Connect with us

Ekskluzive

12 këshilla dhe truke të fshehura që çdo përdorues i iPhone X duhet t’i dijë

12 këshilla dhe truke të fshehura që çdo përdorues i iPhone X duhet t’i dijë

Më 12 Shtator 2017, Apple lëshoi tre smartfonët më të fundit të kompanisë: iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Pasi iPhone X është një smartfon me parametra më të lartë sesa iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, ai ka bërë më shumë bujë sesa smartfonët e tjerë.

Apple në fakt lëshoi iPhone X më 3 Nëntor 2017 dhe koha e pritjes për marrjen e porosive ka qenë shumë e gjatë për përdoruesit.

Shumë prej karakteristikave të iPhone X janë intuitive, por një numër i tyre nuk janë dhe aq shumë të dukshme.

iPhone X paraqet një gjeneratë të re të ekraneve, njohjen e fytyrës, Animoji dhe gjeste të reja për të kontrolluar gjithçka.

Ju mund të jeni pak të hutuar se si duhet ti bëni gjërat pa një Home Button, dhe do të vëreni se shumë gjëra kanë lëvizur.

Këto janë 12 këshilla dhe truke për iPhone X të cilat ju duhet t’i dini:

Hapni “Ndërrimin e Applikacioneve” (App Switcher) si një profesionist
Tani meqë nuk ka buton Home, ju duhet të mësoni një tërësi gjestesh të reja, dhe hapja e “Ndërrimeve të Aplikacioneve” mund të jetë pak e ndërlikuar. Apple ju thotë ju që të tërhiqni nga shiriti i gjesteve drejt qendrës së ekranit, dhe më pas prisni për App Switcher që të shfaqet kur ju të ndjeni pak dridhje. Kjo, jo vetëm që është e ngadaltë, por gjithashtu është e vështirë për t’u larguar. Në vend të kësaj, tërhiqeni lart në një hark drejt në të djathtë ose në të majtë (nëse e përdorni me dorën e majtë) dhe voila!

Ktheni Butonin Home (diçka të ngjashme)
Sinqerisht, ju do të mësoheni pa një Home Button shumë shpejt. Por në qoftë se ju s’mund të jetoni pa të, ka një mënyrë për ta kthyer atë përsëri, por në një formë virutale.

Shko tek General > Accessibility > AssistiveTouch dhe aktivizojeni atë. Tani ju do të shihni një Home Buton virtual, që ju mund ta rregulloni dhe të aktivizoni shkurtoret tuaja sipas dëshires.

Ju mund ta caktoni butonin virtual që të shkoni në ‘Home’ me një klikim të vetëm (single-tap), klikim të dyfisht (double-tap), klikim të gjatë ose me 3D Touch. Përveç kësaj, nëse shqetësoheni për screen-burning, ju rekomendojmë që të ulni “Idle Opacity” nën vlerën 40%.

Ky Home Butoni virtual është më shumë një buton i gjithëanshëm sesa ai fizik. Ju nuk keni pse ta vendosni aty ku ka qenë butoni i vërtetë, por mund të vendoset kudo përgjatë anëve të ekranit.

Ç’kyçni telefonin përmes Face ID (Identifikimi i fytyres) më shpejt
Përdoruesit fillestarë mendojnë se ka vetem një mënyrë për të hapur iPhone X: ngrije atë dhe më pas tërhiqe lart pasi ikona e kyçit të Face ID është hapur. Përdoruesit më të gjatë të iPhone X, veçse dijnë një mënyre më të shpejt për të hapur atë: ngrije telefonin dhe tërhiqe lart menjëherë.

Face ID është aq i saktë saqë ju thjesht mund ta tërhiqni lart, pa patur nevoj që ikona e kyçit te shfaqet dhe nuk duhet të prisni që ikona e kyçit të hapur të shfaqet, por kur aparati i TrueDepth mbahet direkt para fytyrës suaj, kyçi hapet automatikisht. Kështu ju kurseni rreth gjysëm sekonde, por kur e zhbllokoni telefonin tuaj gjatë gjithë ditës ato shtohen.

Shfaq përqindjen e baterisë
iOS nuk e shfaq përqindjen e baterisë sipas parazgjedhjes, por ju mund të shkoni tek Settings dhe ta aktivizoni atë. Në iPhonë X, ky mjedis është hequr. Por mos kini merak, ju ende mund të shihni përqindjen e baterisë duke e tërhequr tek ana e djathtë nga lart-poshtë. Tani është e përfshirë në Qendren e Kontrollit (Control Center).

Si të çaktivizoni Face ID në një çast
Për çfarëdolloj arsyeje, ju mund ta gjeni veten tuaj në një situate ku ju nuk dëshironi që Face ID të jetë lloji primar i sigurisë suaj – si, në qoftë se jeni duke u mbajtur në robëri diku dhe dikush ka telefonin tuaj dhe mund t’ju detyrojë të shikoni telefonin – ju mund ta çaktivizoni shumë shpejt atë.

Shpejt shtypni pesë herë butonin e energjisë (Power Button), zyrtarisht i quajtur Butoni Anësor (Side Button), dhe automatikisht do të çaktivizojë Face ID dhe siguria juaj e hapjes së telefonit do të jetë me kod kalimi (Passcode). Shënimi i kodit të kalimit automatikisht do të ri-aktivizojë Face ID.

Navigoni përmes aplikacioneve shumë shpejt
Ju veçse duhet ta dini këtë truk, por ndoshta mund ta keni anashkaluar gjatë konfigurimit.

Sepse kush nuk do të kalonte shpejt mësimet në fillim të telefonit që ta përdorë atë sa më shpejt?

Tërhiqe djathtas në shiritin e gjesteve tek ekrani kryesor dhe do të shihni se sa shpejt mund të hidheni nga një aplikacion në tjetrin. Përeç kësaj, ju mund ta tërhiqni majtas dhe djathtas nëse ju jeni hedhur tek një aplikacion që nuk ishte hapur i fundit.

Ruani më shumë se 60% të baterisë suaj
Jemi të impresionuar me kohëzgjatjen e baterisë së iPhone X. Në shumë raste, zgjat deri në një ditë e gjysëm.

Vendosja e telefonit tuaj në Low Power Mode, do të zgjasë baterinë e smartfonit tuaj edhe më tej. Por ju mund ta zgjasni edhe më shumë, deri në 60% sipas testeve të AppleInsider, thjesht duke përdorur sfond të zi, duke përmbysur ngjyrat për të krijuar një pseudo “dark mode” modalitet të errët dhe duke aktivizuar modalitetin e ngjyrave në gri “grayscale mode.”

Këto kursime shtesë të energjisë janë rezultat i ekranit OLED të iPhone X. Ndryshe nga ekranet tradicionale LCD, të cilët kanë piksela që janë të ndriçara në të gjithë bordin, pikselat në ekranet OLED janë të ndezur individualisht. Pikselat e zinj janë “të fikura” dhe nuk janë të ndezura, prandaj ruajnë fuqinë.

Arrije Qendrën Kontrolluese (Control Center) më lehtë
Që të qasim Qendrën Kontrolluese në iPhone X nuk është edhe aq intuitive, sidomos kur e përdor atë me një dorë. Më të lehtë, qasjen në Qendrën Kontrolluese, mund ta bëni duke e thirrur me atë me anë të Reachability.

Ky opsion është i fikur nga vetë telefoni. Shkoni në Settings > Accessibility > Reachability për ta aktivizuar atë.

Tani, pasi të aktivizoni Reachability, tërhiqni poshtë shiritin e gjesteve dhe i gjithë ekrani do të tërhiqet poshtë dhe përsëri ju mund ta tërhiqni poshtë përsipër ikonave të aplikacioneve.

Alarme të qeta me fytyrën tuaj
Në një farë mënyre, momenti i rënies së alarmit është diçka e pakëndshme. Në iPhone X, ju nuk keni nevojë që të shtypni Snooze. Pasi të merrni telefonin, Face ID do të shohë fytyrën tuaj, dhe nëse ju e shikoni atë, automatikisht do të zvogëlojë volumin e alarmit.

Animojit si ngjitëse
Animojit janë shumë ngjitës dhe remikset karaoke që njerëzit bëjnë janë shumë interesante për t’u parë. Shumica e njerëzve e dinë se mund të dërgosh 10 sekonda video Animoji, por nuk e kuptojnë se mund t’i paraqesësh ato dhe t’i dërgosh ato si stickers në iMessage.

Për ta bërë këtë, hapni Animojin për të inçizuar një Animoji të ri dhe pasi ajo fytyrë ju pëlqen, prekeni atë, dhe automatikisht do të vendosed brenda kutisë së futjes së tekstit për dërgim si një sticker ose ngjitëse.

Mbyllja e Applikacioneve me forcë
Është një mit që të mbyllish aplikacionet me forcë do të ruaj jetën e baterisë. Në fakt, Apple thotë se duke bërë kështu në të vërtetë harxhon më shumë energji.

Por nganjëherë një aplikacion bllokohet dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta zhbllokuar, veçse ta mbyllish me forcë. Në iPhone 8 e më poshtë, mbyllja e aplikacioneve me forcë ishte aq e lehtë sa hapjen e Nderrimit të Applikacioneve (App Sëitcher) dhe tërhiqjen lart në aplikacion.

Në iPhone X, ky veprim është pak më i ndërlikuar. Njëherë, ju duhet të hapni App Switcher duke e tërhequr lart me një hark majtas ose djathtas për ta hapur më shpejt. Dhe më pas duhet të klikoni dhe mbani shtypur ne një aplikacion derisa një simbol minus i kuq do të shfaqet në kënd të majtë të aplikacionit. Ju mund të klikoni në simbolin minus që të mbyllësh aplikacionin me forcë ose mund ta tërhiqni lart atë.

Trokite njëher që ta zgjoni (Tap to wake)
Shumë përdorues të telefonave Android kanë pasur një “trokitje të dyfishtë” për të zgjuar ekranin me vite. Tani, edhe përdoruesit e iPhone X kanë një funksion të ngjashëm, mirëpo vetëm me një trokitje.

10
Edhe pse jemi ende një muaj larg debutimit zyrtar të Samsung Galaxy S9, si zakonisht, në prag të Kongresit Botëror Mobile, rrjedhjet për telefonin e ardhshëm të Samsung kanë filluar të qarkullojnë. Por sot, mund të thuhet se kemi parë një nga pamjet më të vërteta deri tani nga @evleaks (aka Evan Blass), sa i përket telefonit të ardhshëm të Samsung.

Bazuar në rrjedhjet dhe thashethemet e tjera, dizajni i Galaxy S9 do të jetë pothuajse identik me atë të Galaxy S8, veçanërisht në pjesën e përparme.

Megjithatë, sipas evleaks, gjërat bëhen më interesante ne pjesën e pasme të telefonit. Së pari, Samsung ka spostuar sensorin e gjurmëve të gishtave, nga e djathta e modulit të kamerës që ishte tek S8, në një vend që arrihet më lehtë në S9, pra në mes të pjesës së pasme të telefonit.

Por kamera në vetvete është ylli i vërtetë, e cila vjen me disa nga materialet promovuese zyrtare që Samsung ka provokuar përpara lançimit të S9.

Evleaks thotë se S9 do të ketë një kamer kryesore 12-MP me aperturë të ndryshueshme që mund të kalojë nga f/2.4 në f/1.5, e cila do të jetë dhe lentja me aperturën më të gjerë në dispozicion. Në krye të kësaj, duket se Samsung ka përmirësuar regjistrimin e videoe slow-motion në S9 deri në 480 frame për sekondë, dyfishin e shpejtësisë që gjendet në iPhone X. Dhe për herë të parë, S9+ do të ketë gjithashtu një kamer të dytë të pasme me aftësi zmadhimi të ngjashme me atë që gjendet në Note Galaxy 8.

Brenda, S9 thuhet se ka marrë disa përmirësime të rëndësishme, duke përfshirë një procesor të ri Snapdragon 845, ndërsa S9+ pritet të marrë edhe një rritje në RAM, nga 4GB në 6GB. Një tjetër përmirësim më pak i dukshëm është se të dy versionet e S9 thuhet se do të kenë gjithashtu altoparlantë sport stereo, të cilët do të ishin një ndryshim i mirëpritur nga mono altoparlanti i vetëm që gjendet në Galaxy S8.

Ndërsa neve do të na duhet të presim deri më 25 Shkurt për të kuptuar nëse e gjithë kjo është e vërtetë, lista e ndryshimeve dhe specifikimeve më lart duket si një bast mjaft i sigurtë për atë që Samsung do të përcjell në flagship-in e ardhshëm të tij. Unë nuk mendoj se mos ndryshimi I dizajnit në S9 është një çështje shqetësuese, pasi S8 është tashmë një nga telefonat më të bukur në treg.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Ja tarifa që u pagua për transferimin e 1.1 miliardë dollarëve në Bitcoin

Një balenë kritpografike zhvendosi 1.1 miliardë dollarë në Bitcoin duke paguar një tarifë transaksioni prej vetëm 83 dollarësh.

Transaksioni i cili u realizua më 14 Janar shikoi 124,946 bitcoin të zhvendosen për një tarifë prej 0.0096 për bitcoin.

Edhe pse arsyet e kësaj transferte nuk dihen, një përdorues i Reddit pretendon se erdhi nga një portofol i ftohtë në Bitfinex. Andaj mund të jetë thjeshtë një shkëmbim ose rialokim i parave.

Nuk është hera e parë që transaksione të kësaj magnitude realizohen. Në Shtator u raportuar se një tjetër balenë zhvendosi 94,504 bitcoin duke paguar 700 dollarë. atë kohë kjo sasi bitcoin kalonte 1 miliardë dollarët.

Pavarësisht se kriptomonedha është ende larg adoptimit në masë, transaksione të tilla vetëm nxjerrin në pah një prej aspekteve më pozitive dhe pikave më të forta të kriptomonedhave, diçka e cila nuk ka për tu pranuar kurrë nga bankat. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?

Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Ekskluzive

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Në 2019-ën u shpenzuan 120 miliardë dollarë në aplikacione e lojëra

Industria e aplikacioneve mobile gjeneroi mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 86 miliardë dollarë në 2019-ën sipas App Annie.

Këto statistika App Annie i publikoi si pjesë e raportit State of Mobile 2020 i cili tregon impaktin e mobilitetit në ekonominë globale.

Bazuar në të dhënat e tij, mësuam se lojërat gjenerojnë 72% të shpenzimeve në dyqanet e aplikacioneve. Shpenzimet e lojërave mobile ishin 2.4 herë më të larta sesa ato në lojërat për PC dhe Mac dhe 2.9 herë sesa në konsola.

Shkarkimet globale ishin 204 miliardë në 2019-ën, 45% më shumë sesa tre vite më parë dhe 6% krahasuar me 2018. Në total u shpenzuan 120 miliardë dollarë në 2019-ën ku mesatarisht çdo përdorues kaloi 3.7 orë në ditë në pajisje mobile. Deri më 2023, App Annie tha se industria mobile do të kontribuojë 4.8 trilionë dollarë në GDP globale.

App Annie vuri theksin tek kompanitë si Uber dhe Alibaba të cilat janë të fokusuara vetëm në pajisjet mobile dhe patën një IPO deri në 6.5 herë më shumë sesa kompanitë pa fokusin në pajisjet mobile.

Reklamuesit pritet që në 2020 të hedhin 240 miliardë dollarë të ardhura, 26% më shumës esa në 2019. Së fundi abonimet përbënin 95% të të ardhurave. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Trending