Connect with us

Ekskluzive

Lufta e së ardhmes, të ndalen robotët vrasës?

Lufta e së ardhmes, të ndalen robotët vrasës?

Robotët mund të vendosin për jetë apo vdekje në luftën e së ardhmes pa dorën e njeriut. Zhvillimi i armëve autonome po ecën me temp të shpejtë.

Në Gjenevë po diskutohet sërish për ndalimin e tyre. Me një zukamë të fortë minidronet vijnë vërdallë në sallën e leksioneve dhe bien mbi studentët që i godasin në ballë. Kjo skenë shihet në një film të përgatitur nga kundërshtarët e armëve autonome në një videoportal të You Tube-t.

Dronet më të vogla se një pjatë i identifikojnë viktimat e tyre me anë të algoritmeve. Nëse e kanë fiksuar objektivin nuk ka më shpëtim. Të dhënat këto minidrone të lidhura në disa rrjete i marrin nga rrjetet sociale. Ato vrasin vetëm ata njerëz që kanë shpërndarë një video kritike – ky është subjekti i historisë.

Gjithçka science-fiction?

Titulli i filmit me metrazh të shkurtër “Slaughterbots” është klikuar më shumë se dy milionë e gjysmë herë nga publikimi i tij në nëntor 2017. Gjithçka vetëm science fiction, haluçinacione të njerëzve të frikësuar? Në asnjë rast, mendon Thomas Küchenmeister, që angazhohet për ndalimin e sistemeve të armëve autonome.

“Hapi deri aty është shumë i vogël”. Küchenmeister është kryetar i “Facing Finance”, një organizate gjermane, pjesëtare e fushatës ndërkombëtare “Stop Killer Robots”. Ai viziton panaire të armëve dhe bisedon me prodhuesit e tyre. Armë me një autonomi të caktuar ka edhe sot, për shembull raketat që kërkojnë në mënyrë të pavarur objektivat e mundshme dhe vendosin vetë, se cilin mund të shkatërrojnë. Kryesisht ato komandohen nga njerëzit, por për sulmin konkret nuk ka ushtarë që jep urdhrin, shpesh ai as nuk mund ta ndalë raketën.

Në konflikt me të drejtën ndërkombëtare

Sipas Küchenmeister kjo është “tejet problematike”. “Një armë e tillë nuk mund të bëjë dallimin mes një automjeti ushtarak apo civil.” Por pikërisht këtë e kërkon e drejta ndërkombëtare, një nga rregullat bazë të së drejtës ndërkombëtare të vlefshme në kohë lufte. Ajo i detyron palët në konflikt për mbrojtjen sa më të mirë të civilëve dhe ndërtesave civile.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i përcakton armët autonome si armë që e kërkojnë vetë, e zgjedhin dhe sulmojnë apo shkatërrojnë vetë një objektiv të caktuar. Pikërisht këtu është problemi, thotë Küchenmeister. Çfarë ndodh, nëse në përzgjedhjen e pavarur kjo armë shkatërron jo vetëm armët kundërshtare por vret edhe civilë? “Ne nuk mund t’i injektojmë këtyre armëve chip-a me të drejtën ndërkombëtare”, thotë eksperti.

Inteligjenca artificiale në industrinë e armëve

Rritja e ndjeshme e shkallës së autonomisë të sistemeve të armatimit ka të bëjë me progresin e shpejtë të inteligjencës artificiale. Ndërkohë makineritë janë të afta të mësojnë dhe përpunojnë përvojat përmes rrjeteve neuronale artificiale si truri njerëzor. Industria e armëve e përdor këtë: Armët bëhen më eficiente, më të shpejta, në një kohë që rreziku për ushtarët ulet.

Kjo është pikërisht ajo çfarë kërkojnë ushtritë. Por kufijtë janë të lëvizshëm: Edhe nëse një robot që kërkon në mënyrë të pavarur minat është i pranueshëm, ai robot që kërkon pa kontroll njerëzit, i identifikon dhe qëllon mbi ta është një rast për të drejtën ndërkombëtare.

Por si mund të zbatohet e drejta ndërkombëtare për armë të tilla? Për këtë debatohet në Gjenevë në konferencën për armët autonome mbi bazën e “Konventës Ndërkombëtare të Armëve Konventionale”, ku marrin pjesë më shumë se 70 vende, organizata joqeveritare dhe ekspertë. Fillimisht kur këto bisedime filluan në vitin 2017 ishin informale, por nga viti i kaluar ato janë kthyer në negociata zyrtare. Objekti i diskutimit të konferencës në Gjenevë nga 27-31 gusht janë sistemet vdekjeprurëse të armëve autonome. Bashkësia ndërkombëtare është e ndarë në përkrahës që janë kundër ndalimit të armëve autonome, kundërshtarë të tyre, si edhe vende si Gjermania e Franca që duan të ndjekin një rrugë të mesme.

“Ai sundon botën”

Kundër ndalimit të armëve të tilla argumentojnë vende që investojnë shuma të mëdha për përdorimin ushtarak të inteligjencës artificiale, si SHBA, Izraeli, Rusia dhe Britania e Madhe. Presidenti rus, Vladimir Putin para nxënësve në shtator 2017 u shpreh, se kush është lider në inteligjencën artificiale ai sundon botën.

Qeveria amerikane madje i paraqet këto armë në një afond pozitiv. Delegacioni amerikan në takimin e fundit për këtë temë në Gjenevë u shpreh se armë të tilla ndikojnë në më pak viktima civile dhe “dëme kolaterale”. Nëse një ushtar turbullohet nga tërësia e informacioneve në një fushë luftimi, kompjuteri mbetet i fokusuar dhe bën më pak gabime. Amerikanët kërkojnë mosstigmatizimin e sistemeve të armëve autonome.

Ndalimi i armëve autonome

Vetëm 26 vende kërkojnë ndalimin me detyrim të përdorimit të armëve autonome dhe mirëpriten për këtë nga shoqëria civile. Më shumë se 230 organizata dhe 3000 persona civilë kanë nënshkruar një peticion kundër armëve të tilla. Mes tyre edhe kreu i Teslas, dhe lider në fushën e inteligjencës artificiale, Elon Musk. Vendimi për të eliminuar një njeri nuk duhet t’i lihet asnjëherë asnjë kompjuteri.

Gjermania aktualisht nuk e mbështet përhapjen e armëve të tilla. Por të kërkosh direkt ndalimin e tyre, për diplomatët gjermanë është e gabuar, frontet janë shumë ndara. Bashkë me Francën ajo ndjek një rrugë të mesme. Si hap të parë qeveria gjermane kërkon një deklaratë politike, e cila më vonë duhet të mbështetet nga një kod sjelljeje ushtarake dhe në hapin e fundit një marrëveshje ndalimi. Në këtë qëndrim disa hapësh, diplomatët gjermanë shohin një shans për kalimin e diferencave të mëdha.

Koha nuk pret. Diplomatët dhe aktivistët janë të një mendimi. Edhe informaticieni i njohur amerikan, Stuart Rusell, i cili hulumton në këtë fushë prej 35 vitesh dhe kishte idenë për filmin “Slaughterbots”, thote se ende mund të pengohet një skenar i tillë, “por dritarja e kohës po mbyllet shpejt.” Nëse bisedimet e këtyre ditëve në Gjenevë, nuk sjellin sukses, atëherë do të rritet presioni i shoqërisë civile, paralajmëron eksperti Küchenmeister (KJ).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending