Connect with us

Ekskluzive

Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

A dini të bëni dallimin mes megabit (Mb) dhe megabajt (MB)? Ndërsa të dy janë të ngjashëm në shqiptim, në të vërtetë janë shumë ndryshe.

Dhe të dy janë po aq të rëndësishëm sepse përcaktojnë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave siç është rasti i shpejtësisë së internetit apo madhësinë e pajisjeve për ruajtjen e të dhënave si hardisqet.

Megjithatë konfuzioni nuk mungon ndërsa sot ne do të shpjegojmë se ku ndryshojnë këto dy terma jetikë në botën e sotshme të internetit.

Çfarë është një Megabit dhe një Megabajt?

Së pari duhet të mësojmë sesi ka filluar çdo gjë. Një bit është një shifër binare të dhënash të kompjuterizuara. Tetë bite prodhojnë një bajt. Një megabit përmbajnë 1 milion bite dhe 8 megabit bëjnë një megabajt.

Madhësia e hardisqeve apo pajisjeve të ruajtjes së të dhënave përcaktohet në “bajt” kurse “bit” përdoret për përcaktimin e shpejtësisë së internetit.

Njerëzit janë më të njohur me termat gigabajt (GB) apo edhe terabajt (TB) për shkak se përcaktojnë sasinë e të dhënave. Një gigabajt përmban 1,000 megabajt dhe një terabajt plot 1,000 gigabajt.

Cili është ndryshimi mes shkurtesave?

Inicialet, ose shkurtesat, janë shumë të rëndësishme për të bërë dallimin mes tyre. Duke qenë se megabit është një njësi matëse më e vogël sesa një megabajt, shoqërohet nga gërma e vogël “b” dhe shkurtimisht emërohet “Mb.”

Megabajt është njësi matese më e madhe dhe në këtë rast “b” e vogël bëhet kapitale, pra “MB.”

V

Të dy, megabit dhe megabajt, përdoren për të përcaktuar shpejtësinë e transmetimit të të dhënave mes hardisqeve apo në internet.

Kur flasim për shpejtësinë e transferimit të të dhënave mes dy pajisjeve të memories, mund të përdoren të dyja “Mb” dhe “MB” edhe pse kjo e fundit është forma më e zakonshme.

Për matjen e shpejtësisë së internetit përdoret “Mb” ose “MB” e kombinuar me kohën që duhet për transferimin e të dhënave në sekonda dhe merr shkurtesën “Mbps” ose “MBps” ku “ps” do të thotë “për sekond.”

Gjithashtu “Mbps” përdoret në të shumtën e rasteve edhe nga ofruesit e internetit “ISP-të.” Asnjë kompani nuk shet internet “6.2 MBps” por “50 Mbps.”

Pse është e rëndësishme dallimi mes dy termave?

Të gjithë kemi nevojë për internetin në shtëpi dhe si rezultat për kompanitë si ALBtelecom, ABCom, IPKO, Kujtesa, PTK, Tring etj.

Zakonisht në reklamat e ofrimit të internetit ato japin shpejtësi si “deri në 50Mbps” ose “deri në 100Mbps.” Kjo është me rëndësi sepse duhet të dini për çfarë paguani.

Ju mund të mendoni se 100Mbps është një super shpejtësi interneti por mbase e keni gabim sepse nuk duhet të prisni shkarkimin nga interneti me shpejtësi 100MB. Pra 100Mbps është tjetër gjë, dhe 100MBps është tjetër gjë.

ISP shesin “deri në 100Mbps” që përkthehet 100 megabit për sekond dhe jo 100 megabajt për sekond.

Me një internet 100Mbps ju mund të shkarkoni jo më shumë se 12.5MBps. këtë shifër e merrni duke përpjestuar me 8 sepse 8bit bëjnë një megabit.

Ne kemi një internet me shpejtësi 50Mbps në shtëpi dhe nuk shkarkojmë dot më shumë se 6.2MBps.

Blerja e një hardisku të ri

Nga ISP tani shkojmë tek pajisjet e ruajtjes së të dhënave. Nëse po kërkoni një hardisk të ri ajo që ka rëndësi tani është megabajt (MB) i cili përcakton edhe kapacitetin e tij.

Kur doni të blini një të tillë mund të gjeni kapacitete si 256GB, 500GB, 750GB, 1TB, 2TB e etj. Këto numra përkthehen në 256000MB, 500000MB, 750000MB, 1000000MB dhe 2000000MB.

Duke qenë se 1TB ëhstë 100GB i bie që të jetë 1000000MB. Formula për të mësuar kapacitetin në megabajt përllogaritet duke shumëzuar një gigabajt (GB) me 1000.

Megabajt (MB) dhe Megabit (Mb) nuk janë e njëjta gjë

Ende këto dy terma do të shkaktojnë konfuzion duke menduar. Mos harroni megabit(Mb) do ta gjeni tek kompanitë e internetit ndërsa megabajt (MB) për çdo pajisje memorie si USB, CD, DVD, HDD, SSD, RAM etj. /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending