Connect with us

Ekskluzive

Europa ime: Kemi nevojë për një polici interneti!

Përfytyrojeni këtë skenë – dilni në rrugë një ditë dhe shihni nga njëra anë dikë me një flamur të Rajhut dhe në anën tjetër një burrë që bërtet në megafon „Të digjen strehimoret e azilit”! Në një kohë që ju jeni të shokuar nga një skenë e tillë, një person i panjohur ju shtyn nga pas dhe të pëshpërit në vesh: „Ne e dimë ku banon dhe do të të kapim.”

Po qe se nuk banoni në Drezden dhe nuk shkon të ecësh me Pegidën të hënën në mbrëmje, nuk do shihni normalisht skena të tilla, sepse shumica e njerëzve janë tv mirëedukuar dhe e dinë se pikëpamje e kërcënime të tilla nuk kanë vend. Ndoshta disa do ta bënin një gjë të tillë, po nuk e bëjnë nga frika e ndjekjes penale. Pikërisht këtë frikë ata nuk e kanë në internet. Kush kërcënon në mediat sociale, përhap racizëm apo fyen praktikisht nuk i trembet një ndjekjeje penale.

Lëvdata nga Rusia për ligjin gjerman

Përjashtim përbëjnë rastet me interes të madh publik. Pasi politikani i AfD-së, Jens Maier e fyen me fjalë raciste djalin e Boris Beckerit, Noah Becker, gjykata e Berlinit lëshoi një urdhër të shpejtë ndalimi për këtë rast. Me raste më pak të njohura, drejtësia e mbingarkuar në Gjermani nuk merret.

Qeveria gjermane e ka kapur këtë problem, por ka reaguar me një nga ligjet më idiote e të rrezikshme, që janë miratuar ndonjëherë në Gjermani. Kjo megjithëse më parë ky ligj u kritikua nga ekspertët. Për të qenë të drejtë, ka pasur edhe lëvdata. Nga fraksioni i Putinit, „Rusia e bashkuar”, që e pëlqyen këtë ligj dhe e kopjuan menjëherë për vete duke e sjellë si projektligj në Dumën ruse.

Në rast dyshimi kundër të pandehurit

Ligji i kontrollimit të internetit (NetzDG) ka hyrë në fuqi në Gjermani në fillim të viti e me këtë edhe shuarja e postimeve në mediat sociale. Pre e ligjit bëhen edhe komentet satirike apo politike, që nuk janë as vepra penale dhe as nxisin urrejtje. Twitter sidomos ka dëshmuar mungesë të theksuar humori dhe bllokoi përkohësisht edhe llogarinë e revistës satirike, „Titanic”.

E kur shteti gjerman kërcënon me ndëshkime, koncernet gjigande reagojnë sipas parimit – “In dubio contra reum” – në rast dyshimi kundër të pandehurit. Facebook, Twitter etj. duhet edhe para këtij ligji që t‘i verifikonin përmbajtjet e denoncuara. Problemi me ligjin e ri është se punonjësit e tyre nga frika e gjobave fshijnë e bllokojnë më shpejt përmbajtje të caktuara.

Por ka edhe përmbajtje, ku ata që nuk janë ekspertë nuk e dallojnë që në momentin e parë, nëse ato kanë prapavijë penale, dhe nga ato, ku duhet peshuar, se çfarë lejohet e çfarë kategorizohet si liri e shprehjes dhe artit. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas është bërë viktimë e ligjit të tij. Në nëntor 2018, pak pas Thilo Sarrazin botoi librin e tij „Gjermania shpërbën vetveten”, ai publikoi fjalinë: „Në vizitën e komunitetit islam në Saarbrücken, m’u bë edhe njëherë e qartë, se çfarë idioti është Sarrazini.”

Satirë apo kërcënim?

Në një kohë ky epitet është i gabuar për Thilo Sarrazinin, sepse nocioni „idiot” vjen nga greqishtja e vjetër dhe përcaktonte personat që u qëndronin larg çështjeve politike-publike, që Sarrazin nuk e bën. Ndoshta më mirë do të kishte qenë ta quajë atë autor të keq në profesion të lirë apo racist me kohë të plotë.

Po tani? A ishte kjo një shprehje që mund të fshihet në bazë të ligjit të kontrollit të internetit apo është liri e shprehjes? Me të vërtetë doni që këtë ta vendosin për ju Facebook, Twitter e të tjerë? Hapi i parë i një qeverie të re duhet të ishte ta hiqte një ligj të tillë. Por puna nuk merr fund këtu, sepse nuk është rastësi që kritikët më të mëdhenj të ligjit janë populistët e djathtë, ekstremistët e djathtë, neonazistët. Ata duan sërish të nxisin urrejtje, të përhapin racizmin, seksizmin dhe antisemitizmin e tyre.

Prandaj na duhet një polici interneti. Jo, nuk mendoj me këtë një polic si ata që patrullojnë në rrugë e që u duhet të lexojnë gjithë ditën komente pa tru. Por njerëz të specializuar, që peshojnë mirë, se çfarë është satirë e polemikë, çfarë kërcënim dhe nxitje e urrejtjes. Persona që e kuptojnë, nëse përdoruesit thjesht „i ka shpëtuar” kjo fjalë dhe të cilit mjafton t’ia kujtosh këtë apo dikush që kalon kufijtë dhe hyn në kategorinë e ndjekjes penale.

Nuk mjafton të fshihet një përmbajtje

Problemi i lirisë pa penalizim në internet nuk hiqet me ligjin e ri, sepse përmbajtjet me efekt penalizimi thjesht fshihen e drejtësia është e mbingarkuar me këtë temë. Nevojiten më shumë burime dhe gjykatës që merren me këtë temë. Kur dikush më kërcënon me jetën, atëherë unë nuk dua që kërcënimi vetëm të fshihet. Por që personi që e bën këtë ta dijë, se kjo nuk përsëritet pa u ndëshkuar. Kur dikush thërret „hebrenjtë në dhoma gazi”, atëherë unë dua që ky person të përgjigjet për nxitje të urrejtjes dhe jo të zemërohet vetëm pse iu fshi postimi.

Një polici interneti është më e shtrenjtë se sa t’ia kalosh përgjegjësinë koncerneve si tani. Kush e paguan këtë do të thonë disa. Por, të kujtojmë se ekziston edhe një model, ku firmat paguajnë tatime në vende ku i bëjnë fitimet e tyre. Nga të ardhura të tilla paguhen detyra shtetërore si policia, shkollat e spitalet. Apple, Alphabet dhe Facebook nuk janë miq të këtij modeli, por kjo është një temë tjetër.

Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnje-Hercegovinë dhe ka ardhur si fëmijë me familjen e tij në Gjermani. Sot ai jeton dhe punon në Berlin si gazetar e publicist e shkruan për media të ndryshme gjermane. /DW

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending