Connect with us

Ekskluzive

Kujdes, mos i postoni këto gjëra në Facebook

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i postoni në rrjetin social për shkak të sigurisë dhe privatësisë tuaj dhe gjithashtu duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.

1. Datën e plotë të ditëlindjes suaj apo të familjes

Të gjithëve na pëlqejnë urimet e ditëlindjeve nga miqtë tanë në Facebook. Kjo na bën të ndiheni më mirë duke e ditur se njerëzit kujtohen për ditët tona të veçanta dhe kujdesen që të na dedikojnë një urim special.

Problemi qëndron në faktin se kur ju listoni ditëlindjet tuaja jeni duke i dhënë hajdutëve 3-4 copëza të informacioneve personale që atyre u duhen për të vjedhur identitetin tuaj. Më e mira do të ishte që të mos e shfaqni fare datëlindjen, por nësenuk mundeni, të paktën lini pa bërë publik vitin e lindjes. Miqtë tuaj të vërtetë do ta dinë këtë informacion gjithsesi.

2. Statusin tuaj social

Nëse jeni në një marrëdhënie ose jo, më e mira do të ishte të mos bëni publike asgjë. Gjahtarët do të duan të dinë nëse ju jeni rishtazi ‘single’. E nëse ju e ndryshoni statusin social duke specifikuar ‘single’, kjo i jep atyre dritën e gjelbër që po kërkonin.

Kjo i lë gjithashtu atyre të kuptojnë se ju jeni vetëm në shtëpi, përsa kohë që partneri juaj nuk është më me ju. Më e mira e mundshme do të ishte ta lini të paplotësuar këtë të dhënë.

3. Vendndodhjen tuaj aktuale

Ka shumë njerëz që e dashurojnë opsionin e etiketimit në “Facebook”, që i lejon të tjerët të dinë se çfarë janë duke bërë ata 24/7. Problemi qëndron në faktin se më këtë ju sapo i keni thënë dikujt se jeni me pushime, udhëtim jashtë qytetit apo që thjesht nuk ndodheni në shtëpi.

Nëse shtoni akoma se sa zgjat udhëtimi juaj, ju i keni thënë hajdutit se sa kohë i duhet për të vjedhur shtëpinë tuaj. Idealja do të ishte që t’i hidhni fotot nga udhëtimi apo takimi që patët dhe të vendosni vendndodhjen kur të shkoni në shtëpi. I bëni xheloz ‘miqtë’ edhe në këtë formë!

4. Faktin se jeni vetëm në shtëpi

Është tmerrësisht e rëndësishme që prindërit të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të vendosin një status që janë vetëm në shtëpi.

Ne mendojmë se aksesin për të lexuar statusin tonë e kanë vetëm miqtë tanë, por në të vërtetë ne nuk e dimë me saktësi se kush po e lexon atë. Adresa e mikut tuaj mund të jetë vjedhur, ai mund ta ketë harruar atë hapur në ndonjë qendër interneti apo në telefonin e dikujt tjetër. Gjëja më e mirë është të mos publikoni asnjë status apo postim që nuk do donit ta lexonin të panjohurit.

5. Foto e fëmijëve tuaj duke etiketuar emrat e tyre

Ne i duam fëmijët tanë. Do të bënim gjithçka për t’i pasur ata të sigurt, por shumica e njerëzve postojnë qindra foto apo video të fëmijëve të tyre në “Facebook” pa e menduar dy herë. Madje shkojnë edhe më tej duke zëvendësuar foton tonë të profilit me një foto me fëmijët tanë. Me siguri 90% e prindërve postojnë emrin e plotë të fëmijës, datën e saktë dhe orën e lindjes ndërsa janë ende në spital, paslindjes.

Nuk po themi të hiqni apo të mos postoni asnjë foto të fëmijëve tuaj por nëse e bëni këtë të paktën hiqni të dhënat personale si emri i plotë apo datëlindja. Hiqni etiketimet nga fotot. Miqtë tuaj të vërtetë i dinë emrat e tyre gjithsesi. /albeu.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending