Connect with us

Ekskluzive

iPhone 11 do të marr ekranin fleksibil nga Samsung Galaxy X

iPhone 11 do të marr ekranin fleksibil nga Samsung Galaxy X

iPhone i ri 11 nga Apple mund të vijë me një ekran mjaft të veçantë, pasi ai mund të jetë i njëjti ekran që përdoret nga telefoni i palosshëm Samsung Galaxy X. Por a do të thotë kjo se iPhone 11 do të jetë një telefon i palosshëm?

Çështja kryesore këtu është se burimet e industrisë kanë vënë në dukje se Apple mund të blej ekranet Samsung OLED fleksibil. Ekran fleksibil dhe i palosshëm nuk janë e njejta gjë.

Ndërkohë që ekrani mund të jetë në gjendje të paloset, nuk duhet domosdoshmërisht të përdoret për këtë qëllim, thjesht mund të jetë një mënyrë për të ofruar një palosshmëri më të mirë në skajet për një kornizë më të vogël ose për qoshe të lakuara.

Ajo që sugjeron lajmi është se Apple ka ndërmend të bëjë një ndryshim në dizajnin e ekranit për hapin e ardhshëm të madh përpara në iPhone 11.

Tipari kryesor i këtij ekrani, përveç fleksibilitetit, është përfshirja e ndjeshmërisë së prekjes. Kjo do të thotë se sensorët e prekjes janë ndërtuar në ekran kështu që një shtresë tjetër nuk kërkohet.

Duke kërkuar komponentë që ofrojnë përdorim më efikas të hapësirës, duket sikur Apple po punon në përmirësimin e fushave të tjera. Kjo mund të nënkuptojë një bateri më të madhe, një sensor më të madh kamere ose më shumë kamera, apo edhe një sensor të ri krejtësisht.

Komponenti i ri mund të përfaqësojë gjithashtu një kursim të kostove për Apple. Pra, kjo mund të nënkuptojë edhe një iPhone OLED më të përballueshëm. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Instagram ka prezantuar në heshtje një aftësi të re që lejon përdoruesit të shtojnë tekstet kur ata ndajnë këngët në Storiet e tyre, duke përdorur ‘sticker’ muzikor. Megjithatë, kjo veçori varet nga disponueshmëria e tekstit për një këngë të veçantë të zgjedhur nga përdoruesi.

Përveç kësaj, ka një mundësi për të rregulluar se si tekstet do të duken në Storiet duke përzgjedhur fonte dhe dizajne të ndryshme.

Për më shumë, përdoruesit mund të zgjedhin një pjesë të caktuar të këngës për të ndarë dhe për të lëshuar.

Tekstet që korrespondojnë me atë pjesë të zgjedhur të këngës do të shfaqen më pas në Storie kur shihen nga miqtë.

Gjithashtu, përdoruesit e tjerë të Instagram mund të dëgjojnë më shumë pjesë të këngës ose të gjejnë më shumë detaje rreth artistit duke klikuar tekstet.

Tipari, megjithatë, është i disponueshëm vetëm në territoret ku përdoruesit mund të hyjnë në faqen e muzikës së Facebook, sipas Billboard.

Është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Facebook për të ofruar përmbajtje muzikore nëpër shërbimet e tyre.

Në fund të vitit të kaluar, Instagram bëri një partneritet me Shazam për të zgjeruar opsionet e përdoruesve për muzikën e licencuar që ata duan të ndajnë në Storie. /Telegrafi/

Continue Reading

Ekskluzive

Adidasi sjell atletet që mund të riciklohen plotësisht

Adidasi sjell atletet që mund të riciklohen plotësisht

Çfarë sikur ta dinit që atletet që i bartni në vrapimet e mëngjesit një ditë do të jenë plotësisht të reja në këmbët e dikujt tjetër?

Me koleksionin e ri të Adidas, kjo është me të vërtetë e mundur, shkruan sot Koha Ditore.

Adidas e ka krijuar një seri atletesh, të cilat mund të riciklohen plotësisht. Pala e parë e këtyre atleteve nga koleksioni i quajtur Futurecraft Loop u prezantua në New York.

Nga fabrika gjermane e pajisjeve sportive thonë se këto atlete janë bërë nga vetëm një material, TPU-ja e prodhuar rishtazi, pa ngjitës dhe kimikate për t’i bashkuar copëzat. Ky është një dallim i madh në krahasim me atletet tradicionale Adidas, tek të cilat zakonisht ngjiten 12-15 komponentë.

Me këtë metodë prodhimi, kur vjen koha për t’i ricikluar atletet, materiali vetëm do të rafinohet për ripërdorim.

Nga Adidasi theksojnë se shpresojnë që secila palë e atleteve do të riciklohet disa herë. Qëllimi përfundimtar i kompanisë është të prodhojë më shumë modele të këtilla për t’i eliminuar një pjesë të madhe të mbetjeve plastike. Premtimi i kompanisë është që deri në vitin 2024 do të përdorë vetëm poliestër të riciklueshëm në secilin produkt.

Continue Reading

Ekskluzive

Rritet vlera e Bitcoinit

Rritet vlera e Bitcoinit

Valuta digjitale Bitcoin sot u ngrit në maksimumin nëntëmujor.

Vlera e tij në bursën Bitstamp u rrit 1.1 për qind në 7.279 dollarë, niveli më i lartë që nga fillimi i gushtit të vitit të kaluar, sipas Reuters.

David Thomas nga firma britanike GlobalBlock, thotë se thyerja e nivelit prej gjashtë mijë dollarë javën e kaluar ka kthyer interesimin për investime nga biznesmenët në bitcoin.

Vlera e bitcoin pothuajse është dyfishuar këtë vit.

Continue Reading

Trending