Connect with us

Ekskluzive

Prezantohet në Shqipëri smartphone i ri Samsung Galaxy A8(2018)

Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8(2018)

Samsung Electronics prezantoi sot në Shqipëri smartphone-in e ri Galaxy A8(2018). Modeli i ri i serisë së smartphon-ëve Samsung Galaxy A karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përparme e dyfishtë, ekran pa korniza dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik dhe elegant dhe jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Prezantimi u bë ambjentet e Restorant Salt në një atmosferë shumë të këndshme dhe argëtuese Gjatë prezantimit të smartphonit të ri, Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën, iu drejtua gazetarëve të pranishëm dhe theksoi – “Për ne është shumë e rendësishme njohja dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, prandaj çdo vit vijmë me modele të përmirësuara bazuar në këto preferenca. Jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelin e ri të serisë së smartfonëve Galaxy A8 për vitin 2018, i cili kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.”

Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizoni fotot tuaja me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet tuaja ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.

Videot që lëvizin figurën do të jenë një gjë e së kaluarës me teknologjinë e stabilizimit të imazhit dixhital të videove (VDis). Me veçorinë shtesë ‘Hyperlapse’, tani mund të krijoni video time-lapse, që ju lejon të regjistroni, tregoni dhe ndani video edhe më të gjata.

Kur shikoni filma ose luani lojëra, pajisja më e fundit e Galaxy A vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit. Ekrani Infinity shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, kështu që ju mund të shihni të gjithë skenën në ekranin tuaj për përvojën më të mirë kinematografike. Ekrani i madh është mbështetur në xhama të lakuar ergonomikë në anën e pasme dhe të përparme. Xhami dhe korniza metalike e lëmuar, kthesat e lëmuara e bëjnë më të lehtë shikimin ose bashkëveprimin me përmbajtjen në telefonin tuaj.

Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit. Jeta e zgjatur e baterisë i lejon përdoruesit të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe me opsionin për karikim më të shpejtë, bateria mund të karikohet më shpejt se kurrë më parë. Seria e pajisjeve Galaxy A është e pajisur gjithashtu me një portë të dyfishtë USB-je Type-C për lidhje më të lehtë. Opsioni “Always On Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë më lehtësisht njoftimet e rëndësishme pa “e zgjuar” pajisjen nga opsioni “sleep mode”, e cila kursen kohë dhe bateri.

Kjo pajisje do t’ju mbajë vazhdimisht të informuar me Always On Display, që do të thotë se ju mund të merrni informacione në moment pa e zhbllokuar telefonin tuaj. Me Samsung Pay, nuk ka nevojë të merrni portofolin tuaj me vete sa herë që të dilni. Duke suportuar MST (Magnetic Secure Transmission) dhe NFC (Near Field Communication), Galaxy A8(2018) mund të përdoret pothuajse në çdo vend ku mund të bëhen blerje me kartë. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është një hapje e telefonit dhe një skanim i gjurmës së gishtit.

Duke ofruar rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit, Galaxy A8(2018) mund të përballojë elementë të tillë si djersa, shiu, rëra dhe pluhuri, duke e bërë atë të përshtatshëm për pothuajse çdo aktivitet ose situatë. Galaxy A8(2018) përdor kartat microSD në mënyrë që të zgjeroni kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.

Smartfoni i ri Galaxy A8(2018) vjen në tregun shqiptar me tre ngjyra i zi, gri orkide, dhe gold për t’ju përshtatur stilit personal të klientëve. Galaxy A8(2018) do të jetë i disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, Albatrade, Aza Electronics, Globe dhe Neptun, duke filluar nga data 19 Janar 2018 dhe çmimi i rekomanduar për shitjen e tij është 66,990 Lekë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending