Connect with us

Ekskluzive

Përgjegjësia e gjigantëve të internetit

Tashmë gjigantëve të internetit nuk u lejohet që të bëjnë as më të voglin gabim. Ata janë shndërruar në objektivin e preferuar të politikanëve kudo në botë, shkruan The Economist.

Ministrat e Financave të Europës po diskutojnë mbi mënyrat më efikase për rritjen e taksave mbi shërbimet dixhitale. Kryeministrja britanike, Theresa May,kërkoi që platformat e mediave sociale të jenë në gjendje të zbulojnë materialet me përmbajtje terroriste brenda dy orëve. Në Amerikë, drejtuesit e Facebook duhet së shpejti t’i tregojnë Kongresit se çfarë roli kanë luajtur përdoruesit rusë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Një pjesë e konsiderueshme në këtë drejtim është ende teatër politik. Por, jo gjithçka. Senati Amerikan po mendon të miratojë së shpejti projektligjin “Për ndalimin e publikimit të materialeve me përmbajte seksuale në platformat online” (SESTA), një projektligj dypartiak që synon t’u japë fund faqeve si Backpage.com, e njohur për shumat marramendëse të fitimit të parave si pasojë e reklamave me përmbajtje seksuale. Nëse ky ligj miratohet, është e sigurt që ai do të ndiqet nga një mori padish kundër platformave të mediave sociale online. SESTA thekson një problem në rritje me të cilin shumë qeveri janë duke luftuar, mënyrën se si duhet të veprohet që kompanitë online të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e paligjshme të publikuar në platformat e tyre?

Gjermania do të kërkojë që kompani të ndryshme që operojnë në fushën online, të mos publikojnë lajme me nota të theksuara urrejtjeje dhe lajme të rreme, të cilat në rast se janë publikuar, duhet të hiqen menjëherë brenda 24 orëve, në të kundërt kompanitë përkatëse do të marrin gjoba që shkojnë deri në 50 milionë euro (60 milionë dollarë). Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore se përse debati mbi SESTA-n është veçanërisht i rëndësishëm. Ai mund të merret si referencë dhe si një model i mirë edhe për fusha të tjera. Nëse interneti dhe disa nga firmat e krijuara nga ai vetë kanë pushtuar botën, kjo nuk është bërë e mundur vetëm si pasojë e një shkëlqimi sipërmarrës, por mbi të gjitha si pasojë e një subvencioni të nënkuptuar.

Universi paralel ligjor

Deri më tani, si në Amerikë ashtu edhe në Evropë, platformat online kanë jetuar në një univers paralel ligjor. Në përgjithësi, ligjet përkatëse të mediave i përjashtojnë ata nga përgjegjësia për ato që bëjnë përdoruesit e tyre ose për dëmin që shërbimet e tyre mund të shkaktojnë. Kjo do të kishte më shumë kuptim në fazat fillestare të internetit, sepse paditë në atë kohë mund t’i kishin dhënë fund dhe të kishin shkatërruar disa prej sipërmarrjeve dixhitale më të fuqishme.

Por në ditët e sotme, kompanitë online janë fuqizuar aq shumë, saqë dominojnë edhe industri të tëra dhe ato nuk mund të quhen më si kanale neutrale të transportimit të një informacioni, si në rastin e telekomunikacionit. Algoritmet e Facebook-ut, për shembull, përcaktojnë në mënyrë të saktë se çfarë janë duke parë një grup i caktuar anëtarësh i këtij rrjeti. Fjalët dhe veprat e botës së padukshme “online” kanë pasoja të mëdha në jetën reale. Miratimi i projektligjit të SESTA-s është i rëndësishëm. Megjithatë, ai është mjaft i gjerë dhe ka nevojë për specifikime dhe rregullime të tjera. Ai, mbi të gjitha, thekson faktin e ndalimit të publikimit të materialeve me përmbajte seksuale në platformat online dhe trafikantëve të seksit, që nga reklamat me përmbajtje seksuale e deri te transporti. Sipas kësaj marrëveshje, edhe avokatët e shtetit dhe paditës civilë do të kishin mundësinë që të padisnin platformat online.

Në përgjithësi, firmat e mëdha të teknologjisë mund t’i përballojnë padi të tilla, por startup-et mund të përballen me një faliment të menjëhershëm. Por si gjigantët, ashtu edhe startup-et, do të duan që të tregohen të kujdesshëm që të mos bëjnë gabime të tilla në anën e sigurisë. Në vend që të përpiqemi të përcaktojnë saktësisht se çfarë materiali duhet të jetë i ndaluar, gjë që është shumë e vështirë, pasi kjo fushë është tejet e gjerë, ligji fillimisht duhet të kërkojë që firmat të ndjekin një proces të arsyeshëm dhe mbi të gjitha, transparent. Kjo do të ishte edhe rruga e duhur për të hequr faqe si Backpage.com dhe do të ndikonte edhe në uljen e numrit të padive. Ajo duhet të marrë parasysh edhe dallimet në madhësinë e firmave. Firmat më të vogla mund të kenë si referencë një tjetër standard në varësi të burimeve të tyre dhe modeleve të biznesit. Faqet e ndryshme online, të cilat kanë një numër të madh vizitorësh dhe një nivel të lartë shikueshmërie, do të duhet që ta zbatojnë në mënyrë sa më të saktë një rregullore të tillë, në krahasim me ato faqe të cilat kanë një numër të vogël vizitorësh. Por një prej pengesave më të mëdha në këtë drejtim është fakti se mos firmat e mëdha online kthehen në “arbitra të fjalës së lirë”.

Prandaj do të ishte e pëlqyeshme për një sërë arsyesh dhe ligjesh kontrolluese, të ngjashme me ato të SESTA-s, të cilat në fund të fundit do t’i kthenin ato në ndërmarrje shërbimesh që të funksionojnë në bazë të rregullave të caktuara Për të shmangur këtë fat, ata duhet të kuptojnë se si aktorë dominues të epokës dixhitale që janë, kanë përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim./Monitor

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending