Connect with us

Ekskluzive

Konferenca dedikuar Marketingut Dixhital dhe Web-it

Konferenca dedikuar Marketingut Dixhital dhe Web-it

Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të tretë.

Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtare / Rajonalë dhe vendas.

Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të ekonomisë dixhitale në rritje, kjo konferencë mbledh së bashku shumë aktorë nga fusha të ndryshme që punojnë apo influencojnë këtë treg që në të ardhmen e afërt premton shumë.

Kompani apo brande të mëdha që kanë fokus tek transformimi dixhital, agjencitë e marketingut, ekspertë marketingu, inovacioni, zhvillimi, ICT, mobile, profesionistë të PR dhe Social Media janë pjesë përbërëse të audiencës.

AllWeb lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë e përvitshme e cila pasqyronte përmbajtje cilësore, folës fantastike dhe raste studimi të dobishme në një skenë të vetme, brenda një dite.
Një event unik ku ndërthuren thjeshtësisht perspektivat që ofrohen nga përvojat e folësve të mirënjohur ndërkombëtarë me praktikat më të mira lokale të përcjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

Allweb në shifra:
• 160+ persona ne skenë
• 2000+ persona në eventet si audience
• 100+ brande partnere
• 1200+ artikuj në media
• 7,000+ tweets gjatë ditëve të konferencës
• 120,000+ ndërveprime në Social Media

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2018?
MUND TË VAZHDONI TA PYESNI VETEN DERI NË 11 TETOR, OSE NËSE E KENI NDARË MENDJEN PËR TË MARRË PJESË,
BLIJENI BILETËN TANI!

Sapo është hedhur online Faqja Zyrtare e Internetit për AllWeb 2018, edicioni 3-të, në të cilën do të publikohen informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.
Në këtë Faqe mund të blihet një sasi e limituar biletash me ofertën Super Early Bird! Kjo ofertë përfundon në kohën kur plotësohet numri i biletave të parashikuara nga organizatorët.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

#MeRëndësi
Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.
Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 160 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:
Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

#ËshtëPërMua?
Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre ; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash ; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet t’a shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Për më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën vizitoni www.allweb.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending