Connect with us

Ekskluzive

Bëhet inagurimi i Fondacionit BONEVET Prishtina

Bëhet inagurimi i Fondacionit BONEVET Prishtina

“I seem to have been only like a boy playing on the seashore, and diverting myself in now and then finding a smoother pebble or a prettier shell than ordinary, whilst the great ocean of truth lay all undiscovered before me.” – Isaac Newton

Dje gjatë inaugurimit të BONEVET Prishtina, edhe një e vërtetë u zbulua, së bashku me potencialin, vizionin dhe mbështetësit e saj. Z. Vllaznim Xhiha, themelues i Fondacionit BONEVET dhe Fondacionit “Unë e du Kosovën”, iu drejtua turmës duke ndarë historinë se si BONEVET u konceptua.

“Në vitin 2013, ne konceptuam një hapësirë mësimi të dizajnuar për nxitjen e kuriozitetit, imagjinatës, dhe kreativitetit tek fëmijët. Ne besuam që do të nxirrte një gjeneratë të re të menduesve dhe krijuesve. Më vonë, në vitin 2014, Fondacioni “Unë e du Kosovën” themeloi Fondacionin BONEVET Gjakova, hapësirën e parë krijuese në Ballkan. Eksperienca jonë dhe impakti i Fondacionit BONEVET në Gjakovë, na ka motivuar të hapim fondacionin BONEVET Prishtina, dhe sot, pas plotësimit të hapësirës me të gjitha pajisjet e nevojshme, jemi krenarë ta inaugurojmë zyrtarisht Fondacionin BONEVET Prishtina, këtë hapësirë kaq të bukur dhe miqësore për fëmijë.”

Më vonë, Z. Vllaznim Xhiha, i dha fjalën mbështetësit, dhe mikut tonë, Ambasadorit Delawie,i cili tha:

“Ne kemi nevojë për vende si hapësira BONEVET, të cilat u tregojnë fëmijëve, që nga mosha e re, se ata munden dhe duhet të pranojnë sfida të reja, ta shtyjnë vetveten të mësojnë, të eksplorojnë fusha të panjohura, dhe të përballen me çdo pengesë pa u dekurajuar. Ne kemi nevojë për vende të cilat jo vetëm edukojnë, por që ngjallin imagjinatën, dhe të inspirojnë të ëndërrosh dhe të kesh ambicie.”

Mbrëmja vazhdoi me një fjalim nga Ambasadori Jean-Hubert Lebet:

“BONEVET është një hapësirë që ofron një mundësi unike të zhvillojnë idetë dhe të shfaqin kreativitetin e tyre. Ne filluam bashkëpunimin me BONEVET në Gjakovë në vitin 2014, për të adresuar mungesën e Kosovës në kreativitet, aftësi dhe inovacion. BONEVET ofron një edukim praktik për fëmijët dhe të rinjtë, një gjë që nuk ofrohet në sistemin e edukimit në Kosovë. Duke marrë parasysh këtë, dhe me qëllim të shpërndarjes së këtyre mundësive, ne vazhduam të bashkëpunojmë për të themeluar këtë hapësirë të re në Prishtinë.”

Pas një fjalimi nga përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Z. Martin Menger, drejtori i BONEVET Prishtina, Lekë Zherka, ia dha fjalën zonjushës Flatra Thaqi, një krijuese, studente, praktikante, mentore, dhe një person që më së miri përfaqëson Fondacionin BONEVET.

“Sot është një ditë veçanërisht e rëndësishme dhe është kënaqësia ime të jem këtu para të gjithë juve. Udhëtimi im në BONEVET filloi shumë rastësishëm. Babai më sugjeroi të vizitoj këtë Hapësirën Krijuese në Gjakovë, dhe që nga atëherë, gjithçka mori një drejtim pozitiv.” – tha Flatra.

“BONEVET Prishtina është tanimë tërësisht funksionale dhe duket që ka të ardhme të ndritur. Presim që të kemi më shumë se 700 të rinjë në klasat dhe punëtoritë tona, tashmë i kemi edhe anëtaret e parë vjetorë në Prishtinë, të cilët, dita ditës, i japin hapësirës BONEVET Prishtina më shumë gjallëri dhe ngjyrë. BONEVET nuk është puna e një njeriu, dhe gjithë suksesin e hapësirës së parë krijuese në Ballkan e ndaj me skuadrën time të jashtëzakonshme në BONEVET Gjakova dhe BONEVET Prishtina” – tha Lekë Zherka, gjatë prezantimit të hapësirës dhe vëzhgimit të klasave dhe laboratorëve në hapësirën e re në Prishtinë.

Mbrëmja vazhdoi me prezencën e shokëve tanë të çmuar, mbështetësve dhe personave me të cilët kemi përjetuar hapësirën e BONEVET Prishtina.

Do të dëshironim të falenderojmë donatorët tanë duke filluar nga Fondacioni “UNE E DU KOSOVËN” , Ambasada Zvicrane, GIZ , SIDA – Bordi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Zhvillimor, USAID – Empower Private Sector, EYE Enhance Youth Employment, IPKO Foundation dhe Raiffeisen Bank.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending