Connect with us

Android

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi bëhet me certifikimin FIDO2 për logim pa password

Androidi tani është certifikuar me FIDO2, që do të thotë se aplikacionet dhe sajtet që e mbështesin standardin në fjalë mund t’ua mundësojnë shfrytëzuesve që të logohen në to duke i përdorur gjurmët e gishtave ose çelësin fizik të sigurisë.

Që kjo të funksionojë, pajisja duhet ta ekzekutojë versionin e ri të softuerit Android 7.0 Nougat ose ndonjë version më të ri të softuerit, ndërsa aplikacioni duhet të certifikohet me FIDO. Për pajisjet që nuk kanë mundësi të verifikimit përmes gjurmëve të gishtave, mund të përdoret pini i sigurisë për logim, përcjell NDTV.

Edhe nëse përdoret versioni më i ri i Androidit, jo çdo aplikacion dhe sajt do të mundësojnë qasje përmes sensorit të gjurmëve të gishtave. Vetëm aplikacionet dhe sajtet që mbështeten në standardin WebAuth do ta mundësojnë një funksion të pandërprerë identifikimi. Disa aplikacione bankare tashmë e kanë bërë të mundur këtë ndërsa në të ardhmen priten më shumë aplikacione të mbështetura, shkruan KOHA Ditore.

FIDO Alliance njofton se zhvilluesit e uebit dhe krijuesit e aplikacioneve tani mund ta shtojnë verifikimin FIDO në aplikacionet e Android dhe sajtet e tyre nëpërmjet një API të thjeshtë. Theksohet se FIDO2 mbështetet me një siguri të fortë kriptografike, e cila mbron nga phishingu dhe sulmet përmes të dhënave të vjedhura të përdoruesve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Android

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Plot 15 vite Google vendosi të lançonte klientin e-mail më 1 Prill. Padyshim nuk ishte shaka me rastin e 1 Prillit dhe Gmail u bë një prej produkteve më të suksesshme të Google.

Sot, për të festuar 15 vjetorin, ekipi i Gmail solli disa funksione të reja ku përfshihen Smart Compose dhe funksioni për të dërguar e-maile në një orar të paracaktuar.

Smart Compose është një prej funksioneve më intriguese të shërbimit të e-mailit dhe përpiqet të plotësojë automatikisht tekstin ndërsa ju shkruani.

Funksioni adaptohet me mënyrën sesi ju shkruani apo u përgjigjeni e-maileve. Përshembull nëse pëlqeni Hey në vend të Hi, Smart Compose do ta mësojë atë. Gjithashtu Smart Compose mund tju sugjerojë edhe subjekte e-mailesh në bazë të përmbajtjes së tyre.

Me këtë përditësim, Smart Compose tashmë është i disponueshëm tek të gjitha pajisjet Android. Google tha se më parë ka qenë i disponueshëm vetëm në Pixel. Mbështetja në iOS do të vijë së shpejti.

Smart Compose do të funksionojë me gjuhët Spanjolle, Franceze, Italiane dhe Portugeze. Një tjetër funksion që pritet të fitojë shumë vëmendje është ajo për të vendosur orare të dërgimit të e-maileve. Deri më sot duhej të përdornit një palë të tretë të integruar direkt në Gmail për të dërguar e-maile në orare të paracaktuara. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Android

Google publikon listën e aplikacioneve, lojërave, shfaqjeve televizive dhe filmave më popullorë

Google publikon listën e aplikacioneve, lojërave, shfaqjeve televizive dhe filmave më popullorë

Është fundi i vitit dhe kompanitë kanë bërë gati listat e shërbimeve dhe produkteve më të mira të vitit.

Google si gjithnjë është ndër të parët që publikon këto lista. Konkretisht dyqani i aplikacioneve Google Play vendosi të ndajë aplikacionet, lojërat, filmat, shfaqjet televizive dhe librat më popullor të 2018-ës.

Bazuar në rezultatet e Google Play në Android, aplikacioni më popullor ishte Learn 31 new languages ndërsa loja më popullore PUBG shkruan PCWorld.al.

Për herë të parë Google shtoi një kategori të re “Fan Favorite” ku përdoruesit mund të votojnë lojën, aplikacionin, filmin dhe shfaqjen e preferuar.

Youtube TV ishte aplikacioni më i preferuar ndërsa Avengers:Infinity War filmi më i pëlqyer.

Ja lista e aplikacioneve, filmave, lojërave dhe shfaqjeve të vitit:

Loja e vitit 2018

PUBG MOBILE
Fan Favorites of 2018

Loja: PUBG MOBILE
Aplikacioni: YouTube TV
Filmi: Avengers: Infinity War
Aplikacioni i vitit 2018

Drops: Learn 31 new languages
Pesë filmat e vitit 2018

Black Panther
Avengers: Infinity War
Thor: Ragnarok
Jumanji: Welcome to the Jungle
Deadpool 2
5 shfaqjet televizive të vitit 2018

The Walking Dead
Riverdale
The Big Bang Theory
The Flash
PAW Patrol
5 librat elektronik të vitit 2018

Fire and Fury Michael Wolff
The Outsider Stephen King
Fear Bob Woodward
12 Rules for Life Jordan B. Peterson
Girl, Wash Your Face Rachel Hollis
5 audio librat e vitit 2018

12 Rules for Life Jordan B. Peterson
Girl, Wash Your Face Rachel Hollis
Fear Bob Woodward
Becoming Michelle Obama
The Outsider Stephen King

Continue Reading

Android

Samsung nuk do të ofrojë më tema falas

Samsung nuk do të ofrojë më tema falas

Në përpjekje për të gjeneruar më shumë të ardhura nga përdoruesit, Samsung do të ndalojë së ofruar tema falas.

Ndryshimi do të implementohet me Android Pie vitin e ardhshëm sipas raporteve.

Më pas përdoruesit mund ti provojnë për 14 ditë përpara se të vendosin nëse duan ti blejnë ose jo.

Dyqani i temave dhe sfondeve përveç atyre falas ka edhe me pagesë.

Përdoruesit pasi kanë provuar temën do të kenë mundësi të rikthehen tek tema “TouchWiz” e Samsung.

Gjithashtu kompania po përgatitet për lançimin e një pamje të re të quajtur One UI. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending