Connect with us

Ekskluzive

Facebook dhe problemi “Big Tobacco”

Facebook dhe problemi “Big Tobacco”

Problemet e Facebook janë më shumë sesa një PR e dështuar. Sjellja e kompanisë krijon një këndvështrim negativ për mbarë industrinë e teknologjisë.

Në 1996-ën, duhej një kurajo e jashtëzakonshme nga një “whistleblower” për të ekspozuar skandalin kompanisë e duhanit, Brown & Williamson, i quajtur Big Tobacco e cila artificialisht kishte imponuar varësinë e publikut ndaj cigareve.

Gjithashtu ndihmoi me mbështetjen mediatike pavarësisht kërcënimit që vinte nga Big T (Big Tobacco.)

Sot gjërat shpalosen më shpejt ku njerëzit publikisht denoncojnë efektet e teknologjisë tek fëmijët tanë (fëmijët e tyre janë të ruajtur nga varësia e pajisjeve.)

Thuajse çdo javë, shohim ekzekutivë të Luginës së Silikonit të ngrenë zërin kundër toksikimit teknologjik të shoqërisë sonë, sidomos për varësinë që kemi ndaj medias sociale dhe Facebook në veçanti.

Pak muaj më parë, Chamath Palihapitiya, ish zëvendës president pranë Facebook, tha se ndihej shumë fajtor për punën e tij në të kaluarën.

“Besoj se kemi krijuar diçka që po shqyen rolin social të shoqërisë sonë,” tha ai, madje duke sugjeruar të shkëputemi vazhdimisht nga media sociale.

Ajo që kemi krijuar por shkatërron mënyrën e funksionimit të shoqërisë sonë … Pa një diskur civil, pa bashkëpunim, keqinformim, mashtrim. Dhe ky nuk është problem vetëm për Amerikën – nuk ka të bëjë fare me reklamat Ruse. Ky është një problem global,” shprehej ai.

Madje edhe Sean Parker, njeriu që luajti një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e Facebook, ka diçka për të thënë.

“Facebook ndryshon literalisht marrëdhënien tuaj me shoqërinë, me njëri tjetrin… interferon me produktivitetin tuaj në mënyra nga më të çuditshmet. Vetëm Zoti e di se çfarë po u bën fëmijëve tanë … Kur janë ndërtuar këto aplikacione, qëllimi i tyre ka qenë “Si të konsumojnë sa më shumë prej kohës dhe vëmendjes së përdoruesve.” Dhe kjo do të thotë se ne (Facebook) duhet tu injektojmë vazhdimisht një drogë, një drogë e quajtur pëlqim dhe koment në një foto apo çfarëdo gjëje tjetër. Kështu ju kontribuoni në më shumë përmbajtje, dhe kjo ka për të vazhduar … më shumë pëlqime dhe komente. “Është një social-validation feedback loop” … ajo gjëja që shfrytëzon një haker, i cili në këtë kontekst po shfrytëzon një dobësi në psikologjinë njerëzore. Shpikësit, krijuesit – unë dhe Mark Zuckerberg, Kevin Strom në Instagram, të gjithë këta njerëz e kanë kuptuar mirë se çfarë po ndodh. Dhe asgjë nuk na ka ndaluar të vazhdojmë të bëjmë këtë punë.”

Roger McNamee, i cili prezantohet si një prej mentorëve të Zuckerbergut dhe një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë, ishte shprehur “Përdoruesit tuaj janë në rrezik.”

Kërcënimi sipas McNamee, përfshin mbarë botën e teknologjisë, dhe ai kishte referuar një letër të hapur për Apple nga firma e investimi Jana Partners dhe Sistemi i Daljes në Pension të Mësuesve Kalifornianë (CalSTRS) duke thënë se Apple duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët në luftën e tyre kundër varësisë së pajisjeve.

Një iniciativë e ngjashme u ndërmor nga disa alumni të Facebook dhe Google të cilët ju bashkuan Qendrës për Teknologji Humane.

Facebook ndihet i kërcënuar. Ekipi drejtues i Facebook, besnik ndaj kulturës së centralizuar të kompanisë, punësoi një anketues për të analizuar dëmet e shkaktuara ndaj imazhit të Zuckerberg dhe fytyrës humane të kompanisë, COO-së Sheryl Sandberg.

Facebook ka një problem “Big Tobacco”

Krahasimi duket si ekzagjeruar, por paralelet e ekzistojnë. Drejtuesit e Facebook kanë një histori të gjatë cinizmi. Përtej motove “të sjellim njerëzit më afër njëri-tjetrit” dhe “të ndërtojmë komunitetin,” nuk janë gjë tjetër vetëm se gënjeshtra sepse Facebook që nga dita e parë nuk është ndërtuar me qëllim tjetër vetëm se të krijojë varësi.

Facebook asnjëherë nuk ka kërkuar të jetë vektori i dijes për përdoruesit e as çatia e mendjehapureve të një bote të shenjtë. Është krejt e kundërta. Inkurajon për të prodhuar dhe shpërndarë sa më shumë informacion të pajisur me emocion të fabrikuar dhe simuluar shpërndarjen.

Ka ndihmuar në krijimin e një mendësie kur njerëzit janë të mbrojtur kundrejt çdo opinioni dhe këndvështrimi tjetër, një realitet shumë i dëmshëm për demokracinë.

Facebook e dinte shumë mirë se çfarë po ndërtonte: një novelë sociale bazuar në impulse të pa gatuara, dizajnuar për të ushqyer përbindëshin “reklamë” e madje duke degjeneruar deri në racizëm dhe selektivizëm.

Një pjesë e kësaj furie verbuese justifikohej me besimin tek superioriteti absolut i inxhinierisë. Shumica e kompanive teknologjike janë të bindura se asnjë problem në botë nuk mund ti rezistojë një ekipi të shkëlqyer inxhinierësh.

Kjo qasje naive për botën çoi në krijimin e një kompleksisteti superior ushqyer nga babëzia dhe cinizmi.

Pas zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump, sjellja e parë e Facebook ishte e e drejtpërdrejtë, nuk kemi ndërhyrë e as ndikuar në keqinformimin që kontribuoi në fitoren e Trump.

U deshën disa hetime gazetareske serioze për të provuar të kundërtën. Tashmë është e qartë se Facebook, për hatër të fitimit në një periudhë afatshkurtër, mbylli një sy rreth asaj që po ndodhte.

Tereza Kong e cila punoi në ekipin e Trump për median sociale, tregon sesi Facebook ka ndihmuar haptazi Trump.

Nuk është një aksident. Po flasim për një ekip i cili qëllimisht ka ndihmuar një konsumator të madh të fitojë zgjedhjet. Çfarë është injoranca, cinizmi dhe papërgjegjshmëria?

Një tjetër shembull. Ashtu si në 1990-ën kur Big Tobacco ndjeu se tregu vendas po binte, kompanitë vendosën të simulonin duhanpirjen në Botën e Tretë.

Taktikat e Facebook janë një paralelizëm efektiv me atë që ka ndodhur në 90-ën. Sot rimburson konektivitetin në botën në zhvillim duke ofruar oferta të majme për Azinë dhe Afrikën dhe në këmbim ata duhet të bëjnë rrjetin social portën kryesore drejt internetit.

Në Indi shkoi më larg me shërbimin Free Basic, një përpjekje për të ofruar akses në internet falas. Duke ndjerë kërcënimin e një kolonializmi të ri Perendimor, qeveria Indiane refuzoi marrëveshjen.

Por përpjekjet e Facebook për të izoluar internetin në kopshtin e Facebook, nuk kanë për të përfunduar. Iniciativa Internet.org përfaqëson ëndrrën e Zuckerberg për të siguruar akses global në internet.

Menjëherë pas këtij lajmi një studim i Deloitte u publikua ku thuhet se nëse të gjithë do të kishin akses në internet, 100 milion vende të reja pune do të krijoheshin dhe shumë njerëz do të nxirreshin nga varfëria.

Ironike apo jo, ky studim ishte porositur nga Facebook bazuar në të dhënat e Facebook. Ky kolonializëm dixhital është një model.

Vitin e kaluar, kur Facebook vendosi të lançonte një veçori të re të quajtur Explore, zgjodhi Bolivinë, Kamboxhian, Guatemalan, Serbinë, Sllovakinë dhe Sri Lankën, tregje të cilat sipas konceptit të Trump janë të pista.

Facebook është në telashe. Një telash i cili kërcënon vetë ekzistencën e tij. Pavarësisht 2 miliard përdoruesve, (gjysma e popullsisë së botës) është larg të konsolidimit si në rastin e WeChat në Kinë.

Facebook mund të mos jetë moralisht aq i çalë sa Big Tobacco. Por po ndjek të njëjtat taktika. Edhe pse përpiqet të imponojë të ashtuquajturat “vlera të luginës së silikonit” Facebook dëshiron të ndërtojë atë marrëdhënie që ka një kirurg plastik në Miami me betimin hipokratik. /PCWorld Albanian

Artikulli origjinal është publikuar në këtë lidhje: https://mondaynote.com/facebook-has-a-big-tobacco-problem-f801085109a

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending