Connect with us

Ekskluzive

Mediat dhe Facebook, fundi i një dashurie që duhet të kishte marrë fund kohë më parë

Mediat dhe Facebook, fundi i një dashurie që duhet të kishte marrë fund kohë më parë

Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh.

Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në mënyrë radikale vlerën e reklamave digjitale, nga e cila varet tashmë mbijetesa e mjeteve të informimit. Ka ndikuar thellë në zakonet e leximit të lexuesve të tij, pra kavieve të laboratorit të eksperimentit të tij të madh, duke i manipuluar në mënyrë konstante dhe duke i ushqyer me një fluks të vazhdueshëm “llozhurash”, për t’i bërë të qëndrojnë më shumë në faqe. Në një farë mënyre ka dëmtuar edhe demokracinë në SHBA, duke bërë sikur asgjë nuk po ndodhte, ndërkohë që një armik i huaj përdorte platformën e tij për të krijuar një instrument efiçient, për të përhapur gënjeshtra dhe propagandë politike. Dhe tani, me vendimin për të hequr një pjesë të mirë të lajmeve nga newsfeed, ka vendosur të pështjellojë edhe faqen e vet.

Ky transformim radikal është një pranim i humbjes. Në një pikë të caktuar të ngjitjes së rrjetit social, që ka më shumë se dy miliard përdorues, Zuckerbergut do i ketë ardhur një zbulesë: në këtë moment, Facebook është botuesi më i madh në botë. Në fillim ishte e qartë për të gjithë, përveç se për Facebook, që ndoshta ka bërë gjoja sikur nuk kuptonte. Kompania përshkruhet si një instrument i thjeshtë dhe këmbëngul se nuk ka asnjë rol në organizimin e lajmeve që përhap – a thua nuk ishte duke imponuar vlera e veta në newsfeed, a thua nuk po impononte një hierarki për gjërat që donte të shfaqte. Ky pozicion, që donte të theksonte neutralitetin e Fejsbukut, nuk mund të qëndrojë përballë një analize të vëmendshme. Dhe pas zgjedhjes së Donald Trump, analiza të tilla ka patur shumë.
Por Zuckerbergu ka shfrytëzuar gjithmonë kapacitetin për të transformuar faqen, kur është momenti. Menjëherë pas zgjedhjeve, përballë kritikave shumë të forta, Facebook ndryshoi strategji. Filloi të sillet sikur të donte të merrte përgjegjësi, dhe bëri të besohet se do të ndryshonte algoritmet e veta, për të zgjedhur më me kujdes përmbajtjen që do të shfaqte. Do të fillonte duke ndarë lajmet e rreme nga realiteti.

Bëhej fjalë për një ndryshim të rekomandueshëm të politikave të tij. Lajmet e rreme janë një plagë e vërtetë, kështu që, kishte kuptim që Facebook të merrej seriozisht. Por kishte një rrezik evident, në faktin që Fejsbuku sillej si një gazetë. Facebook boton opinionet e përdoruesve të vet, dhe nuk është e thjeshtë të gjykosh në mënyrë objektive opinionet. Askush nuk dëshiron të besojë se po përhap lajme të rreme. Dhe Facebook nuk ka interes t’u thotë përdoruesve të tij besnikë, se zjedhjet e tyre politike bazohen në gënjeshtra dhe broçkulla.

Por Facebook kishte edhe një tjetër problem. Kompania thotë se misioni i saj është që të shtojë komunikimin në botë. Fakti është që, bota është e mbushur me shtete autoritare. Nëse do të fillonte të seleksiononte opinionit dhe të hiqte përmbajtje mbi bazën e besueshmërisë, do të humbiste mbrojtjen e vet parësore kundër presionit të diktaturave. Qeveritë do të donin që Facebook t’i jepte fund disa bisedave të rrezikshme. Por Facebook u rezistoi këtyre presioneve, në emër të neutralitetit. Një ndryshim i politikave të tij, marrja e përgjegjësive të reja, do u jepte krerëve më të këqinj të shteteve në botë, shansin për t’i kërkuar Facebook-ut që të eleminonte “gënjeshtrat” që përhapen prej disidentëve.
Nuk ka mënyrë për të fshirë dëmet që Facebook ka bërë në vitet e fundit. E megjithatë, Mark Zuckerberg ka marrë një vendim: të rikthejë kompaninë e tij në origjinë, një rrjet social pa përmbajtje gazetareske dhe propagandë politike. Facebook do të rikthehet të merret mbi të gjitha, me vuajtjen që provokon banaliteti i pushimeve tona, mediokriteti relativ i bijve tanë, dhe do të na shtyjë të ndajmë gjithnjë e më shumë informacione private. Por kostoja sociale e ankthit që shkakton Facebook, është më e ulët se sa kostoja politike që buron nga një informacion i filtruar.

Zuckerbergu do e konsiderojë të padrejtë, që të mos marrë të gjithë elozhet që ai mendon se meriton. Në ditët e adhshme do të jetë shënjestra e mjeteve të informimit. Shumëkush do të dënojë aktin kapriçioz të vendimit të tij. Dhe disa prej këtyre kritikave do të përmbajnë një pjesë të së vërtetës.

Facebook ka inkurajuar mjetet e informimit që të jenë të varura nga platforma. Kur u propozoi që të përdorin Instant Articles, ato e bënë. Kur i inkurajoi të prodhojnë video, e bënë, duke përdorur para për këtë qëllim. Dhe tani, pasi shfrytëzoi besimin e tyre, Facebook u kthen shpinën. Duke i dhënë më pak hapësirë gazetarisë në newsfeed, do të reduktojë ndjeshëm trafikun dhe paratë drejt mjeteve të informimit.
Për mediat do të jetë një goditje e fortë, por do të jetë edhe një gjë e mirë. Dhe në një farë kuptimi, shtypi është i vetëdijshëm. Mbulimi armiqësor ndaj Silicon Valleyt në këta muajt e fundit është refleks i një lloj psikodrame. Për vite të tërë gazetat kanë qenë të varura nga Facebook dhe Google, pa shfaqur shumë pendesë. Me zgjedhjen e Trumpit, i gjithë zemërimi që për një kohë të gjatë ishte orientuar tek gazetat, gjeti një valvul shfryrjeje. Papritur, ishte e pranueshme t’i turreshin Facebook-ut dhe Google.

Por në vend që të hidhen sërish kundër Facebook, mjetet e informimit duhet ta falënderojnë. Facebook sapo u bëri një nder të madh. I detyroi të pranojnë faktin se reklamat dhe trafiku në internet nuk do të mbajnë kurrë gazetarinë, mbi të gjitha nëse ai trafik vjen nga kompani që duan të mbajnë për vete të gjitha paratë që vijnë nga reklamat. Gazetat nuk mund ta ndryshojnë këtë realitet, por nuk duan të bëjnë përpjekjet që burojnë nga ky tranzicion. Dhe kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja për të shfrytëzuar Facebook-un, që të kenë më shumë dukshmëri. Tani Zuckerbergu e përmbysi edhe këtë, duke i çliruar mjetet e informimit nga një iluzion, prej të cilit duhej të kishin hequr dorë shumë kohë më parë. / Burimi: The Atlantic – Bota.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending