Connect with us

Ekskluzive

Përsëri në Prishtinë zë vend konferenca më e madhe në Ballkan “Cyber Security and Privacy”, 24-26 Janar 2018 

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë,internetit,sigurisë, si dhe hakerave organizohet një ndër konferencat më të mëdha në ballkan me mysafirë shumë special dhe ekspertë në fushat më interesante të kohës që po jetojmë.

Si fillim do të organizohet Hackathon Challenges në TOP 5 Universitetet/Kolegjete Kosovës që do të shërben për selektimin  dhe identifikimin e kërkuesve më të mirë të Sigurisë që do të marrin pjesë në ‘ DITA KUR HAKIMI ESHTE LEGAL’. Për të vazhduar më tej, me datat 22-25 Janar,organizohet një ndër trajnimet më fasionuese  C|CISO nga EC-Consil,ku tema kyçe do të jetë Lideri në Edukimin e Sigurisë Kibernetike.

Hapja e madhe e konferencës do të bëhet me 24 Janar ku ditët në vijim deri me 26 Janar do të jenë të përmbushura me plot aktivitete,fjalime,storje,workshopa dhe ngjarje nga më interesantet. Poashtu është viti i tretë që Cyber Security i sjell në Kosovë ekspertë të ndryshëm botëror siq janë:Georg Marshall,Tom Brett,Vladimir Vesely- ekspert nga Cekia,i cili do të flet për Crypto Valuta, Dr.Murphy Rapalli- IBM nga viti 1995 Senior Expert e shumë të tjerë, expert te tjerë nga CISCO, Facebook, Microsoft, Juniper etj.

Dita 1:24 Janar fillon me 4 panele të ndryshme ku temat që do të diskutohen në këto panele janë:

I)Siguria Kibernetike në Sigurinë Nacionale dhe Ligjet në Siguri Kibernetike                               

II) GDPR dhe zgjidhjet e sfidave të sigurisë kibernetike në nivelin botëror

III) Ngacmimet online,lajmet e rrejshme si dhe diskutim në panel me ekspertë nga e gjithë bota.                                                                                                                     

IV) Kripto Valuta : e Ardhmja apo Skemë piramidale.

Në këtë ditë gjithashtu do të organizohet një darkë dhe diskutim i Facebook-it me persona që kanë ndikim si dhe NGO të ndryshme.

Dita 2 :  25 Janar- vazhdon të jetë interesante me temat e tjera që do të diskutohen në dy pjesë te ditës.

Pjesa e parë e ditës përmban:

CERTCyber Emergency Response Team nga Ballkani dhe Evropa.

Pjesa e dytë e ditës përmban:

DPA– Data Protection Authoritiesku do të diskutohet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Dita 3:  26 Janar-numërohet si dita më e dashur për komunitetin e hakerave, ku do të prezantojnë  nga 5 TOP hakeret botërorepër të gjeturat e tyre, si dhe të gjeturat nga hakerat vendorë.Në ndërkohë do të organizohen workshope ku të gjithë pjesëmarrësit do të mund ti përcjellin.Temë tjetër interesante që do ta përcjell këtë ditë do të jetë edhe Responsive Disclosure.

Shumë eksperienca do të ndahen nga hakerët bardhë e zi,ku kjo ditë ku hakimi eshte Legal do të mbledh më shumë se 100 hakera për çmimin prej 3000 eurosh. Gjatë kësaj punëtorie ndërë katër vite janë ndarë një shumë prej 10’000 Eurosh për të stimuluar këta të rinjë dhe të reja në fushëne Sigurisë Kibernetike, dhe për të përhapurë parimin se ekziston edhe forma legale e te fituarit te mirave materiale me njohurit që zotrojnë. Për të aplikuar si haker duhet polestar formen në ueb-faqen zyrtare të konferencës http://cybersecurity-privacy.com.

Në përmbyllje të konferencës do të mbahet një mbramje argëtuese për të gjithë të ftuarit,partnerët dhe mysafirët.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending