Connect with us

Android

Huawei publikon përditësimin e Android Oreo Beta edhe për shtatë telefona të tjerë

Huawei publikon përditësimin e Android Oreo Beta edhe për shtatë telefona të tjerë

Vitin e kaluar, Google lançoi sistemin operativ Android Oreo për të gjitha pajisjet Android. Pas kësaj shumë prodhues të smartfonëve filluan të përditësonin Android Oreo në pajisjet e tyre të reja dhe të vjetra.

Pas lançimit të Mate 10, Huawei filloi të sjellë Android Oreo në pajisjet e saj. Tani Huawei publikon përditësimin e Android Oreo Beta për shtatë pajisje të tjera. Pajisjet që do të përditësojnë Android Oreo janë:

Huawei Mate 8
Honor Note 8
Honor 6X
Huawei P9
Huawei P9 Plus
Honor 8
Honor V8
Ndërkohë Huawei lançon përditësimin e Android Oreo Beta për shtatë telefona të tjerë. Huawei ka bashkangjitur një ndryshim shumë të gjerë në Android 8.0 Oreo, i cili konfirmon se smartfone do të ketë ngarkesa të tipareve dhe përmirësimeve të reja.

Përditësimi përfshin EMUI 8.0, optimizime më të shpejta të bazuara në AI, platforma e re navigimi , tema ekskluzive të paracaktuara dhe shumë më tepër.

Pa dyshim, Huawei gjithashtu do të hapë këtë OS edhe në smartfonët e tjerë. Në Android Oreo më të fundit, kompania ka zbuluar shumë tipare të nivelit të lartë, si modaliteti Picture in Picture, zgjedhja e zgjuar e tekstit dhe shumë më tepër. /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Android

Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode

Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode

Ky është një vendim i pazakontë i kompanisë, pasi që funksioni është tashmë i pranishëm në njërën nga beta buildet për Android 10. Kompania Google më pas e hoqi atë, duke i cekur problemet me interfejsin e përdoruesit.

Gjithashtu, është theksuar se llogaritja e kohës për agim/muzg mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, gjë që mund të çojë në një përvojë jocilësore të përdoruesit, raporton Neowin.

Tani si duket versioni i ardhshëm i Androidit më në fund do të mund ta implementojë mundësinë e aktivizimit/fikjes së Dark mode, shkruan KOHA Ditore. Google e ka rregulluar bugun në këtë pjesë të aplikacionit në Android, ndërsa funksioni është shënuar si “i disponueshëm në lansimet e ardhshme të Androidit”, gjë që me gjasë do të jetë Android 11.

Deri atëherë, përdoruesit do të duhet të mbështeten në aplikacionet eksterne, të cilat e ofrojnë një funksion të ngjashëm për telefona.

Continue Reading

Android

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Plot 15 vite Google vendosi të lançonte klientin e-mail më 1 Prill. Padyshim nuk ishte shaka me rastin e 1 Prillit dhe Gmail u bë një prej produkteve më të suksesshme të Google.

Sot, për të festuar 15 vjetorin, ekipi i Gmail solli disa funksione të reja ku përfshihen Smart Compose dhe funksioni për të dërguar e-maile në një orar të paracaktuar.

Smart Compose është një prej funksioneve më intriguese të shërbimit të e-mailit dhe përpiqet të plotësojë automatikisht tekstin ndërsa ju shkruani.

Funksioni adaptohet me mënyrën sesi ju shkruani apo u përgjigjeni e-maileve. Përshembull nëse pëlqeni Hey në vend të Hi, Smart Compose do ta mësojë atë. Gjithashtu Smart Compose mund tju sugjerojë edhe subjekte e-mailesh në bazë të përmbajtjes së tyre.

Me këtë përditësim, Smart Compose tashmë është i disponueshëm tek të gjitha pajisjet Android. Google tha se më parë ka qenë i disponueshëm vetëm në Pixel. Mbështetja në iOS do të vijë së shpejti.

Smart Compose do të funksionojë me gjuhët Spanjolle, Franceze, Italiane dhe Portugeze. Një tjetër funksion që pritet të fitojë shumë vëmendje është ajo për të vendosur orare të dërgimit të e-maileve. Deri më sot duhej të përdornit një palë të tretë të integruar direkt në Gmail për të dërguar e-maile në orare të paracaktuara. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Android

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi tani është certifikuar me FIDO2, që do të thotë se aplikacionet dhe sajtet që e mbështesin standardin në fjalë mund t’ua mundësojnë shfrytëzuesve që të logohen në to duke i përdorur gjurmët e gishtave ose çelësin fizik të sigurisë.

Që kjo të funksionojë, pajisja duhet ta ekzekutojë versionin e ri të softuerit Android 7.0 Nougat ose ndonjë version më të ri të softuerit, ndërsa aplikacioni duhet të certifikohet me FIDO. Për pajisjet që nuk kanë mundësi të verifikimit përmes gjurmëve të gishtave, mund të përdoret pini i sigurisë për logim, përcjell NDTV.

Edhe nëse përdoret versioni më i ri i Androidit, jo çdo aplikacion dhe sajt do të mundësojnë qasje përmes sensorit të gjurmëve të gishtave. Vetëm aplikacionet dhe sajtet që mbështeten në standardin WebAuth do ta mundësojnë një funksion të pandërprerë identifikimi. Disa aplikacione bankare tashmë e kanë bërë të mundur këtë ndërsa në të ardhmen priten më shumë aplikacione të mbështetura, shkruan KOHA Ditore.

FIDO Alliance njofton se zhvilluesit e uebit dhe krijuesit e aplikacioneve tani mund ta shtojnë verifikimin FIDO në aplikacionet e Android dhe sajtet e tyre nëpërmjet një API të thjeshtë. Theksohet se FIDO2 mbështetet me një siguri të fortë kriptografike, e cila mbron nga phishingu dhe sulmet përmes të dhënave të vjedhura të përdoruesve.

Continue Reading

Trending