Connect with us

Desktop

MSI B250M PRO-VD Intel B250 Socket 1151 DDR4 2400MHz Mikro-ATX Motherboard – specifikat

 

  • Chipset – Intel® B250
  • Socket Struktura  – 1151
  • Lloji Ram – DDR4 2400/2133 MHz
  • Kapaciteti i Ramit 32GB
  • SATA3 6x SATA3
  • SATA Ex. –  jo
  • Nuk ka RAID
  • M.2 –  Po
  • PCI Express X16 –  1x PCI-Ex16
  • PCI Express 3.0 –  2x PCI-Ex 3.0
  • Në bord VGA –  Po
  • Audio Output –  Realtek® ALC887 7.1-Channel High Definition Audio CODEC
  • Ethernet (LAN) –  Realtek® RTL8111H, 1 x LAN Gigabit
  • Usb (Numri) – 6 x USB 3.1, 6 x USB 2.0

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Desktop

TSMC nis prodhimin në procesin 5nm nga gjysma e dytë e vitit 2020

TSMC nis prodhimin në procesin 5nm nga gjysma e dytë e vitit 2020

Kalimi i kompanisë TSMC në transistorët më të vegjël po vazhdon, siç njoftohet nga JK Wang – nënkryetari i kompanisë për prodhimin në fabrikë. Sipas tij, TSMC do të fillojë me prodhimin masiv të çipave në procesin 5nm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, raporton TechSpot.

Përveç kësaj, kompania tajvaneze është ende në kornizat e planifikuara të prodhimit komercial në procesin 3nm, i cili është paralajmëruar për vitin 2022. Kompania po e planifikon prodhimin në procesin 3nm në hapësirat e reja të fabrikës.

Kompania TSMC ka bërë hapa të konsiderueshëm në procesin e kalimit në prodhimin 7nm dhe 5nm, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me investimin në teknologji të reja dhe pajisjen e fabrikave për prodhim në 5nm. TSMC e ka bërë këtë hap për shkak të pritjeve të larta të industrisë prej 5nm në vitin e ardhshëm dhe tregut agresiv 5G, shkruan KOHA Ditore.

TSMC parashikon që tregu 5G gjatë vitit të ardhshëm do të marrë hov të plotë, ndërsa modemët 5G në pajisje kërkojnë shumë fuqi, kështu që kalimi në procesin e prodhimit 5nm është i nevojshëm për ta ruajtur efikasitetin e çipit.

@Koha.

Continue Reading

Desktop

Intel nxjerr në shitje SSD-të e para Optane !

Image result for intel optane ssd

Image result for intel optane ssd

Gamer-at dhe entuziastët e kompjuterave presin prej kohësh mbërritjen e teknologjisë Intel Optane e cila rrit potencialin dhe performancën e SSD-ve deri në atë pikë sa të përdoret edhe si memorie shtesë për një RAM normal.

Deri tani përdoruesit kanë shtënë në duar këtë teknologjisë vetëm si akselerator sistemi i cili funksionon me hardisqet aktuale ndërsa Intel ishte fokusuar kryesisht në qendrat e të dhënave.

Por e gjitha kjo ndryshon me debutimin e linjës Optane SSD 900P të cilët janë dizajnuar për kompjuterat desktop dhe kompjuterat e punës së sipërmarrjeve.

Të disponueshëm në 280GB dhe 480GB, SSD-të e reja vinë me U.2 dhe HHHL. Me teknologjinë 3D XPoint, Optane premton shpejtësi 7 herë më të larta sesa SSD-të NVMe.

Sipas Intel këto SSD kanë shpejtësi leximi prej 2500MB/s dhe shkrimi 2000MB/s.

Megjithatë ato nuk janë pa të meta. Ata vinë me një garanci 5 vjeçare dhe konsumojnë më shumë fuqi se rivalët.

Modeli 280GB do të kushtojë 389 dollar ndërsa modeli 480GB plot 599 dollar. Ato janë në shitje nga data 27 Tetor.

Continue Reading

Desktop

Microsoft prezanton Classic Intellimouse

Image result for microsoft classic intellimouse

Microsoft Intellimouse ishte simbol për inovacion që nga prezantimi i tij në vitin 1996, ndërsa përfundoi në vitin 2012.

Por, Microsoft vendosi që serinë Intellimouse ta ringjallë në formën e modelit Microsoft Classic Intellimouse.

“Microsoft Classic Intellimouse i ri, sjell përmirësimet moderne të fansave të këtij miu. Funksionet, të cilat fansat i dëshirojnë në origjinal janë edhe më tej këtu – tastiera, pamja klasike, si dhe lidhja me kabllon USB”, thekson Microsoft.

Microsoft Classic Intellimouse arrin me sensorin 3200 DPI, tri tastiera, teknologjinë Microsoft BlueTrack dhe dizajnin e stilizuar dhe unik sipas mostrës së miut klasik të Microsoft.

Çmimi i “miut” është mbi 40 dollarë. Microsoft ende nuk ka bërë të ditur datën e daljes në treg të Classic Intellimouse.

Continue Reading

Trending