Connect with us

Ekskluzive

Kush është Dave Hakkens?

Mediat dhe kanalet të cilat i përcjellim në përditshmëri flasin pak për Dave Hakkens, por kush është ai dhe me çfarë merret në misionin tij jetësor? Hakkens është një inxhinier Holandez me një ëndërr të jashtëzakonshme.

Ju kujtohet idea Phonebloks? Një ide e cila shkoi viral mbrenda 24 orëve dhe për një javë arriti pëkrahës nga gjithë bota deri në 381 Milion njerëz. Më pas idea u pëlqye edhe nga Google e cila me blerjen e Motorola nisi udhën për të zhvilluar këtë ide. Megjithatë Google u dorëzua kundrejt neglizhencës së tregut, asnjë kompani tjetër nuk deshi të modularizonte pajisjet, zbulimet dhe komponentët e tyre.

 

Tani lind pyetja, pse Hakkens të jetë kaq i fiksuar në këtë ide kur askush nuk dëshiron të realizoj një marrëveshje të përbashkët. Pse kaq kokëfortë?

Përgjigja është se Dave Hakkens nuk i është vënë pas ëndrrës të bëhet multimilioneri apo miliarderi i ardhshëm, ai lufton për një botë më ekologjike. Me Phonebloks ai kishte synuar të reduktoj konsumin global të pajisjeve elektronike-plastike, që të mund të kursejmë në ri-prodhimin e tyre që të ndalim ndotjen e ajrit në nivelin global.

Por meqë kjo ide duket të jetë shumë e vështirë pasi edhe Google e ka braktisur këtë vizion, që të gjithë kemi supozuar se Dave Hakkens ka braktisur ëndrrën e vet. Kjo është pjesa ku ne gabojmë.

Dave Hakkens, tani i është futur një misioni global duke i kthyer plehërat në ar. Po po në vlerë të arit. Sot e gjithë bota e ka ngritur nivelin e konsumit plastik deri në 200%. Paisjet 3D Print, celularët, kompjuterët, laptopët dhe gjithë pajisjet me përbërje plastike me të mbaruar punën hudhen në mbeturina. Por vizionari Dave Hakkens dëshiroj që ato mbeturina të kthej në të mira materiale pa i dërguar në fabrikat e tyre respektive.

Në vitin 2013 Hakkens nis projektin Precious Plastic, ai vendosi që këtë ide të ndaj me njerëzit e interesuar për të përfituar dhe që ndajnë ideologjinë e përbashkët me Hakkens. Kjo ide nuk filloi me miliona investime dhe shitje aksionesh. Përkundrazi me pak mjete dhe pajisje ai filloi ripërpunimin e plastikës me buxhet ekonomik, ku filloi edhe të ndaj të gjithë instrukcionet inxhinierike se si secili anë e kënd botës të zhvilloj një pajisje të reciklimit të plastikës.

Pranë këtij postimi është punëtoria e Precious Plastic në Kisii të Kenya’s, Hakkens me këtë ka prezantuar se nuk duhet të investohen miliona që të ndalet ndotja e ambientit, e cila është një mënyrë proteste gjithashtu.

 

Shredder Machine

Dave Hakkens me Precious Plastic u mëson të gjithëve si të ndërtoni punëtorin tuaj për të ricikluar materiale plastike. Në instrukcionet e tij, mjeti i parë i puntorisë është Makina e copëtimit Shredder Machine e quan ai.

 

Extrusion Machine

Makina e radhës është makina e njerrjes. Kjo shrëben për kthimin e materialit të copëtuar në atë të përbashkët. Ku materiali i papërpunuar kthehet në plastikë në formën materialeve që 3D Printerët përdorin për furnizim. Për instrukcionet e Extrussion Machine klikoni këtu.

 

Injection Machine

Makina tjetër në radhë është ajo për prodhimin e objekteve nëse ju posedoni një kallëp dhe ju nevojitet ta mbushni ate me vrull teksa materiali i plastikës është i nxehtë dhe ju nevojitet të zbarkoni materialin në kallëp sa më shpejtë detajet, buxheti dhe instrukcionet e Injection Machine këtu.

 

Compression Machine

Siç mund të kuptohet edhe nga vet emri kjo është makina e kompresimit të plastikës, pra nëse do të prodhoni produkte me përbërje të ndendur të plastikës, makina kompresimit do të vihej në punëtorinë tuaj të reciklimit. Buxheti dhe instrukcionet e Compression Machine këtu.

 

 

Dave Hakkens u garanton se me një buxhet me më pak se 1000 Euro ju do te keni puntorin tuaj të radhës për riciklimin e plastikës. Pothuajse me të gjitha materialet e nevojshme për të punuar plotësisht në këtë drejtim. Ku ju do të filloni të fitoni para dhe të mbroni ndotjen e ambientit dhe të zvogloni nevojat e prodhimit të produkteve plastike.

 

Për fund kjo është ndërhyrja e fundit të Hakkens, ai me mjetet e fituara ndërtoi një punëtori mobile mbrenda një kontinijeri, ku nga komuniteti kërkon ta njoftojnë se ku ndodhen vendet e ndotura me mbeturina plastike. Më pas ai me kontinijerin e tij lëviz gjer në cak, mbledh të gjitha të hudhurat i përpunon, fiton dhe pastron ambientin në fjalë. Populli Holandez krenohen me inxhinierin dhe iniciativën e talentuar të Hakkens. Kjo shihet qartë në vizitat e tyre, ku e kan vizituar atë dhe kolegët e në muzeun e tyre të përkohshëm ne Rotterdam.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending