Connect with us

Ekskluzive

Mes emocionesh dhe surprizash hapet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards

Mes emocionesh dhe surprizash hapet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards

Ditën e Premte më datë 2 Shkurt shtëpia Botuese ICTSmedia hapi për vitin e gjashtë me radhë konkursin mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit në kërkim të shqiptarëve të suksesshëm në ICT.

Në këtë aktivitet hapës nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z Erion Veliaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, profesionistë të IT-së, novatorë dhe të rinj të komunitetit të teknologjisë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së.

“Sot fillojmë rrugëtimin jo vetëm të një eventi por një seri takimesh maratonë përgjatë tre muajsh që stafi do të organizojë në qendrat inovative, inkubatorë, universitete etj,” tha bashkëorganizatori i Albanian ICT Awards në fjalën e tij përshëndetëse Kushtrim Shala.

Ai shpalli të hapur konkursin në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Femra në ICT dhe ICT Shërbimi Publik i Vitit.

“Një nga aktivitetet më të bukura në Tiranë që tregon sesa serioz jemi. Shumë pak veta kanë durim që të bëjnë këtë punë çdo vit dhe do një kurajo dhe energji të brendshme,” tha kryetari i bashkisë Veliaj gjatë fjalës së tij të rastit për ICT Awards.

Gjatë mbrëmjes ai zbuloi një surprizë për komunitetin e ICT Awards kur tha se bashkia kishte marrë vendimin për të kthyer Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT-së në rajon.

Valdrin Luka, Ministër për Zhvillimin Ekonomik, përgëzoi ICT Awards për punën e bërë. Ai tha se transformimi dixhital është objektiv kryesor për ne.

“Krahas politikave lehtësuese, në Kosovë jemi duke investuar 50 milion euro në infrastruktura dhe pas 2 vitesh rreth 90% e territorit do të mbulohet me fibër optike,” vijoi Ai.

I pranishëm në aktivitet, përfaqësuesi i një prej sponsorëve tradicionalë që nga edicioni i parë i ICT Awards, Ardian Alaj, bëri me dije se së shpejti Tirana do të kishte ATM-në e saj të parë të monedhës kriptografike Bitcoin, një lajm surprizë për komunitetin teknologjik shqiptarë.

Histori modeste që falë këmbënguljes kthehen në ikona

Fundin e aktivitetit e zuri një panel diskutimi me disa prej historive të suksesit në ICT Awards ndër vite.

Të pranishëm në këtë panel ishin Mërgim Cahani, themelues i motorit më të madh të kërkimit shqiptar Gjirafa.com, Albi Zhulali, themelues i platformës së menaxhimit të hoteleve Softmogul, Genti Selenica, themelues i aplikacionit “Food Delivery” Baboon dhe themeluesja e Girls Coding Kosova Blerta Thaçi.

Mobilitetit i Vitit në edicionin e 5-të Softmogul premtoi integrimin e bitcoin krahas pagesave në Cash, Apple Pay, Android Pay dhe teknologjive më të fundit të cilat i ofron prej kohësh. Investimi prej 2 milion dollarësh është më i madhi dhënë një startupi shqiptar sipas Albi Zhulali. Bisedimet me disa hotele të mëdha në Itali, Francë dhe Amerikë, që pritet të finalizohen brenda gjysmës së parë të 2018-ës kishin filluar. Kjo platformë ka përpunuar mbi 1 milion dollarë transaksione deri më sot.

Baboon, Mobiliteti i Vitit në edicionin e 4-t jo vetëm që ka shërbyer si platformë “Food Delivery” por edhe ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe ushqimit falë sistemit të vlerësimeve. Mbi 100 mijë shkarkime në të dy platformat dhe 25 mijë klientë besnikë. Përmes Baboon janë kryer porosi me vlerë mbi 1 milion dollarë.

Inovacioni i Vitit në edicionin e 3-të tha se vizioni ka qenë të ndërtonin dhe zhvillonin ekonominë e internetit në Shqipëri. Gjirafa50, Gjirafa Hall janë disa prej produkteve të reja. Një produkt i ri në punim është një program i inteligjencës artificiale për gjuhën shqipe. Përgjatë 2018-ës priten zgjerime të burimeve njerëzore në Tiranë dhe Shkup.

Nisma e Femrës së Vitit në edicionin e 5-të është një organizatë jo qeveritare me synimin e ndërtimit të trekëndëshit magjik mes teknologjisë, qeverisë dhe rinisë. Bashkëpunimet vijojnë me një sërë institucionesh shtetërore si Policia, Ministria e Punëve të Brendshme, Oda Ekonomike etj. E gjitha kjo bëhet për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës mes institucioneve dhe qytetarëve.

Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në vend, aktorëve më seriozë të fushës së biznesit, komunitetit e deri në qeveri, ku vetëm një vit më parë nderohet nga Kryeministri i Shqipërisë me Çmimin Bleta e Artë.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Vodafone dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentë, novatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Foto-Galeri nga hapja e edicionit të 6-të të Albanian ICT Awards: http://bit.ly/2DXtnA2

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending