Connect with us

Ekskluzive

Ledian Shera, aventura e të riut shqiptar nga themelimi i një startupi tek pjesëmarrja në TrepCamp në Luginën Silikonit

 

 

Ledian Shera, themeluesi i startupitWeAreAlbania, vjen në një intervistë me redaksinë e PCWorld Albanian.

WeAreAlbania është një uebsajt turistik i cili ndihmon turistët të mësojnë më shumë rreth Shqipërisë.

Synimi ishte njëuebsajt i cili ofron gjithë informacionin dhe shërbimet e nevojshme që i duhen një turisti apo dhe ndihmon bizneset shqiptare.

Së fundi ai është përzgjedhur për një trajnim tre javor në Luginën e Silikonit. I përzgjedhur në mesin e 20,000 aplikantëve, vetëm 350 prej tyre kanë patur fatin të jenë pjesë e TrepCamp ku Lediani do të asistohet nga mentorë dhe profesorë të Universitetit të Stanfordit gjatë periudhës së trajnimit.

Ai ndan me ne themelimin e WeAreAlbania dhe rrugëtimin drejt Luginës së Silikonit.

PCWA: A mund të na flasësh pak rreth vetes dhe edukimit?

Une jam 19 vjeç. Aktualisht studioj ne shkollën Harry Fultz, dega Biznes. Per te qene i sinqerte gjithe jeta ime ka qene e lidhur ngushte me sipërmarrjen. Qe ne moshën 10 vjeçare, nisa me shitjen e produkteve te zakonshme si dhe me një kureshtje shume te madhe ndaj biznesit. Gjithmonë kam provuar gjëra dhe startupe nga me te ndryshme dhe pa frike ndaj dështimit. Pasioni im me i madh akoma mbetet te jeta sipërmarrja dhe ndikimi i saj ne jeten tonë te përditshme.

PCWA: Na përshkruaj me pak fjalë themelimin e WeAreAlbania, eksperienca dhe vijimësia e këtij projekti?

WeAreAlbania lindi faktikisht ne nje udhëtim timin jashtë Shqipërisë dhe vura re një kureshtje mjaft te madhe nga te huajt dhe ne te njëjtën kohe mungese totale informacioni për vendin tone ne ate kohe. Ne kete mënyre lindi dhe ideja dhe nisa te punoja duke e bere dhe realitet si startupin tim te pare dhe pse ne nje moshe shume te vogël rreth 16 vjec. Aktualisht platforma nuk është funksionale, pasi po mendojmë nje ristrukturim te idesë.

PCWA: Cilat janë angazhimet e tjera të Ledianit?

Udhëtimet për trajnime apo shkëmbime rinore ne Ballkan dhe ne Evrope zëne një pjese te konsiderueshme te kohës. Jam shume krenar te shtoj se gjithashtu kam krijuar klubin e sipërmarrjes ne shkollën ku bej pjese aktualisht, me qellim nxitjen e sipërmarrjes dhe trajnimin e adoleshenteve ne ketë fushe. Gjithashtu jam folës ne konferenca tashme te shumta duke ndare eksperiencën time rreth sipërmarrjes dhe gjithashtu inspirimin e studenteve dhe gjimnazisteve nëpërmjet historisë sime.

PCWA: Pjesëmarrja në TrepCamp, si filloi?

Ne fillim me dukej e pabesueshme dhe gjithçka nisi si shaka ne momentin qe nisa aplikimin për te qene pjese e TrepCamp. Aplikimi kishte 3 faza dhe te them te drejtën ishte mjaft i vështire.
Pas 2 muajsh lajmërohem se aplikimi ka qene i suksesshëm dhe ishte nje arritje shume e madhe. Gjithsesi mbetet per tu pare sepse ka nje kosto relativisht te madhe rreth 5000$ dhe aktualisht jam ne kërkim te një sponsori ne mënyre qe te përfaqësoje Shqipërinë ne ketë trajnim.

PCWA: Cila është axhenda e këtij trajnimi dhe çfarë ofron për pjesëmarrësit?

Trep eshte nje program 3 javor, me qellim krijimin e startupeve qe kane impakt botëror dhe mentorimin e vazhdueshëm nga sipermarrës amerikan dhe ne agjende përfshihen vizitimi i kompanive me te medha ne bote si Google, Tesla, Cisco etj.

Në ditën e fundit realizohet demo day ku startupet e krijuara konkurrojnë për çmimin e madh.

PCWA: Kur dhe ku do të mbahet ky trajnim?

Ky trajnim realizohet ne: Sillicon Valley ne Korrik 2018.

PCWA: Cilat mendoni se janë sfidat dhe vështirësitë që hasin të rinjtë në Shqipëri me zhvillimin e ideve të tyre?

Një problem shume te madh une konsideroj mungesën e akseleratoreve. Jo me larg por Maqedonia është 10 here me shume e zhvilluar se ne ne këtë fushe.Problem tjetër është keqpërdorimi i atyre pak fondeve nga ato te rinj qe futen ne sipërmarrje thjesht për para. Për mua sipërmarrja ne radhe te pare është pasion e me pas para. Probleme qe unë i kam hasur shume gjate rrugëtimit me wearealbanian ishin gjetja e një ekipi te duhur gjë e cila është shume e rëndësishmen për startupet si dhe fondi fillestar qe duhet për te nisur rreth 5000-100000 euro për te bërë te mundur realizimin dhe përfundimin e shume gjerave me shpejt dhe ne mënyre me cilësore.

PCWA: Çfarë mendoni se mund të bëhet më mirë në këtë drejtim nisur nga eksperienca juaj?

Krijimi i sa me shume akseleratoreve qe ne fund te programit japin nje fond fillestar dhe bëhen aksioner ne startupe.

Krijimi i një komuniteti funksional me programues, designer, marketer apo profesione te nevojshme per startupet dhe te kete nje gare midis tyre, pra te dihet kush eshte me i miri dhe kush duhet per pune specifike.

Padyshim qe duhet me shume bashkëpunim midis nesh gjithë komunitetit pasi une besoj se garën se kemi me njeri tjetrin sepse Shqipëria është një treg i vogël garën e kemi me veten tone qe te arrijmë sa me shume prej nesh te kemi ide ndërkombëtare.

PCWA: Si e shihni të ardhmen tuaj pas TrepCamp?

Padyshim qe shume dyer do me hapeshin si dhe do kisha mundësi te vazhdoja idenë ne Sillicon Valley gje e cila do me lejonte qe vërtet te kisha një impakt te madh. Gjithsesi sfida e pare dhe me e rëndesishmja është gjetja e sponsorit për ta bere te mundur ketë enderr.
Faleminderit ju për intervistën! Ju uroj suksese ne punën tuaj! /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending