Connect with us

Ekskluzive

Elon Musk: SpaceX dhe Tesla gjallë falë një mrekullie

Elon Musk: SpaceX dhe Tesla gjallë falë një mrekullie

Elon Musk thotë se kompanitë e tij SpaceX dhe Tesla janë ende të gjallë vetëm nga një mrekulli . Sipërmarrësi i tha audiencës në konferencën e “South West” (SXSW) se të dyja kompanitë pothuajse falimentuan në 2008.

“I dhashë edhe SpaceX dhe Tesla një probabilitet prej më pak se 10% që kishin gjasa për sukses”, tha ai gjatë një sesioni P & A. “Në fillim të vitit 2002, unë nuk mund të lejoja që miqtë e mi të investonin pasi nuk doja të humbnin paratë e tyre”.

Musk tha se ai fitoi 180 milionë dollarë kur PayPal u ble nga eBay më 2002 dhe fillimisht vendosi 90 milionë dollarë në SpaceX dhe Tesla, por shpenzimet vazhdonin të rriteshin. Ai tha se viti 2008 ishte një vit tepër i vështirë – raketa Falcon 1 e SpaceX dështoi për herë të tretë dhe Tesla gati falimentoi dy ditë përpara Krishtlindjeve.

Në këtë pikë, ai kishte vetëm rreth 40 milionë dollarë. “Unë mund t’i vendosja të gjitha në një kompani, dhe kompania tjetër do të falimentonte pa dyshim, ose nëse do ta ndaja atë në SpaceX dhe Tesla, atëherë të dyja mund të merrnin fund”, tha ai.

“Dhe kur e vendos gjithë energjinë tënde në ndërtimin e diçkaje, është si fëmija yt , kështu që unë nuk mund të zgjidhja. I hodha paratë tek të dyja, dhe falënderoj zotin që të dyja kompanitë ia dolën.” “SpaceX është gjallë nga një mrekulli, dhe po kështu edhe Tesla – nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, të dyja kompanitë do të ishin të falimentuara”, tha ai.

Z. Musk tha se duhej të ishte ai inxhinier kryesor për Falcon 1 sepse ai nuk mund të merrte ndonjë kandidat tjetër të përshtatshëm për t’u bashkuar me kompaninë, dhe ai nuk donte të rrezikonte sipërmarrjen e tij me inxhinierë që ai mendonte se nuk ishin të standardit të duhur.

Edhe pse tani mund të përballojë të punësojë sa më shumë inxhinierë të talentuar, ai ende vazhdon të shpenzojë 80-90% të kohës së tij duke punuar në inxhinieri dhe dizajn në të dyja kompanitë, SpaceX dhe Tesla, duke lënë drejtues të tjerë për të menaxhuar anën e biznesit të kompanisë. Megjithatë, ai tha se me kalimin e kohës, ndjeu se Tesla e kishte shkaktuar atë “dramë” më shumë sesa SpaceX.

Mundësitë në Mars

Kur u pyet se përse ai vendosi të hynte në industrinë e hapësirës dhe makinat elektrike, ai shpjegoi se kishte qenë i interesuar për të dyja lëndët kur ishte në universitet. Ai gjithashtu tha se nuk kishte ndjerë përparim të mjaftueshëm gjatë viteve të fundit në udhëtimin në hapësirë.

“Pyeta veten pse nuk po bëjmë përparim me marrjen e njerëzve në hënë, dhe ku janë të gjitha hotelet hapësinore që u premtuan në vitin 2001?” tha ai. “Gjeneza e SpaceX nuk ishte të krijonte një kompani, por si mund të veprojmë që buxheti i NASA-s të jetë më i madh?” Musk mbetet i bindur se jeta në Mars është e mundur dhe e domosdoshme.

Ai ka frikë nga një “epokë e errët” ku mund të ndodhë një Luftë e Tretë Botërore dhe mendon se Marsi do të jetë pjesë e së ardhmes për të ndihmuar mbarëvajtjen dhe rigjenerimin e racës njerëzore. Ai gjithashtu ndjen se ka mundësi të shumta biznesi atje. /PCWorld Albanian

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending