Connect with us

Ekskluzive

Më 21 Dhjetor Zerobyte organizon në Tiranë konferencën “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët”

Më 21 Dhjetor Zerobyte organizon në Tiranë konferencën “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët”

Më 21 Dhjetor 2019 në ambientet e hotelit Tirana International, organizohet nga Zerobyte konferenca me në fokus sigurinë kibernetike titulluar “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët.”

Zer0byte a.k.a 0byte është një ekip i pavarur dhe i dedikuar Hakimit Etik (Ethical Hacking), i cili synon ngritjen e një strukture të ngjashme me RedTeam në Shqipëri. Qëllimi ekipit është promovimi i sigurisë kibernetike në Shqipëri duke mbajtur konferenca/workshope/takime rreth çështjeve të sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet qeveritare apo private.

Për audiencën prezantimet do jenë me demonstrime live të Hakimit Etik. Këto të fundit janë kërcënime qe prekin përditë sigurinë kibernetike dhe nëpërmjet konferencës pjesëmarrësit do të mësojnë sesi të mbrohen prej tyre.

Demonstrimet live që do të prezantohen janë:

Florian Kunushevci – “The Road to Bug Hunting”

Floriani është një hulumtues i sigurisë kibernetike (Offensive Security Certified Professional-OSCP) nga Kosova, i cili ka punuar si Penetration Testing tek kompania Gjirafa. Ka ndihmuar mbi 34 kompani në mbarë botën duke u ekspozuar pikat e dobëta të sistemeve të tyre, të tilla si: Microsoft, Apple, Adobe, BMW, Audi, Daimler AG, Deutsche Telekom, Github, Nokia, Skype.

Nour El Din Hussein – “Artificial Intelligence in Practise: Trends in Business and Government”

Prej më shumë se një dekadë përvojë lidershipi në të gjithë Europën dhe MEA Tech Market, Nour El Din është Këshilltar i Rritjes për shtresat e teknologjisë, mësues teknik dhe orator motivues për më shumë se 6.000 orë në të folur publike, trajnime, konferenca dhe workshope. Ai ka mbajtur një larmi rolesh në të gjithë Zhvillimin Strategjik të Produkteve, Rritjen e Hakimit, Menaxhimin ku ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Egjipt.

Gjithashtu Nour është trajner për start – ups që kanë premisa për rritje dhe zhvillim. Ai merret kryesisht me operacionet dhe strategjitë e përshkallëzimit të produktit dhe procesit të tyre. Ai është anëtar i bordit të Exito Properties dhe 1-Billion Africa.

Duke qenë se Nour jep një larmi fjalimesh publike, ai edhe moderon panelet rreth çështjeve, tendencave ose teknologjive globale. Ka zhvilluar fjalime dhe prezantime në më shumë se 40 vende nëpër botë me audiencë deri në 5,000 pjesëmarrës.

Suljot Gjoka (Zer0byte) – “Malware Analysis”

Suljoti është një Penetration Tester me eksperience 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike dhe InfoSec. Ai ka arritur të testojë dhe të sigurojë rrjetin e shumë kompanive apo bizneseve prej sulmeve kibernetike. Ka aftesi shumë të mira në programim dhe ka kontribuar në shumë projekte në Github që lidhen me programe të sigurisë kibernetike.

Kleiton Kurti (Zer0byte) – “Wireless Security Pentesting”

Kleiton është gjithashtu një Penetration Tester me eksperience 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike. Së fundmi, merr pjesë në kompeticionet që zhvillohen në Austri për këtë fushë dhe ka krijuar disa programe që lidhen më Web Security dhe Bug Hunting për të treguar sesa të pasigurta janë sistemet dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e të dhënave.

Elio Pashaj (Zer0byte) – “Covert Channel – The hidden network”

Elio ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Prej mese 6 vitesh punon në sektorin e IT-se. Më konkretisht në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe menaxhon Blockchain Western Balkans. Ka punuar me projekte qeveritare në fushën e sigurisë kibernetike. Synon ngritjen e një ekipi RedTeam në Shqipëri.

Tarifa e pjesëmarrjes është 10 EURO dhe përfshin:

  • Sesionet formale dhe informale
  • Demostrimet live të Hakimit Etik
  • Snack
  • Certifikata e pjesëmarrjes

Për të marrë pjesë në konference mund të plotësoni linkun: https://bit.ly/2OTeQYA ose të regjistroheni ne Eventbrite https://www.eventbrite.com/e/ dhe të bëni pagesën duke blerë biletën (nr kontakti 0676041015) ose përmes llogarisë së Zer0byte në Bankën Raiffeissen në Numrin e Llogarisë: 0011023901 ose IBAN: AL57202111230000000011023901. PCWorld Albanian dhe ICTSmedia janë mbështetës mediatikë të kësaj konference.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending