Connect with us

Ekskluzive

Microsoft Albania organizon më 28 Mars në Tiranë konferencën REFRESH IT

Microsoft Albania organizon më 28 Mars në Tiranë konferencën REFRESH IT

Ditën e Mërkure me datë 28 Mars 2018 ora 9:00 pranë TiranaBusiness Park mbahet konferenca REFRESH IT e dedikuar për CIO & CSO, IT managers, Digital advisors, Solution Architects, IT experts & developers (ne sektorin privat apo public.)

Ky është eventi më i madh i Microsoft drejtuar komunitetit të IT në vendin tonë me folës ekspertë të Microsoft me shumë eksperiencë në rajon, fokusuar mbi çeshtje me interes për biznesin.

Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth zgjidhjeve teknologjike më të fundit si dhe një mundësi për të biseduar me ekspertë të Microsoft si dhe me një rrjet të gjerë të partnerëve lokalë të Microsoft të cilët mund t’ju vijnë në ndihmë për të përshpejtuar transformimin në biznesin tuaj.

Regjistrohuni këtu! . Hyrja falas për të gjithë të regjistruarit. Vendet janë të limituara…

Tanimë të gjithë jemi të vetëdijshëm se si transformimi dixhital ka vendosur të gjithë botën e biznesit në një nevojë të vazhdueshme për rritje të efiçencës, për të ndërtuar produkte të reja, apo për të riprojektuar modelet e biznesit për t’ju përgjigjur një kërkese në rritje të klientëve për produkte dhe shërbime të thjeshta, të personalizuara si dhe për të përballuar një konkurencë gjithnjë e në rritje në realitetin e ri dixhital.

I gjithë ky intensitet i lartë ndryshimesh e vendos departamentin e IT në një pozicion tepër strategjik për biznesin, gjë e cila në të njëjtën kohë shtron dhe nevojën imediate që IT t’i orientojë kapacitetet drejt aplikimit të zgjidhjeve të avancuara, inovatore, të thjeshta, të sigurta, pra të largohet nga implementimi dhe mirëmbajtja e teknologjisë.

Microsoft gjithashtu është i ndërgjegjshëm për presionin në rritje drejt IT për mobilitet, akses nga kudo dhe në çdo pajisje dhe në të njëjtën kohë rritjen e sigurisë së informacionit, mundësi analizimi më të detajuar të të dhënave rreth klientëve për të ofruar shërbime të personalizuara që do të kërkonte aplikimin e metodave të avancuara të analizës si machine learning apo artificial intelligence, apo metoda të thjeshta dhe të sigurta të ndarjes së informacionit me palët e treta dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kërkesave të reja të legjislacionit mbi privatësinë (Rregullorja e re në EU – GDPR).

Për të realizuar të gjitha këto, bëhet tepër e vështirë ose e pamundur në rrethanat kur IT në shumicën e bizneseve shqiptare operon me burime njerëzore tepër të limituara.

Në misionin “për të ndihmuar çdo person dhe organizatë në planet të arrijë më shumë” Microsoft ka investuar shumë në ndërtimin e produkteve dhe zgjidhjeve që do t’ju ndihmonjnë ju dhe biznesin tuaj në realizimin e këtyre objektivave. Për këtë arsye do të organizojmë këtë konferencë me fokus tek zgjidhjet teknologjike që Microsoft ofron aktualisht dhe që mund të adresojnë nevojat e IT dhe të biznesit.

Në këtë konferencë do të shpaloset një panoramë e zgjeruar e platformave dhe zgjidhjeve Microsoft, të cilat adresojnë aspekte të ndryshme të nevojave të biznesit si dhe zgjidhje inovatore që do të ndihmonin IT për zgjerimin e kapaciteteve në Hybrid Cloud, monitorimin dhe menaxhimin e sistemeve të ndryshme.

*Eventi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending