon përdorimin e një pale të tretë për ruajtjen e fjalëkalimeve, e cila është zakonisht një mënyrë më e sigurt për të ruajtur fjalëkalimet. Ai gjithashtu rekomandon që të mundësohet legalizimi i shumë faktorëve. “Nëse keni shumë faktorë mbrojtës të aktivizuar, edhe nëse një sulmues ka vjedhur fjalëkalimin tuaj, ata ende nuk do të kenë mundësi të hyjnë në llogarinë tuaj pa pasur qasje në faktorin tuaj të dytë, gjë që zakonisht është shumë më e vështirë”, tha Benson.. Në postim, Exabeam gjithashtu ofron një grafik që tregon si të mbroni veten. Përveç menaxhuesve të fjalëkalimeve të palës së tretë, mund të zgjedhësh të çaktivizosh (ose të mos zgjedhësh të aktivizosh) parametrat e plotësimit automatik dhe “ruaj fjalëkalimin”. Strategjitë e tjera përfshijnë shfletimin në “formën e fshehtë” (Incognito Mode- ku historia e shfletimit është e çaktivizuar), çaktivizimin e cookies dhe pastrimin rregullisht e të gjitha (ose të përzgjedhura) të dhënave të shfletimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending