Connect with us

Ekskluzive

Policia rekomandon bizneset si të mbrohen nga krimet kibernetike

Policia rekomandon bizneset si të mbrohen nga krimet kibernetike

Policia e Kosovës ka dërguar disa rekomandime për bizneset, në mënyrë që ato të mbrohen nga krimet kibernetike, për të cilat thotë të ketë pranuar një numër të madh të rasteve të raportuara.

Sipas një njoftimi për media, zyra për informim e Policisë tregon se kohëve të fundit janë duke u raportuar raste nga pronarët e kompanive të bizneseve të ndryshme që kanë të bëjnë me një formë mashtrimi përmes sistemeve kompjuterike, ku si pasojë shkaktohet dëm i konsiderueshëm.

Personat e dyshuar, sipas Policisë, arrijnë në forma të ndryshme të sigurojnë të dhëna për kompanitë e biznesit siç janë: qarkullimin e mallrave, faturat, pagesat e ndryshme, komunikimet përmes kompjuterit (e-mail-ave), etj.

“Këto të dhëna i përpunojnë apo i falsifikojnë në atë mënyrë që të jenë të besueshme dhe pastaj fillojnë me mashtrim. Bazuar në rastet e deritanishme, personat e dyshuar kanë arritur që të ndërhyjnë në komunikimin përmes internetit (shkëmbimin e e-mail-ave) të kompanive biznesore (njëra në Kosovë e tjetra jashtë Kosovës), duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarive si dhe duke u paraqitur në emër të kompanisë tek e cila është dashur të transferohen mjetet për pagesë të mallit. Fatkeqësisht, në disa raste transferet janë realizuar dhe mjetet janë tërhequr jashtë Kosovës, por në disa raste ato janë stopuar dhe mjetet janë bllokuar gjithashtu në bankat jashtë Kosovës, pasi është arritur të raportohet shpejt mashtrimi”, njofton Policia.

Teknikisht, kjo formë e krimit sipas Policisë, është e mundur të kryhet, por duhet të krijohen kushtet paraprake.

“Një gjë e tillë mund të bëhet përmes infektimit me ndonjë virus të kompjuterëve të kompanive, ku më pastaj arrihet qasja në kompjuter dhe njëkohësisht në të gjitha dokumentet dhe të dhënat që i posedon kompjuteri përkatës. Infektimi i kompjuterit me virus bëhet në disa mënyra, si: përmes materialeve të bashkëngjitura në e-mail-a të falsifikuar, përmes USB-ve etj. Hetimi dhe identifikimi i kryeseve të këtyre veprave nuk është i lehtë, gjithashtu më komplekse situatën e bën edhe natyra e rasteve ku pothuaj të gjitha janë ndërkombëtare”, njofton Policia, e cila shton që edhe pse menaxhimi i biznesit është përgjegjësi individuale e çdo pronari të biznesit, por duke pasur parasysh rastet që kanë ndodhur, Policia e Kosovës e sheh të nevojshme që të nxjerrë disa rekomandime për kompanitë e bizneseve me qëllim që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Rekomandimet janë si në vijim:

· Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus;

· Të përdorin vetëm një kompjuter për komunikim si dhe kjo të bëhet në formë të kontrolluar, p.sh. të autorizohet vetëm një apo dy punonjës të kompanisë që merren me komunikim dhe transaksione; në këtë kompjuter mos të instalohen kurrfarë programesh përpos atyre që janë të nevojshme për kryerjen e punëve dhe për të cilat ka licencë;

· Të mos hapen e-mail-a të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;

· Të vërtetohet se e-mail-i nga kompania partnere është i vërtetë (keqbërësi e ndryshon ose e shton vetëm një karakter në e-mail p.sh. në vend të shkronjës o shkruhet me u – johnson@mail.com – e-mail i vërtetë, kurse johnsun@mail.com – e-mail i rrejshëm);

· Para autorizimit të kryerjes së transaksionit, të konfirmohet me kompaninë partnere nëse xhirollogaria është e vërtetë, kjo mund të bëhet përmes komunikimit në forma tjera (p.sh. me telefon fiks); për çdo transaksion të kontaktojnë bankat respektive në Kosovë, gjithashtu edhe në këtë mënyrë mund të dihet se ku gjendet xhirollogaria.

Nëse ndërmerren këto masa, sipas Policisë, rreziku për të qenë viktimë e mashtrimit do të jetë shumë i ulët.

“Gjithashtu iu inkurajojmë që nëse eventualisht hasni në diçka të tillë apo vini në dijeni se është duke u tentuar të kryhet vepra, të raportoni rastin në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është e gatshme që në çdo kohë të angazhohet në krijimin e sigurisë për të gjitha shtresat e shoqërisë. Pikërisht ky njoftim për bizneset besojmë se do të ndikojë në vetëdijesimin e tyre dhe nuk do të ketë dëme të cilat janë të vështira të rikuperohen”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending