Connect with us

Ekskluzive

Në prag të panairit më të madh të elektronikës

Me ardhjen e janarit, të apasionuarit e teknologjisë po presin me padurim të njihen me paisjet më të reja elektronike. Panari ndërkombëtar i pajisjeve elektronike për konsumatorët, shkurtimisht CES, është vendi ku kompanitë e ndryshme teknologjike prezantojnë produktet e tyre, me shpresën se ato do të bëhen preferuara në mbarë botën.

Vit pas vitit, panairi në Las Vegas ka thyer rekorde. Janarin e shkuar më shumë se 4 mijë kompani prezantuan produktet e tyre, duke tërhequr më shumë se 180 mijë profesionistë të industrisë. Kjo, padyshim për faktin se në panair mund të shohin porthuajse gjithshka që ka rëndësi në botën e teknologjisë. Gary Shapiro është me Shoqatën e Teknolologjisë për Konsumatorët.

“Robotika dhe inteligjenca artificiale kanë marrë përparësi, pajisje që të ndihmojnë të jesh i shëndetshëm dhe parashikojnë nëse do të sëmuresh, ose si mund të kurohesh. Është një prirje e madhe drejt makinave pa pilot… Po ashtu, edhe pajisjet elektronike me inteligjencë artificiale të lidhura me internetin, që mund të flasin, mund të mësojnë rreth konsumatorit dhe të japin ndihmën e tyre.”

Specialistët thonë se presin një zhvillim të mëtejshëm të robotëve të vegjël argëtues, si dhe makineritë e mëdha që mund të sherbejnë në hollet e hoteleve, aeroporte dhe vende të tjera publike.

“Po punojmë me qendrat tregtare, tani kemi edhe robotët e vegjël që do të shërbejnë për marrjen e porosive, apo pagesat elektronike nëpër dyqane dhe restorante, thotë Paul McManus me kompaninë “Future Robotics”.

Asistentët personalë dhe altoporlantët inteligjentë janë bërë shumë popullorë, ndaj panairi mund të sjell më shumë pajisje që veprojnë me komanda zanore dhe kryejnë detyra të ndryshme.

Ndërsa qytetet luftojnë ndotjen dhe bateritë bëhen më të mira dhe kushtojnë më pak, shumë lloje mjetesh elektrike të transportit personal mund të jenë pjesë e panairit të sivjetshëm. Phil Labonty është me firmën “Cycleboard”.

“Kur kthen trupin, “Cycleboard” ndjek drejtimin tënd, pra është si timon. Kështu që masa trupore është gjithnjë në anën e duhur.”

Shkollat, bizneset e madje edhe individët në mbarë botën përdorin printerat tre dimensionalë për prodhimin e modeleve, apo produkteve për treg.

“Është rreth katër deri gjashtë herë më i shpejtë se një printer normal 3D”, thotë Hugo Wond me firmën “Print-Rite”.

Po ashtu mund të priten frigoriferë dhe pjatalarëse inteligjente, fshesa robotike, pastrues dritaresh e madje edhe modele të reja të tualetesh.

“E bukura e këtyre pajisjeve është se mund të kesh qasje tek ato edhe kur nuk je në shtëpi”, thotë Warren Katz me kompaninë “iDevices”.

Pamja tërheqëse dhe çmimi i përballueshëm i paisjeve të realitetit virtual sa vjen dhe shtohet, ndaj edhe surprizat në panair janë të pritshme, ndërsa priten edhe modele të reja dronësh. /VOA

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending