Connect with us

Mobile

Huawei prezantoi flagshipin, Huawei Mate 10 dhe Mate 10 Pro

Huawei prezantoi  flagshipin më të ri të komapnisë telefonat e pare me një çip të inteligjencës artificiale i cili do të ndihmojë prodhuesin Kinez të konkurrojë me liderët e këtij sektori, Apple dhe Samsung.

Huawei Mate 10 është një seri e telefonave të rangut të lartë ku përfshihen Mate 10, Mate 10 Pro dhe një edicion special Porsche Design Mate 10.

Specifikat e telefonave Mate 10 dhe Mate 10 Pro janë:

Display :Mate 10  : IPS LCD capacitive touchscreen, 16M colors 1440 x 2560 pixels, 16:9 ratio (~499 ppi density)  kurse

Mate 10 Pro : AMOLED capacitive touchscreen, 16M colors 1080 x 2160 pixels, 18:9 ratio (~402 ppi density)

Kamer : Mate 10 : Dual 20 MP +12 MP, f/1.6, OIS, 2x lossless zoom, Leica optics, phase detection & laser autofocus, dual-LED (dual tone) flash , Video inqizim : 2160p@30fps, 1080p@30/60fps , kamera perparme 8 MP, f/2.0

Mate 10 Pro : Dual 20 MP +12 MP, f/1.6, OIS, 2x lossless zoom, Leica optics, phase detection & laser autofocus, dual-LED (dual tone) flash , Video inqizim : 2160p@30fps, 1080p@30/60fps , kamera perparme 8 MP, f/2.0

Internal Memori : Mate 10 : 4 GB RAM 64 GB ROM i cili me ane te microSD, mund te ngritet deri ne  256 GB (uses SIM 2 slot) – dual SIM model only

Mate 10 Pro : 64 GB, 4 GB RAM or 128 GB, 6 GB RAM memori card slot nuk ka

Mate 10 dhe Mate 10 Pro me bateri prej 4,000 mAh

Sistemin operativ më të fundit të Google, Android 8.0

Huawei Mate 10 dhe Mate 10 Pro

Image result for huawei mate 10 pro

Por ajo që bie më së shumti në sy ishte procesori i ri Kirin 970 i cili përmban një çip të inteligjencës artificiale. Kirin 970 është prezantuar në Shtator ndërsa Mate 10 dhe Mate 10 Pro janë telefonat e parë me këtë procesor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Zbulohet detaji më interesant i pasardhësit të Huawei Mate X

Zbulohet detaji më interesant i pasardhësit të Huawei Mate X

Huawei pritet të lançojë smartfonin e dytë me ekran me palosje edhe pse i pari nuk arriti kurrë të dilte jashtë Kinës. Kompania do të prezantojë pasardhësin, Mate XS në Kongresin Mobil Botëror muajin e ardhshëm.

I vetmi konfirmim që kemi rreth Mate XS është se do të përdorë çipin 5G Kirin 990. Një raport nga Kina sugjeron se Mate XS do të jetë më i lirë se parardhësi. Kjo sepse Huawei tashmë ka më shumë kontroll mbi procesin e prodhimit.

Gjithashtu ekrani me palosje nuk është më i vështirë për tu prodhuar i cili do të ketë një mekanizëm të ridizajnuar dhe është më i qëndrueshëm.

Megjithatë madhësia e ekranit mbetet e njëjtë. Zinxhiri ka treguar se pajisja është në prodhim tashmë. Mesa duket 2020 do të jetë viti i pajisjeve me ekrane të palosen ku edhe Samsung ka përgatitur një pasardhës të Galaxy Fold. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Samsung zbulon datën e debutimit të Galaxy S11

Të shtunën Samsung bëri të ditur se aktiviteti tradicional Unpacked do të mbahet më 11 Shkurt ku kompania pritet të prezantojë smartfonët flagship Galaxy S.

Telefonët që do të pasojnë seritë Galaxy S10 në 2019-ën sipas spekulimeve nuk do të quhen Galaxy S11 por Galaxy S20.

Gjithashtu është përfolur se Samsung do të zbulojë telefonin e ri me palosje krahas atij Galaxy S.

Videoja e publikuar nga Samsung në rrjetin social Twitter nuk thotë shumë.

Spekulimet rreth Galaxy S sugjerojnë një përditësim të zakonshëm të dizajnit krahasuar me modelin Galaxy S10 me përjashtim të kamerës e cila do të bëjë hapa përpara falë sensorit 108-megapiksel.

Gjithashtu pritet që telefonët e ardhshëm Galaxy S të kenë konektivitet 5G duke qenë se vinë me çipin Snapdragon 865 i cili mbështet 5G. Gjenerata aktuale e Galaxy S10 vjen me variante me 5G dhe pa 5G.

Gjithësesi na ndan afro një muaj nga zbulimi i të gjitha detajeve të flagshipit të Samsung.

Continue Reading

Trending